Degradimi i lidhjes adezive me veprimin e metalo-proteinazės dentinale


|

Konservativė | 11 Korrik 2016 |

Degradimi i lidhjes adezive me veprimin e metalo-proteinazės dentinale

Stefano Daniele


Efikasiteti i njė procedure adezive nė indet e forta tė dhėmbit nuk duhet tė vlerėsohet pėr sa i pėrket forcės sė lidhjes (studime tė mikro - elasticitetit nė laborator) por mė tepėr duke iu referuar kohėzgjatjes dhe qėndrueshmėrisė sė lidhjes adezive gjatė kalimit tė viteve.
Fjalėt "kyē" sot nė stomatologjinė adezive janė, jetėgjatėsi dhe integritet nė kohėn e lidhjes adezive mbi tė gjitha duke marrė nė konsideratė faktin se ky i fundit ėshtė futur nė kontekst biologjik si zgavra e gojės ku gjejmė njė seri faktorėsh tė aftė pėr ta dėmtuar dhe si pasojė tė kompromentojnė restaurimin (si direkt, si indirekt) qė shfrytėzon kėto procedura pėr qėndrueshmėrinė e tij me indet dentar.
Ndėr faktorėt e ndryshėm nė gjendje tė dėmtojnė ndėrfaqen adezive gjejmė njė grup tė enzimave me veprim proteolitik (kryesisht kolagjenolitik) tė quajtur metalo-proteinaza tė matricės "MMPs" dhe nė radhė tė dytė sistemi cistein-catepsin "Cis-Cat".
Kėto enzima litike gjithmonė janė njohur si faktorė tė rėndėsishėm nė progresionin e lezionit karioz.
"MMPs" janė enzima endogjene nė kuptimin qė mbahen nė formė inaktive plotėsisht nė matricėn dentinale por qė lirohen edhe nga odontoblastet dhe aktivizohen kur gjenden nė njė ambient acid (pH i ulėt) duke ushtruar veprimin e tyre shkatėrrues, kryesisht pėr sa i pėrket kolagjenit tė dentisės.
Janė identifikuar nė nivel tė maticės dentinale dhe nė organin pulpo-dentinal tre "MMPs" tė ndryshme respektivisht "MMP-2", "MMP-8" dhe "MMP-9" tė pėrfshira nė kavitetin e lezionit karioz, vlen pėr tu thėnė se bakteret kariogjene nė biofilm janė nė gjendje tė prodhojnė acide organike duke ulur lokalisht pH nė gjendje tė demineralizojė hidroksiapatitet dhe kontekstualisht tė aktivizojė "MMPs" nė gjendje tė shkatėrrojnė kolagjenin dentinal.
Ky modalitet i aktivizimit duket se ėshtė i lidhur me faktin se proceset demineralizuese tė komponentit mineral tė indeve tė forta tė dhėmbit ēlirojnė jone kalcium "Ca2+" dhe "MMPs" janė enzima tė varura nga Kalciumi "Ca2+" dhe Zinku "Zn".
Nė mungesė tė jonit kalcium "Ca2+", "MMPs" mbeten nė njė gjendje inaktive edhe nėse ēlirohen nga matrica dentinale, por njė afirmim i tillė ėshtė vetėm hipotetik; nėse "MMPs" ēlirohen kryesisht nga matrica dentinale nėnkuptohet se kjo e fundit pėson demineralizim duke ēliruar jone Kalcium "Ca2+".
Kėto supozime janė tė rėndėsishme pėr tė kuptuar nė cilėn mėnyrė "MMPs" janė nė gjendje tė dėmtojnė ndėrfaqen adezive dhe tė kompromentojnė jetėgjatėsinė e restaurimit ngjitės.
Me vėnien nė veprim tė procedurave adezive smalto-dentinale, gjejmė gjithmonė njė fazė fillestare ku kryhet procesi i demineralizimit me ngarkesė tė indeve tė forta tė dhėmbit qė mund tė kryhet nga gravura "klasike" me acid fosforik "H3PO4" nė strategjinė "etch & rinse" apo nė vazhdim nga njė gravurė mė e butė pėr shkak tė monomereve acide (pH midis 1.8 dhe 2.7) i sistemeve adezive self-etching primer nė strategjinė homonime "self-etch".


Tė dy kėto procese gravurash janė nė gjendje tė ēlirojnė jone kalcium " Ca2+" nga hidroksipatitė dhe nė tė njėjtėn kohė, ekspozojnė nė masė tė ndryshueshme midis tė dy strategjive indin me fibra kolagjeni tė dentinės.
Pra krijohet njė situatė nė tė cilėn kemi ēlirimin e "MMPs", aktivizimi i tyre nga veprimi i " Ca2+" tė ēliruar nga proceset e gravurės dhe si pasojė mundėsia pėr tė luftuar dhe dėmtuar atė pjesė tė fibrave tė kolagjenit qė pėr ēfarėdo lloj motivi nuk ėshtė pėrfshirė nga monomerėt adeziv nė vendosjen nė veprim nga vetė procedurat adezive.  
Degradimi i kolagjenit dentinal jo nga sistemi adeziv ēon nė mėnyrė tė pashmangshme nė njė dėmtim tė lidhjes, duke reduktuar integritetin e saj dhe kohėzgjatjen nė kohė dhe duke kompromentuar kėshtu mbijetesėn e restaurimit qė ankorohet nė sipėrfaqet dentinale pikėrisht nėpėrmjet teknologjisė adezive.
Ekzistojnė disa aspekte pėr kėtė mekanizėm veprimi tė "MMPs" ndėr tė cilėt ėshtė mirė tė theksojmė se teknikat  "etch & rinse" (H3PO4 ) ekspozojnė padyshim mė shumė kolagjen dhe mė nė thellėsi krahasuar me teknikat "self-etch" dhe si pasojė pjesa mė e thellė e kolagjenit tė ekspozuar (trashėsi e mesme e kolagjenit tė ekspozuar 5-8 mikron) shpesh nuk arrin tė jetė nė mėnyrė efikase e veshur nga sistemi adeziv dhe kėshtu ėshtė pėrgjegjėse pėr degradimin nė veprimin e "MMPs" sė aktivizuar.
Me shpjegimin e mekanizmit dėmtues tė veprimit nga "MMPs" gjejmė edhe kundėrmasat qė mund tė vendosen nė zbatim klinikisht (edhe pse disa akoma nė fazė eksperimentale) pėr tė kundėrshtuar veprimin jofavorizues tė "MMPs" nė komprometimin e integritetit tė lidhjes adezive nė kohė.
Njohim dy modalitete veprimi me agjentėt relativ nė gjendje tė kundėrshtojnė proceset degraduese tė ndėrmjetėsuara nga "MMPs".


