Rigjenerim i pulpės dentare: a janė barnat zgjidhja pėr tė sėmurėt me zemėr?

Konservativė | 24 Gusht 2016 |

Rigjenerim i pulpės dentare: a janė barnat zgjidhja pėr tė sėmurėt me zemėr?


Dentina dhe pulpa mund tė dėmtohen nga kariesi dhe trauma. Dėmi fillestar i pulpės pėrkthehet shpesh si njė pulpit qė ėshtė zakonisht simptomatik.  Pėrparimi i plagės pulpore mund tė shkaktojė nekrozė likuefaktive tė pulpės dentare. Nė pacientė me dhėmbė me maja tė pamaturuara, nekroza pulpore frenon zhvillimin e rrėnjėve dhe shton predispozitėn pėr fraktura. Pulpotomia ėshtė njė nga llojet pėr tė mbajtur vital njė dhėmb me qėllimin pėr tė nxitur zhvillimin e rrėnjės para se tė krijohet njė nekrozė pulpore totale.

Inxhinieria e indeve, e bazuar nė qelizat staminale, kohėt e fundit ėshtė identifikuar si njė alternativė premtuese pėr rigjenerimin e dentinės dhe tė vetė pulpės. Nė tentativėn pėr tė rivendosur integritetin e indeve dentare, qelizat staminale mund tė implantohen nė dhomėn pulpare me qėllimin pėr tė mbajtur pulpėn e kurorės; kjo do tė ishte mė pas nė gjendje tė rigjeneronte njė pjesė tė dentinės sė humbur.

Mbi bazėn e kėtyre supozimeve kėrkuesit Weiqian J et al. - Universiteti i Pekinit - kanė publikuar nė "Journal of Endodontics" njė artikull (Simvastatin Promotes Dental Pulp Stem Cell-induced Coronal Pulp Regeneration in Pulpotomized Teeth Journal of Endodontics - 1049-1054, Jul 2016) ku kanė verifikuar mundėsitė qė simvastatina (SIM) - njė inhibitor i reduktazės kompetitive 3-hidroksi-3-metilgutaril koenzima A, bar i pėrdorur gjerėsisht pėr trajtimin e hiperlipidemive tė sėmundjeve tė zemrės dhe atyre vaskulare - do tė duhet pėr tė gjeneruar njė mineralizim nėpėrmjet stimulimit tė Qelizave Staminale Pulpore (DPSCs), pėr tė qenė kėshtu njė material premtues biokompatibėl pėr mbulimin e pulpės, duke pasur potencialin pėr tė nxitur rigjenerimin pulpor dhe njė formim tė ri tė dentinės.

SIM nė studimet e kohėve tė fundit ka dėshmuar se stimulon shprehjen e proteinės morfogjenetike tė kockės (BMP) 2-2 dhe 3, duke promovuar formimin e vetė kockės duke filluar nga qelizat staminale tė palcės.

Pulpa dentare humane zotėron njė nėn popullsi tė qelizave me karakteristikat fenotipike tė qelizave staminale (cDPSCs), siē ėshtė treguar nga potenciali i tyre i fortė proliferativ dhe nga auto-rinovimi, nga diferencimi multilinear dhe nga shprehja e treguesve tė shumtė tė sipėrfaqes tipikė tė qelizave staminale mezenkimale.

Bashkimi i SIM me cDPSCs ėshtė shumė pozitiv dhe rezultatet kanė treguar se futja e cDPSCs tė trajtuara me SIM nė dhomėn pulpore pas pulpotomisė mund tė sjellė nė rigjenerimin e pulpės sė kurorės kėshtu si edhe rigjenerimi i dentinės nė njė kohė shumė tė shpejtė.

Puna afirmon se SIM stimulon mineralizimin e cDPSCs in vivo dhe in vitro. Qelizat staminale pulpore tė trajtuara me SIM kanė treguar njė formim tė nyjeve tė mineralizimit. Megjithatė eksperimente tė transplantit tė qelizave nė minj me imunitet tė supresuar, kanė dėshmuar se SIM ka rritur diferencimin e qelizave pluripotente odontogjenike.
Terapia me stimulim apo implant tė qelizave staminale duket njė element i shkėlqyer nė rigjenerimin e pulpės dhe tė dentinės dhe SIM ėshtė dėshmuar njė material biokompatibėl i favorshėm nė mbulimin e pulpės me qėllimin pėr tė nxitur rigjenerimin e pulpės dhe dentinės.


Nėn kujdesin e: prof. Massimo Gagliani Drejtor Shkencor nė sektorin e Stomatologjisė Grupi Edra

 

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 90 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D