Efekti antibakterial i liner-it. Pėr komunitetin shkencor nevojiten mė shumė informacione

Konservativė | 6 Prill 2016 |

Efekti antibakterial i liner-it. Pėr komunitetin shkencor nevojiten mė shumė informacione


Disa liner shfaqen mė tė pėrshtatshėm se disa tė tjerė pėr tė pėrftuar njė kavitet steril apo pėr tė reduktuar numrin e baktereve; megjithatė me mangėsinė e tė dhėnave nė dispozicion, nuk ėshtė akoma i qartė impakti i baktereve qė mbeten nė rezultatet klinike. Ėshtė njė konkluzion me mė shumė pikėpyetje se sa qartėsi ai qė kanė arritur kėrkuesit gjermanė dhe taivanezė, qė kanė mbledhur dhe analizuar tė gjithė studimet shkencore rreth temės, tė publikuara deri mė tani nėpėr literatura (*).
Pėr tė trajtuar dentinėn pas gėrryerjes sė lezioneve tė thella karioze, liner-at janė rekomanduar prej dekadash, duke pretenduar se mund tė nxisin zhvillimin e dentinės reaktive pėr tė reduktuar inflamacionin e pulpės pas operacionit dhe tė izolojnė pulpėn nga substancat kimike irrituese si hidroksietil metakrilat; por studimet klinike nuk mbėshtesin domosdoshmėrisht kėto argumentime dhe vetėm pak kanė vlerėsuar, pėr shembull, riskun e hiperndjeshmėrisė post operatore apo nevojėn pėr trajtime endodontike tė mėtejshme.
Njė arsye e dytė pėr tė cilėn ėshtė sugjeruar mundėsia e liner-it janė efektet rimineralizuese, sidomos kur para restaurimit ėshtė kryer njė gėrryerje graduale apo jo e plotė; disa studime kanė dėshmuar rimineralizimin e nxitur nga liner-at e kavitetit, por tė tjerė kanė treguar se formimi i ri i mineraleve mund tė jetė ndihmuar nga pulpa dhe kėshtu nuk kėrkon aplikimin e liner-ave para restaurimit.
Sė fundmi, pretendohet se liner-at mund tė reduktojnė ngarkesėn bakteriale, nė veēanti ėshtė hamendėsuar ky efekt duke i krahasuar me materialin mė tė pėrdorur, hidroksid kalciumi, falė pH tė tij alkalin; kėto efekte janė shfaqur edhe pėr materiale tė tjera lining si ēimentot qelq-ionometrike, pėr tė cilat mbetet e paqartė se cili ėshtė materiali mė i pėrshtatshėm pėr tė pėrftuar kėtė objektiv.
Fakt akoma mė i rėndėsishėm ėshtė mėnyra e tė kuptuarit tė patologjisė karioze dhe e efektit patogjen tė baktereve pėrgjegjės tė kariesit, qė ka ngritur dyshime lidhur me nevojėn pėr njė dezinfektim tė pėrftuar nėpėrmjet liner-it: njė numėr gjithnjė e nė rritje i studimeve tregon se izolimi i baktereve tė mbetura me restaurime ngjitėse, ka vetvetiu efekte antibakteriale domethėnėse.
Pėr tė gjitha kėto arsye, ėshtė dukur i pėrshtatshėm njė rishikim i literaturės, por cilat janė rezultatet? Nga tė gjithė studimet e identifikuar, 14 janė pėrfshirė nė meta-analizė, me njė total prej 500 lezionesh tė trajtuara. Sipas 11 prej tyre, liner-at me bazė tė agregatit tė trioksidit mineral kanė mundėsuar probabilitet mė tė lartė pėr tė pėrftuar njė kavitet steril (73%), i ndjekur nga liner me antibiotikė apo dezinfektues (8%) dhe nga ata me oksid zinku- eugenoli (7%). Vetėm 6 studime kanė matur reduktimin bakterial dhe oksidi i zinku-eugenol ka rezultuar mė i pėrshtatshmi pėr kėtė qėllim. Nė tė dy rastet mungesa e liner-it ka sjellė njė efekt antibakterial mė tė ulėt.
Pra nuk ka njė kundėrshtim tė liner-ave, por autorėt qė kanė kryer rishikimin e literaturės, nuk e ndjejnė as qė ti promovojnė ata, pasi pėrdorimi i tyre nuk ėshtė kaluar nga prova tė forta shkencore.

Adelmo Calatroni
(*) Schwendicke F, Tu YK, Hsu LY, Göstemeyer G. Antibacterial effects of cavity lining: a systematic review and network meta-analysis. J Dent. 2015 Nov;43(11):1298-307.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 68 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D