Kompozitat nano dhe mikro-hibride. Performanca e tyre klinike varet nga temperatura dhe nga koha e fotopolimerizimit


|

Konservativė | 4 Maj 2016 |

Kompozitat nano dhe mikro-hibride. Performanca e tyre klinike varet nga temperatura dhe nga koha e fotopolimerizimit



Njė rikonstruksion i kryer me materiale kompozitė pėrveē njė vlere estetike duhet tė garantojnė edhe kohėzgjatje. Performanca klinike e kėtyre materialeve estetike ėshtė e lidhur ngushtė me shkallėn e konvertimit tė monomerit pas fotopolimerizimit. Parametrat qė influencojnė shkallėn e polimerizimit tė rezinave kompozitė janė si mė poshtė:
- Pėrbėrja e materialit
- Nuanca dhe translucenca
- Karakteristikat e njėsisė sė fotopolimerizimit (LCU) qė ėshtė pėrdorur
- Distanca midis majės fotopolimerizuese dhe sipėrfaqes sė restauruar
- Kohėzgjatja e fotopolimerizimit
- Temperatura e kompozitės.


Njė metodė e dobishme pėr tė vlerėsuar indirekt shkallėn e polimerizimit tė kompozitave ėshtė matja e mikro-fortėsisė sipėrfaqėsore [Erickson RL et al. Dent Mater. 2014]. Specifikisht standardi ISO 4049: 2000 thotė se pėr tė arritur shkallėn e pranueshėrisė sė polimerizimit tė resinave kompozitė, polimerizimi duhet tė plotėsojė tė paktėn njė shkallė prej 80% nė mikro-fortėsi me thellėsi deri nė  2 mm. Pėr vite me radhė debatohet nė literatura se si mund tė rritet sa mė shumė tė jetė e mundur shkalla e monomerit tė konvertuar pas fotopolimerizimit. Qė nė 2005 Daronch et al., kishin zbuluar se duke i ngrohur paraprakisht kompozitat nė 60° C, shkalla e konvertimit tė monomerėve rritet nga 31,6% nė 67,3%, pra dyfishohet, aq sa autorėt propozonin edhe reduktimin e kohės sė polimerizimit me 75% duke i ngrohur paraprakisht kompozitat. Park nė 1996 kishte dėshmuar se me rritjen e temperaturės sė materialit reduktohet viskoziteti dhe zinxhirėt polimer reagojnė nė masė mė tė madhe duke shkaktuar njė reaksion polimerizimi mė tė plotė dhe mė tė mirė. Shtimi i shkallės sė polimerizimit tė kompozitave mund tė ēojė dhe nė njė adaptim mė tė mirė nė paretet e kavitetit tė brendshėm me karakteristika mė tė mira mekanike si rezistenca ndaj konsumimit. Njė studim i kohėve tė fundit i publikuar nė "Journal of Conservative Dentistry" prill 2015 konfirmon se edhe pėr kompozitat nano-hibride dhe mikro-hibride tė gjeneratės sė fundit vlen afirmimi i mėparshėm. Autorėt e kėtij studimi kanė pėrdorur dy lloje tė ndryshėm kompozitash pėr tė pėrcaktuar nėse karakteristikat e grimcave tė mbushjes influencojnė variablat e rezultateve tė kohės sė polimerizimit dhe temperaturės sė materialit. Rezinat kompozitė tė pėrdorura nė kėtė studim kanė qenė njė kompozitė mikro-hibride Filtek Z250 (3MESPE) dhe njė kompozitė nano-hibride Grandio (Voco), tė dy me ngjyrė A2.


Kompozitat janė testuar nė tre temperatura tė ndryshme; nė temperaturė ambienti (23oC), nė temperaturėn e trupit (37oC) dhe nė temperaturėn e ngrohjes paraprake (55oC). Kampionet pasi janė nxehur janė hedhur menjėherė nė stampa tė formuara mė parė me teflon cilindrik (6 mm diametėr dhe 2mm thellėsi). Mė pas kalojnė nė fazėn e polimerizimit, sipas tre kohėve tė ndryshme tė polimerizimit (10, 20 dhe 40 sek) me njė llambė Quartz-Tungsten-Halogen (QTH) LCU (Elipar 2500, 3M ESPE, St. Paul, MN, USA). Pesė kampionė janė pėrgatitur pėr ēdo kombinim tė parametrave (polimerizimi i kompozitės kohė- temperaturė) duke rezultuar nė 18 grupe me njė total prej 90 kampionesh. Autorėt kanė kryer matjet e mikro-fortėsisė si nga sipėrfaqja e sipėrme si nga ajo e poshtme e kampionėve me njė test tė mikro-fortėsisė Vickers (HMV-2000, Shimadzu, Tokyo, Giappone). Rezultatet e pėrftuara janė si mė poshtė:
Vlera e mikro-fortėsisė sipėrfaqėsore Vickers (VHN) mė tė lartė ėshtė pėrftuar nė kampionėt e ngrohur paraprakisht nė 55oC dhe tė fotopolimerizuar pėr 40 sekonda (Filtek Z250: 81.1 +o- 4.0 VHN e Grandio: 79.2 +o- 3.7 VHN), ndėrsa vlerat mė tė ulėta tė mikro-fortėsisė kishin tė bėnin me kampionėt nė temperaturė ambienti tė polimerizuar pėr 10 sekonda (Filtek Z250: 24.7 +o- 2.9 VHN e Grandio: 30.4 +o- 1.7 VHN). Lloji i grimcave mbushėse tė materialeve kompozitė nuk influencon mikro-fortėsinė sipėrfaqėsore.
Kohėzgjatja e njė restaurimi nė kompozitė ėshtė e lidhur me shkallėn e konvertimit tė monomerit qė pėrftohet pas fotopolimerizimit qė matet nė mikro-fortėsi sipėrfaqėsore. Pėr njė performancė optimale klinike tė rikonstruksioneve nė kompozitė literatura kėshillon ngrohjen paraprake tė materialit dhe parashikimin e njė kohe polimerizimi prej 40 sekondash.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33


Bibliografia:
- Erickson RL, Barkmeier WW, Halvorson RH. Curing characteristics of a composite-Part 1: Cure depth relationship to conversion, hardness and radiant exposure. Dent Mater. 2014;30:e125-33
- Daronch M, Rueggeberg FA, De Goes MF. Monomer conversion of pre-heated composite. J Dent Res. 2005;84:663-7
- Park SH, Lee CS. The difference in degree of conversion between light-cured and additional heat-cured composites. Oper Dent. 1996;21:213-7
- Dionysopoulos D, Papadopoulos C, Koliniotou-Koumpia E. Effect of temperature, curing time, and filler composition on surface microhardness of composite resins. J Conserv Dent. 2015 Mar-Apr;18(2):114-8


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 84 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D