Tumor malinj i gjėndrave sublinguale: karakteristika demografike, faktorė paralajmėrues dhe mėnyra optimale trajtimi

Patologji dhe Mjeksi Orale | 30 Mars 2016 |

Tumor malinj i gjėndrave sublinguale: karakteristika demografike, faktorė paralajmėrues dhe mėnyra optimale trajtimi


Tumoret e gjėndrave tė pėshtymės pėrfshijnė 2,0% - 6,5% tė tė gjithė tumoreve tė kokės dhe tė qafės dhe mund tė verifikohen nė gjėndrat e mėdha tė pėshtymės (parotide, submandibulare dhe sublinguale) ose nė gjėndrat e vogla tė pėshtymės.
Ndėr tė gjithė tumoret e gjėndrave tė pėshtymės ata qė prekin gjėndrat sublinguale kanė njė frekuencė mė tė vogėl, dhe pėrbėjnė vetėm 3% - 1,0% tė tė gjithė tumoreve epiteliale tė gjėndrave tė pėshtymės (Kumar 2013, Ostman 1007), por pėr fat tė keq kanė frekuencė tė lartė tė sėmundjeve malinje me 70% - 90%.
Nė njė studim tė kohėve tė fundit tė publikuar nė shkurt 2016 nė "Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol", autorėt kanė hetuar pėr tė pėrcaktuar karakteristikat demografike, faktorėt paralajmėrues dhe mėnyrat optimale tė trajtimit tė pacientėve me diagnozė tumor primar malinj tė gjėndrave sublinguale. Nė kėtė studim janė analizuar 210 pacientė midis 1973 dhe 2011, me diagnozė tumor malinj epitelial primar tė gjėndrės sublinguale, konfirmuar edhe nga diagnoza histologjike, tė identifikuara nėpėrmjet data bazės SEER. Nga kėta pacientė gjithashtu u grumbulluan dhe regjistruan informacione demografike rreth moshės nė momentin e diagnozės, seksi dhe raca, kategoria histologjike e tumorit, stadi dhe mėnyra e trajtimit. Nga kėto tė dhėna autorėt kanė kryer analiza tė Kaplan-Meier dhe analiza multivariante tė regresionit tė Cox.

Rezultatet e pėrftuara nga autorėt janė si mė poshtė:
- mosha mesatare e pėrfshirė nė tumoret e gjėndrės sublinguale ka rezultuar tė jetė 58,7 vjeē (intervali nga 25 nė 96 vjeē)
- 53,3% e pacientėve ishin tė seksit femėror dhe 46,7% ishin tė seksit mashkullor
- 76,7% e pacientėve ishin tė racės kaukaziane, 9,0% afrikano - amerikanė, 7,1% ishin aziatikė, 2,9% nga ishujt e Paqėsorit, 1,0% ishin amerikanė autoktonė dhe 0,5% nga raca tė tjera.
- histologjia mė e pėrhapur e nėntipeve tė tumorit tė gjėndrave sublinguale ka rezultuar tė jetė karcinoma mukoepidermoide (38,6%) dhe karcinoma cistike adenoide (34,8%), qė ndiqeshin nga karcinoma e qelizave skuamoze (13,3%), adenokarcinoma (9,5%) dhe tumore tė tjerė tė panjohur (3,8%). Nėntipi adenokarcinoma konsistonte nė adenokarcinoma papilare (0,5%), nė adenokarcinoma me qeliza tė qarta (0,9%) dhe adenokarcinoma mukinoze (0,5%), adenokarcinoma polimorfe nė shkallė tė ulėt (0,9%) dhe adenokarcinoma NOS (6,7%).
- 11% e tumoreve ishin nė gradė tė ulėt, 32,4% nė gradė tė mesme, 16,7% nė gradė tė rėndė dhe 40,0% tė panjohur.
- stadi nė momentin fillestar ishte pėr 17,1% tė pacientėve nė fazėn I, pėr 14,8% nė fazėn II, pėr 17,6% nė fazėn III, pėr 11,4% nė stadin IV dhe pėr 39,0% nė stad tė panjohur. Pėr rastet pas vitit 2003, 25,6% ishin nė stad I, 21,1% nė stadin II, 24,4% ishin nė stadin III, 13,3% ishin nė stadin IV dhe 15,6% nė stad tė panjohur.
- pjesa mė e madhe e pacientėve, 93,8%, si trajtim ka ndjekur njė ndėrhyrje kirurgjikale, ndėrsa 6,2% asnjė ndėrhyrje kirurgjikale; 51,0% i ėshtė nėnshtruar radioterapisė, 45,2% asnjė radioterapie. Pėr 3,8% tė pacientėve trajtimi i ndjekur ka rezultuar i panjohur.
- dimensioni mesatar i tumorit nė gjendjen fillestare ka rezultuar 2,6 cm
Analiza Kaplan-Meier ka zbuluar njė mbijetesė globale prej 5 vitesh nga 69% dhe njė mbijetesė sėmundje-specifikė 83%.

Nė njė nga studimet mė tė madhej tė ndjekur deri mė sot pėr tė hetuar karakteristikat demografike, faktorėt paralajmėrues dhe mėnyrat e trajtimit tė pacientėve me diagnozė tumor primitiv malinj tė gjėndrės sublinguale u bė i mundur konstatimi se sa mė e madhe mosha dhe stadi, aq mė e ulėt mbijetesa. Seksi femėror dhe terapia kirurgjikale, lidhen me njė rritje tė mbijetesės. Radioterapia pėr pacientėt me diagnozė karcinomėn adenoidocistike tė gjėndrės sublinguale ėshtė e lidhur me njė rritje tė mbijetesės.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33


Bibliografia:
- Kumar VS, Prathi VS, Manne RK, Beeraka S, Natarajan K. Adenoid cystic carcinoma of sublingual salivary gland obstructing the submandibular salivary gland duct. J Clin Imaging Sci. 2013;3:10.
- Ostman J, Anneroth G, Gustafsson H, Tavelin B. Malignant salivary gland tumours in Sweden 1960-1989dan epidemiological study. Oral Oncol. 1997;33:169-176.
- Malignant sublingual gland tumors: demographics, prognostic factors, and treatment outcomes Robert J. Lee,Elizabeth L. Tong,, Riki Patel, Nihal Satyadev, e Russell E. Christensen, Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol Feb 2016;121:180-187


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 106 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D