Lezione ekzofitike nė qiellzė te pacientėt pjesėrisht pa dhėmbė


|

Patologji dhe Mjeksi Orale | 16 Qershor 2016 |

Lezione ekzofitike nė qiellzė te pacientėt pjesėrisht pa dhėmbė

Enzo Di Iorio


Prezantimi i rastit
Paraqitet pranė nesh, pėr t'iu nėnshtruar njė ekzaminimi mė tė thellė diagnostikues, njė pacient i seksit mashkull 75 vjeēar, pjesėrisht pa dhėmbė dhe i rehabilituar nėpėrmjet protezave tė lėvizshme. Pacienti paraqet nė qiellzė, nė sektorin frontal, njė lezion tė gjerė ekzofitik (fig. 1) jo i dhimbshėm me ngjyrė rozė qė mbulon mbetjen e rrėnjės sė elementit 1.1, (fig. 2). Nė radiografi nuk hasen ērregullime.
Me marrjen e aprovimit tė informuar programohet heqja kirurgjikale e lezionit qė do tė dėrgohet pėr ekzaminimin histologjik.


Fig. 1 Lezion ekzofitik i anës anteriore të qiellzës së fortë
Fig. 2 Lezioni, i ngritur me një pincetë, shfaqet pjesërisht me ulcer në korrespondencë me mbetjen e rrënjës së elementit 1.1

Mbi bazėn e raportit histologjik pėrcaktohet diagnoza e fibromės traumatike.


Diagnoza dhe kura
Raporti histologjik dokumenton njė hiperplazi tė indit lidhės tė dendur me infiltrat flogjistik limfo-plazmaqelizor, perivaskular i mbuluar nga njė epitel hiperkeratoksik.
Njė nga lezionet orale mė tė shpeshta qė haset nė stomatologji ėshtė fibroma traumatike, e njohur edhe si fibroma e irritimit apo hiperplazia fibroze lokale qė duhet nėnvizuar mė shumė si njė neoplazi e vėrtetė, lezioni mundėson shprehjen e njė reaksioni riparues indor i filluar nga indi lidhės nė pėrgjigje tė njė ngacmimi kronik. Mė shpesh nė seksin femėror dhe nė individėt e rritur, lokalizohet nė zonat e mukozės orale shpesh si subjekt i traumave, si mukoza e mbuluar nga protezat e lėvizshme (mbi tė gjitha nėse kėto nuk janė tė pėrshtatshme me indet nė tė cilėt mbėshteten, si nė rastin nė fjalė), buza e poshtme, mukoza e gojės, kufijtė anėsor tė gjuhės. Lezioni, stabėl i palėvizshėm apo i lėvizshėm me pėrmasa zakonisht jo mė tė mėdha se 1,5 cm ka njė pamje klinike me mungesė karakteristikash tė veēanta: fillimisht paraqitet si njė masė me qėndrueshmėri parenkimatoze dhe me ngjyrė tė kuqe pėr shkak tė zhvillimit tė indit tė kokrrizimit, nė vijim indi pėson njė pamje mė fibroze, qėndrueshmėria rritet dhe ngjyra bėhet rozė si shkak i mungesės sė vaskularizimit tė indit fibroz tė bollshėm. Sipėrfaqja ėshtė e lėmuar por ndonjėherė lezionet sidomos ato mė tė mėdha mund tė bėhen ulcera. Potenciali i rritjes ėshtė i limituar.
Nga analizat histologjike shfaqet qartė se rritja e vėllimit tė mukozės ėshtė rezultati i modifikimeve tė indit lidhės subepitelial: vetė fleta ėshtė bazė e njė proliferacioni tė tipit fibroz dhe e njė infiltrimi inflamator tė tipit kronik. Pėrgjithėsisht lezioni nuk ėshtė i dhimbshėm, bėjnė pėrjashtim rastet nė tė cilat ėshtė prezente ulcera apo infeksioni nga Candida albicans.
Trajtimi konsiston nė prerjen kirurgjikale (fig. 3). Pėrsėritja ėshtė e mundshme nėse mbetet stimuli traumatik kronik.



Fig. 3 Kontrolli klinik në 6 muaj nga heqja e lezionit


Pėrktheu: Erjola Taga


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 91 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D