Njolla tė bardha apo leukoplakia? Kur duhet tė shqetėsohemi


|

Patologji dhe Mjeksi Orale | 9 Qershor 2016 |

Njolla tė bardha apo leukoplakia? Kur duhet tė shqetėsohemi



Pėrkufizimi i leukoplakisė, term i pėrdorur pėr herė tė parė nga Schwimmer nė 1887, ka pėsuar ndryshime tė shumta gjatė shekullit tė fundit. Aktualisht termi leukoplakia pėrdoret pėr tė identifikuar njė lezion kryesisht tė bardhė nė zgavrėn e gojės qė e vendos pacientin nė njė shkallė tė ndryshueshme risku pėr tu sėmurė me kancer oral dhe diagnoza e tė cilit mund tė kryhet vetėm pasi janė pėrjashtuar tė gjitha patologjitė e tjera apo kushtet qė shfaqen me lezione orale nė ngjyrė tė bardhė.
Etiologjia e leukoplakisė nuk ėshtė akoma e njohur mirė dhe faktorė tė ndryshėm risku (tymi i cigares, alkooli, traumatizmi kronik, infeksione orale nga candida apo papillomavirus human) janė hetuar me qėllimin pėr tė vendosur marrėdhėnie tė mundshme me shfaqjen e kėtyre lezioneve. Klinikisht leukoplakia shfaqet si njė njollė apo pllakė e bardhė, pėrgjithėsisht simptomatike dhe e lokalizuar nė zona ēfarėdo tė kavitetit oral. Mbi bazėn e aspektit mikroskopik ėshtė e mundur tė klasifikojmė kėto lezione nė dy lloje tė ndryshme, tė pėrcaktuara "leukoplaki homogjene" dhe "leukoplaki jo homogjene".


Monografia ka objektivin pėr tė propozuar njė algoritėm vendimtar tė dobishėm pėr diagnozėn diferenciale tė kėsaj tipologjie me lezione dhe pėr tė mundėsuar elemente tė dobishėm pėr menaxhimin e pacientit qė ėshtė infektuar. Njė diagnozė provizore e leukoplakia mund tė propozohet vetėm pas eliminimit tė tė gjitha kushteve tė mundshme me natyrė tė pėrcaktuar. Diagnoza e pėrcaktuar mund tė pėrftohet nė mėnyrė unike nė vijim tė integrimit tė tė dhėnės klinike me atė histopatologjike.


Ėshtė e rėndėsishme tė interpretohet leukoplakia si njė lezion dinamik, nė bazė tė ndryshimeve qė mund tė manifestohen gjatė rrjedhės klinike tė kėsaj gjendjeje. Frekuenca e evoluimit tė leukoplakias nė kancerin oral, e raportuar nga literatura shkencore, rezulton ekstremist e ndryshueshme, mundėsisht pėr shkak tė ndryshimeve nė kampionet demografike, karakteristike tė lezioneve dhe kritereve diagnostikuese tė marra si referencė nė studime tė ndryshme. Pėr tu nėnvizuar ėshtė fakti se sipas provave tė fundit shkencore, pacienti i prekur nga leukoplakia paraqet njė risk mė tė madh pėr tu prekur nga kanceri jo vetėm nė korrespondencė tė vetė lezionit, por nė ēdo njėsi tė kavitetit oral.

 
Aktualisht, protokolli i kėshillueshėm ėshtė njė testim i kujdesshėm klinik i mukozave orale i zhvilluar nė poltron, i ndjekur nga njė konsultė eventuale me specialistin nė mjekėsi orale, qė do tė parashikojė nėse ėshtė e nevojshme pėr tė kryer marrjen pėr biopsinė.
Komunikimi i duhur dhe informacioni korrekt janė elementet thelbėsor pėr tė vendosur njė aleancė terapeutike me pacientin, i domosdoshėm nė menaxhimin e pacientėve tė prekur nga kushte pėr tė cilat nuk ekzistojnė trajtime, efikasiteti i tė cilėve ėshtė provuar, si leukoplakia.

Nėn kujdesin e: Anna Maria Melica, Konsulente Shkencore Dental Cadmos


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 85 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D