Lezionet periapikale. Krahasimi midis radiografive intraorale, tomografisė cone - beam dhe histologjisė


|

Patologji dhe Mjeksi Orale | 5 Shtator 2016 |

Lezionet periapikale. Krahasimi midis radiografive intraorale, tomografisė cone - beam dhe histologjisė



Lezionet periapikale janė patologji me origjinė odontogjene te dhėmbėt tė cilat diagnostikohen mė shpesh. Gjendja shpesh pėrshkruhet  si periodontit apikal. Faktori etiologjik ėshtė kolonizimi dhe prania e mikroorganizmave nė sistemin e pulpės sė dhėmbit (Nair 2000). Pėrgjigja e "tė ftuarit" karakterizohet nga pėrthithja kockore me infeksione jashtė rrėnjės sė dhėmbit me zona qė shfaqen shumė tė dendura nė radiografi. Pas trajtimit endodontik, lezioni periapikal duhet tė shėrohet me rigjenerimin e indeve tė forta dhe rezolucionin e radiotransarencės.
Megjithatė, nė disa raste, periodontiti apikal pėrsėritet herė pas here pavarėsisht trajtimeve tė sakta kanalare dhe duhet t'i drejtohet mė parė njė ritrajtimi endodontik dhe nėse pas kėsaj manovre lezioni apikal nuk zgjidhet si problem duhet tė sigurohet njė trajtim kirurgjik apikal retrogard.


Lezionet periapikale mund tė jenė me pėrmasa tė vogla ose tė mėdha dhe mund tė jenė tė rendit granumatoz ose cistike. Ende sot, nuk ekziston njė metodė e vėrtetuar pėr diferencimin paraoperativ tė njė granulome nga njė cist i rrėnjės. Biopsia, qė ndiqet nga vlerėsimi histopatologjik ėshtė "gold standart" pėr diagnozėn pėrfundimtare tė lezioneve apikale (Simon 2006, Trope 1989, Rosenberg 2010).
Nė gjendjen aktuale pėr diagnozėn e njė lezioni periapikal, stomatologu ka nė dispozicion radiografinė periapikale 2D, imazhet nė 3D tė siguruara nga tomografia e kompjuterizuar cone-beam (CBCT), e futur nė 1998 dhe analizėn histologjike qė vjen nga biopsia.


Por nga njė radiografi periapikale nė 2D ose nga cone-beam mė inovativ a mund tė jepet diagnoza e sigurt e granulomės ose cistit? Dhe kur kėto dy metodika japin rezultate koherente me ato qė merren nga analiza histologjike?
Nė njė studim tė Bornstein sė fundmi tė publikuar te Journal of Endodontics nė qershor 2015 hetohet pikėrisht kjo. Te ky punim pacientėt janė regjistruar nė mėnyrė konsekutive dhe janė kryer radiografi periapikale (PR) para-operative dhe njė tomografi cone-beam e kompjuterizuar e dhėmbit qė do trajtohet me kirurgjinė apikale. Gjatė kirurgjisė apikale ėshtė marrė mostra pėr biopsi dhe indi i lezionit periapikal ėshtė analizuar nė mėnyrė histologjike nga dy ekzaminues. Diagnoza histologjike definitive ėshtė krahasuar pra me vlerėsimet radiografike tė bėra nga 4 vėzhgues. Rezultatet e marra janė si nė vijim: Katėr lezione janė pėrjashtuar gjatė punimeve, duke arritur nė njė numėr pėrfundimtar me 58 raste tė vlerėsuara (31 gra dhe 27 burra, mosha mesatare=55vjeē). Diagnoza histologjike pėrfundimtare e lezioneve periapikale ka ekzaminuar praninė e 55 granulomave (94,8%) dhe 3 cisteve (5,2%). Analiza histologjike e mostrave tė indit qė vjen nga lezionet apikale ka shfaqur njė marrėveshje gati tė pėrsosur mes 2 ekspertėve vėzhgues me 94.83% (kappa=0.8011). Vlerėsimi radiografik i krahasuar me gjetjet histologjike ka sjellė njė mbivlerėsim tė cisteve, prej 28,4% (pėr cone-beam tė kompjuterizuar nė 3D) dhe tė 20,7% (pėr radiografinė periapikale nė 2D). Duke krahasuar lidhjen e diagnozės radiografike nė 2D dhe 3D tė 4 vėzhguesve me diagnozėn histologjike pėrfundimtare ėshtė vėnė re njė marrėveshje e vogėl.


Vetėm me analizėn histologjike mund tė merret njė diagnozė pėrfundimtare diferencuese e sigurt pėr granulomėn (me/pa epitel) dhe cistin. Me imazhet 2-dimensionale dhe 3-dimensionale radiografike mund tė bėhet vetėm njė tentativė e diagnozės provizore qė duhet tė konfirmohet me biopsinė. Pėr lezionet periapikale mė tė mėdha se 5 mm kėshillohet biopsia pėr tė vendosur nėse bėhet fjalė pėr granulomė apo lezion cistik.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore shkencore e Odontoiatria33.


Bibliografia:
- P.N. Nair Apical periodontitis: a dynamic encounter between root canal infection and host response Periodontol 2000, 13 (1997), pp. 121-148
- J.H. Simon, R. Enciso, J.M. Malfaz, et al.Differential diagnosis of large periapical lesions using cone-beam computed tomography measurements and biopsy J Endod, 32 (2006), pp. 833-837
- M. Trope, J. Pettigrew, J. Petras, et al.Differentiation of radicular cyst and granulomas using computerized tomography Endod Dent Traumatol, 5 (1989), pp. 69-72
- P.A. Rosenberg, J. Frisbie, J. Lee, et al. Evaluation of pathologists (histopathology) and radiologists (cone beam computed tomography) differentiating radicular cysts from granulomas J Endod, 36 (2010), pp. 423-428
- Comparison between Radiographic (2-dimensional and 3-dimensional) and Histologic Findings of Periapical Lesions Treated with Apical Surgery. Bornstein MM, Bingisser AC, Reichart PA, Sendi P, Bosshardt DD, von Arx T. J Endod. 2015 Jun;41(6):804-11. doi: 10.1016/j.joen.2015.01.015. Epub 2015 Apr 8.

 Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 86 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D