Nga njė studim vjen njė membranė e re me bazė ampiciline dhe metronidazoli pėr pėrdorim parodontal


|

Parodontologji | 6 Shtator 2016 |

Nga njė studim vjen njė membranė e re me bazė ampiciline dhe metronidazoli pėr pėrdorim parodontal



Njė trajtim i pėrhapur tashmė gjerėsisht si dhe i pėrkufizuar mirė nė terapinė parodontale ėshtė aplikimi i antibiotikėve koadjuvantė pėr supresionin e specieve bakteriale parodontale - patogjene pas heqjes mekanike tė biofilmit (Pavia 2004; Sigusch 2001). Pėr tė shmangur efektet anėsore sistemike tė padėshiruara tė antibiotikėve dhe pėr tė arritur njė efekt tė fortė nė lezionin parodontal, sė fundmi janė futur sisteme tė shpėrndarjes sė barnave me anė tė metodės sė "electrospinning" me veprim antibakterial lokal.


Substancat qė janė aktualisht tė disponueshme pėr aplikime lokale, qė pėrmbajnė njė antibiotik, pėr fat tė keq kanė treguar se janė efikase vetėm pėr njė spektėr tė reduktuar bakteresh periodonto-patogjenike dhe pothuajse nuk kanė fare efekt te Aggregatibacter Actinomicetemcomitans, agjenti patogjen kyē i parodontitit agresiv [Pavia 2004 Fine 2010, Schreiner 2013]. Pra nė kėtė rast, pėrdoret, nė nivel sistemik, metronidazoli i shoqėruar me amoksicilinė, duke qenė se spektri i aktivitetit tė tij pėrfshin edhe speciet bakteriale anaerobe fakultative. Megjithatė, pėr aplikimin lokal, nuk ėshtė parė asnjė formė e pėrshtatshme e kombinimit tė antibiotikėve nė fushėn klinike.


Por nga njė studim i fundit i laboratorit tė publikuar nė Dental Materials nė gusht 2016 duket se ky shoqėrim nė nivel lokal jep rezultate tė shkėlqyera edhe nė supresionin e A. actinomycetemcomitans.
Me ndihmėn e teknikės sė avancuar tė multijet electrospinning autorėt nė kėtė studim, kanė provuar pėr herė tė parė tė pėrgatitin membranė nė fibra me kombinimin e amplicilinės (AMP) dhe metronidazolit (MNZ), si dhe kanė vlerėsuar efikasitetin e tyre kundėr A. actinomycetemcomitans dhe efektivitetin nė lėshimin e kėtyre antibiotikėve nė nivel lokal. Pėrveē kėsaj kanė dashur tė pėrjashtojnė njė ndikim citotoksik tė kėtyre sistemeve tė reja tė administrimit tė barnave nė fibroblastet gingivale humane.


Pėr testin in vitro autorėt kanė realizuar tre membrana tė ndryshme tė pėrbėra nga:
- njė sistem me njė fibėr (SFW) me pėrqendrime tė ndryshme tė Na - ampicilinė
- njė pėrzierje barnash nė njė monofibėr (SFW mix) me metronidazol (MNZ, 2- (2-metil-5-nitro-1H-imidazol-1-il) metanol, (FARGON GmbH & Co. KG Barsbüttel, Gjermani) dhe Na - Ampicilina e kombinuar nė njė fibėr;
- njė pėrzierje barnash nė dy fibra (DFW mix), ku secila fibėr pėrmban pėrkatėsisht njė antibiotik, metronidazol dhe ampicilinė.
Nė grupin e membranave SFW ampicilina ėshtė vendosur me pėrqendrim 0,1; 0,5; 1,5; 10; 20; 30 dhe 40m%. membranat e grupit SFW mix janė vendosur me kombinimin e ampicilinės dhe metronidazolit nė pėrqindje 20/20 m%. Nė grupin DFW mix, agjentėt  aktivė janė integruar me proporcione 20 m% secili pėr ēdo fibėr. Njė grup membranash pa antibiotikė ka pėrbėrė grupin e kontrollit negativ.


Kromatografia e lėngshme me performancė tė lartė HPLC ėshtė pėrdorur pėr tė matur sasinė e antibiotikut tė lėshuar. Testi i pėrhapjes sė agarit ėshtė pėrdorur pėr tė siguruar efektin antibakterial mbi A. actinomycetemcomitans, Fusobacteriumnucleatum, Porphyromonas gingivalis dhe Enterococcus faecalis. Testi i kuq neutral ėshtė pėrdorur pėt tė ekzaminuar citokompatibilitetin kundrejt fibroblasteve gingivale humane (hGFs).
Rezultatet e marra nga autorėt e kėtij studimi laboratorik ishin si mė poshtė:
Lėshimi i agjentėve aktivė ndryshon nė varėsi tė pėrqendrimeve tė antibiotikėve tė futur fillimisht nė membrana, por edhe me shpėrndarjen e agjentėve aktivė nė njė ose dy fibra. Nė grupin SFW mix lėshimi i metronidazolit dhe ampicilinės ėshtė nė njė rezultat midis >60% dhe >70% respektivisht nė 5 minutat e para dhe 76% dhe 71% respektivisht pas 96 orėve. Me kėto pėrqendrime antibiotikėsh tė lėshuara nga membrana (≥5 m%), ėshtė arritur njė efekt antibakterial te A. actinomycetemcomitans dhe te tė gjitha speciet bakteriale tė testuara. Nuk ėshtė gjetur ndonjė citotoksicitet te fibroblastet gingivale humane (hGFs).
Por janė tė nevojshme studime tė mėtejshme pėr tė konfirmuar tė dhėnat e marra nė kėtė studim in vitro.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Ododntoiatria33


Bibliografia:
- Pavia M, Nobile CG, Bianco A, Angelillo IF. Meta-analysis oflocal metronidazole in the treatment of chronicperiodontitis. J Periodontol 2004;75:830-8.
- Sigusch B, Beier M, Klinger G, Pfister W, Glockmann E. A2-step non-surgical procedure and systemic antibiotics inthe treatment of rapidly progressive periodontitis. JPeriodontol 2001;72:275-83.
- Fine DH, Markowitz K, Furgang D, Velliyagounder K.Aggregatibacter actinomycetemcomitans as an early colonizer oforal tissues: epithelium as a reservoir? J Clin Microbiol2010;48:4464-73.
- Schreiner H, Li Y, Cline J, Tsiagbe VK, Fine DH. A Comparisonof Aggregatibacter actinomycetemcomitans (Aa) virulence traitsin a rat model for periodontal disease. PLOS ONE 2013;8:e69382.
- Dent Mater.2016 Aug;32(8):951-60. Development of novel electrospun dual-drug fiber mats loaded with a combination of ampicillin and metronidazole. Schkarpetkin D,Reise M,Wyrwa R,Völpel A,Berg A,Schweder M,Schnabelrauch M,Watts DC,Sigusch BW

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 96 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D