Lezione tė kuqe tė mukozės orale nė pacientė pjesėrisht pa dhėmbė


|

Patologji dhe Mjeksi Orale | 25 Maj 2016 |

Lezione tė kuqe tė mukozės orale nė pacientė pjesėrisht pa dhėmbė



Prezantimi i rastit
Drejtohet te ne njė paciente 78 vjeēare pjesėrisht pa dhėmbė dhe e rehabilituar me njė protezė tė sipėrme tė kombinuar, pėr tė kryer seancėn periodike tė kontrollit dhe tė higjienės profesionale. Pas informimit dhe marrjes sė aprovimit, pacientja i nėnshtrohet testit klinik gjatė tė cilit dėshmohet prezenca e lezioneve tė shumtė makular tė imėt nė ngjyrė tė kuqe, tė pėrqendruar nė zonėn e mukozės mbi tė cilat mbėshtetet proteza e pjesshme e sipėrme, nė mėnyrė tė veēantė mbi mukozėn gingivale tė pjesėve pa dhėmbė dhe mbi mukozėn e qiellzės (fig. 1 dhe 2). Pacientja referon se nuk e ka vėnė re problemin dhe nuk thotė dot se prej sa kohėsh lezione tė tilla kanė qenė tė pranishme. Zonja nuk referon asnjė simptomė specifike. Presupozohet njė origjinė vaskulare apo hemorragjike pėr lezione tė tilla. Diaskopia e kryer me manovrėn e thjeshtė tė vitropresionit rezulton negative. Nė anamnezė pacientja tregon se merr anksiolitikė oral, diuretikė dhe betabllokues pėr kontrollin e hipertensionit, bifosfonate orale pėr trajtimin e osteoporozės dhe dikumarole pėr parandalimin e trombozės sė thellė venoze.  Pėrshkruhen teste hematokimikė kontrolli: hemokrom, PT, PTT, INR, fibrinogjen, azotemia, kreatininemia, ferritina, tranferina, biluribina (totale dhe e konjuguar), transaminaza (GOT dhe GPT, gamaGT, glicemia dhe hemoglobina e glikuar.
I kėrkohet pacientet tė vijė pėr vizitėn e radhės pas dy ditėsh.



Fig. 1 Eritema dhe petekie tė shumta nė qiellzėn e fortė
Fig. 2 Petekie tė shumta nė gingiva nė pjesėn pa dhėmbė

Lezionet e prezantuara nga pacientja janė petekie, gjakrrjedhje tė vogla gjaku qė nuk zhduken nė vitropresion.


Diagnoza dhe kura
Nė kontroll pacientja paraqiste akoma lezione dhe imazheria hematologjike qė iu nėnshtrua nxirrte nė pah njė ērregullim tė rėndėsishėm tė parametrave koaguluese: koha e protrominės (PT apo koha e Quick dhe raporti internacional i normalizuar (INR) rezultonin tė ishin respektivisht, 30 s dhe 5,41 s. Testi mė i zakonshėm pėr tė monitoruar njė terapi antikoagulante ėshtė PT, qė mat kohėn e nevojshme tė formimit tė njė mpiksje fibrine shkaktuar nga tromboplastina. Mund tė vlerėsohet nė sekonda (nė kėtė rast vlera normale ėshtė rreth 10-14) apo nė pėrqindje nė bazė tė kurbės sė referimit tė plazmės normale (vlera normale 75-110%). Ėshtė njė tregues jo thelbėsor i rrugės sė koagulimit. Ky test paraqet njė kufizim domethėnės qė rrjedh nga teknika dhe laboratori i pėrdorur nga ndryshueshmėria e reagentėve. Njė kufizim i tillė kalohet me futjen e INR, qė lejon interpretimin njėzėri tė rezultateve pavarėsisht nga laboratori qė ka kryer testin. INR ėshtė njė tregues qė shpreh se sa herė gjaku i pacientit ėshtė "mė pak i koaguluar" krahasuar me atė tė njė individi normal. Ėshtė dhėnė nga raporti midis PT sė pacientit dhe PT mesatare tė popullsisė, tė dyja tė shprehura nė sekonda dhe mė tė larta se njė Indeks i Ndjeshmėrisė Internacionale (ISI). Ky i fundit ėshtė njė koeficient qė shėrben pėr tė bėrė uniform reagentin (tromboplastinėn) e pėrdorur nga laboratori qė ka kryer testin krahasuar me njė reagent standard internacional (ruajtur dhe shpėrndarė nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė):} INR = (PT pacienti/PT mesatare e popullsisė) ISI } vlerat normale tė INR pėrfshihen nė intervalin 0,9-1,1. Terapia antikoagulante orale (TAO) bazohet nė marrjen e derivateve tė cumarinės (warfarin dhe acenocumarol). Barna tė tillė inhibojnė sintezėn hepatike tė faktorėve tė koagulimin me vartėsi ndaj vitaminės K. Normalisht njė pacient nė terapi antikoagulante duhet tė mbajė INR nė intervalin 2 - 3,5. Pjesa mė e madhe e procedurave  kirurgjikale odontoiatrike kėrkon, pėr tė operuar nė siguri, vlera terapeutike tė INR < 3. Regresioni i efektit farmakologjik tė dikumaroleve ndodh nė 2-3 ditė nga ndėrprerja e barit. Administrimi i vitaminės K nė os sjell nė normalitet PT brenda rreth 24 orėve. Ballafaqimi i vlerave tė INR veēanėrisht tė larta (pėrtej limitit tė sipėrm 4,5) sjell njė risk shumė tė lartė pėr hemorragji edhe spontane dhe mundėsisht vdekjeprurėse, si rrjedhojė nė prani tė njė risku tė tillė pacienti duhet tė dėrgohet me urgjencė tė madhe te mjeku pėr ndėrprerjen apo rregullimin e TAO. Lezionet e prezantuara nga pacientja ishin pra petekie, gjakrrjedhje tė vogla hematike tė gjera disa milimetra qė nuk zhduken nga vitropresioni (nė ndryshim nga lezionet me origjinė vaskulare si varicet, hemangiomat dhe telangiektazia me tė cilat i nėnshtrohen diagnozės  diferenciale), tė lokalizuara nė zona nė tė cilat ngarkesa nga pėrtypja pėrcaktonte njė  traumė tė pajisjes protetike tė lėvizshme nė indet e buta nėn protezė. Ndėrprerja dhe rregullimi i mėtejshėm i TAO i kanė lejuar rregullimin e vlerave tė INR nė njė interval terapeutik nė tė cilin merret pėrfitimi maksimal i trajtimit dhe njė risk minimal pėr komplikime hemorragjike. Nė vizitat e kontrollit pas rregullimit tė terapisė, petekiet nuk ishin mė tė pranishme (fig.3).




Fig. 3 Pamja e gingivave një javë pas rregullimit farmakologjik të TAO



Burimi: Dental Cadmos


Pėrktheu: Erjola Taga


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 100 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D