1) AGJENTĖ NĖ GJENDJE TĖ FORMOJNĖ KELATE ME KALCIUMIN " Ca2+" PAS/ GJATĖ PROCESEVE TĖ GRAVURĖS ACIDE TĖ DENTISĖN
Mekanizmi i veprimit bazohet nė impenjimin e agjentėve nė gjendje tė shkėpusin jonet e kalciumit "Ca2+" tė ēliruar nga gravura dhe kėshtu tė ndalojnė agjentėt "MMPs" qė tė aktivizohen dhe tė mbeten nė fazė inaktive.
Pėr kėtė qėllim mund tė pėrdoren solucione ujore me bazė kloheksidine "CHX" nė pėrqendrime rreth 0.2% pėr tu aplikuar nė dentinė pas gravurės dhe shpėlarjes sė kryer nga H3PO4 dhe para uljes sė tensionit tė zgjidhjes primer apo adezive "one-bottle" (primer & bonding).
"CHX" qė ėshtė pėr tu pėrdorur, nuk ėshtė ajo e pėrmbajtur nė shpėlarėsit mjekues tė gojės, nė tė cilėt gjejmė formėn e diglukonatuar dhe ekscipientė tė tjerė, por gjejmė CHX nė pėrgatitje galenike.
"CHX" tregon njė aktivitet inhibues kundrejt "MMPs" dhe sistemit cistein-catepsin" Cis-Cat.
Njė veprim analog me "CHX" nė krijimin e kelateve tė joneve kalcium ėshtė identifikuar pėr agjentė tė tjerė farmakologjik si tetraciklina, bifosfonatet, kripėrat e amonit kuaternar apo pėr njė pėrzierje kimike tė quajtur Galardin.


2)  AGJENTĖ NĖ GJENDJE TĖ PRODHOJNĖ NĖ KOLAGJENIN DENTINAL LIDHJE "CROSS-LINK" NĖ NJĖSITĖ AKTIVE PĖR "MMPs"
Ky mekanizėm veprimi nuk bazohen nė ēaktivizimin e "MMPs" por nė zėnien e njėsive tė pranimit tė "MMPs" nė kolagjen dhe tė formojnė lidhje "cross-link" midis kėtyre tė fundit.
Nė kėtė mėnyrė enzimat proteolitike nė fjalė nuk arrijnė tė dėmtojnė kolagjenin e ekspozuar dhe jo tė veshur nga sistemi adeziv.
Kjo procedurė, edhe pse akoma nė fazė eksperimentale, shfaqet shumė premtuese dhe e pavarur nga aftėsia kelatuese e agjentėve tė cituar mė parė, ėshtė edhe e pavarur nga pėrqendrimi i kalciumit "Ca2+" tė pranishėm, qė mund tė tejkalojė kapacitetin e kelatimit tė agjentėve pėrgjegjės.
Pėr shembull pėr pėrqendrime tė larta tė kalciumit "Ca2+" tė ēliruar, pėrqendrimi i "CHX" i 0.2% mund tė rezultojė i pamjaftueshėm pėr tė kelatuar tė gjithė kalciumin "Ca2+" e lirė, duke e bėrė njė kuotė akoma tė disponueshme pėr tė aktivizuar "MMPs".
Ndėr agjentėt kryesor nė gjendje tė prodhojnė "cross-link", ndėr njėsitė aktive pėr "MMPs" nė kolagjen gjejmė proantocianidin nė solucion ujor qė ka dhėnė rezultate shumė tė mira eksperimentale, riboflavina (Vitamina B2) e aktivizuar me rrezet ultravjollcė apo agjentė tė tjerė kimikė dhe glutaraldehidi qė, megjithatė, duke qenė veēanėrisht toksik tek indet dhe te linjat qelizore nuk konsiderohet nė njė impenjim tė mundshėm klinik edhe pse ėshtė shumė efikas nė prodhimin e ndėrfaqes adezive tė qėndrueshme nė kohė.


Shėnim pėr sa i pėrket fotove: Progresioni i lezionit karioz nė dentinė ashtu si edhe gravura acide me H3PO4, presupozon njė ulje tė pH lokal dhe njė proces demineralizues tė hidroksiapatitit qė provokon aktivizimin e enzimave "MMPs" nė gjendje tė degradojė kolagjenin dentinal. Ky proces pėrveē se ėshtė pėrgjegjės pėr progresionin e procesit karioz mund tė degradojė lidhjen adezive tė restaurimit nė kompozitė me dentinėn.







Pėrktheu: Erjola Taga


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 87 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D