Roli i stomatologut nė diagnostikimin dhe terapinė e Sindromės sė Apnea-ve Obstruktive tė Gjumit (OSAS)

Patologji dhe Mjeksi Orale | 25 Mars 2016 |

Roli i stomatologut nė diagnostikimin dhe terapinė e Sindromės sė Apnea-ve Obstruktive tė Gjumit (OSAS)


Sindroma e apnea-ve obstruktive tė gjumit (OSAS) pėrbėn njė problematikė tė rėndė pėr shėndetin, duke provokuar njė mos ngopje me oksigjen tė gjakut, nė njė shkallė tė tillė qė nxit njė sėrė ngjarjesh tė ndryshme, nėpėrmjet stimulimit tė citokineve inflamatore dhe tė hormonit adrenocorticotrop qė mund tė kenė njė impakt nė cilėsinė e jetės dhe mund tė sjellin ngjarje potenciale tė rrezikshme pėr vetė jetėn.
Edhe pse OSAS tanimė godet njė numėr gjithnjė e mė nė rritje individėsh, vetėm vitet e fundit ėshtė njohur rėndėsia e stomatologut pėr tė qenė pjesė e skuadrės multi disiplinore (neurolog, pneumolog, otorinolog, kirurg, dietolog etj.) i aftė qė tė kryejė imazheri dhe tė ndėrhyjė nė zgjedhjet terapeutike tė OSAS. Njė numėr gjithnjė e mė i madh studimesh kanė dėshmuar se stomatologu me aplikimin e pajisjeve intraorale mund tė ndėrhyjė nė mėnyrė terapeutike nė format e lehta dhe tė moderuara tė OSAS. Vlerėsohet se frekuenca e OSAS ėshtė nė 4% tė popullsisė (rreth 2 milion individė) dhe qė vuajnė thjeshtė nga gėrhitja janė rreth 30% e tė rriturve, pėrqindje qė rritet ndjeshėm me rritjen e moshės.

 
Faktorėt qė mund tė kontribuojnė nė fillimin e OSAS janė:
• anomali tė ndryshme skeletore dhe tė indeve tė buta maksilo-faciale (Freedman 2014, Jordan 2014, Rodrigues 2010, Ronchi 2013),
• ērregullime endokrine (Annapurna 2014)
• duhanpirja
• obeziteti
• faktorėt gjenetikė (patino 2013)
• konsumi i alkoolit (Franklin 2015)
• faktorėt pozicional

Apnea obstuktive e gjumit shkaktohet nga kolapsi i faringut, pėrgjegjės pėr obstruksionin e rrugėve tė sipėrme tė frymėmarrjes, tė pėrhershme dhe tė pjesshme (hipopnea) ose tė plota (Apnea).
Karakteristikat e zakonshme tė OSAS pėrfshijnė episodet respektive tė fragmentarizimit tė gjumit me apnea / hipoapnea dhe pėrgjumje tė tepėrt gjatė ditės.
Nė njė artikull tė kohėve tė fundit tė publikuar nė "European Journal of Dental Education" tė Guneri dhe bashkėpuntorė, shkurt 2016, flitet qartė pėr kėtė problematikė me objektivin pėr tė mundėsuar informacione tė pėrditėsuara pėr dentistin nė fiziopatologji, njohuri dhe trajtim tė OSAS, me njė debat tė pėrqendruar mbi terapitė e OSAS nėpėrmjet njė aparati oral (OA). Nė kėtė artikull shpjegohen:


Terapia dhe trajtimi i OSAS qė konsistojnė nė:
• humbje nė peshė
• ndėrprerja e pėrdorimit tė duhanit dhe alkoolit nga ana e pacientit,
• terapia CPAP, qė konsiston nė njė pajisje me njė grup motori qė shtyn ajrin e filtruar nėpėrmjet njė maske faciale (qė pėrfshin hundėt, gojėn ose tė dyja) me njė presion pozitiv (shikoni foton),
• njė terapi mjekėsore (barnat qė injektohen pėr menaxhimin e formave tė lehta dhe tė moderuara tė OSA pėrfshijnė progestinat , acetazolamide teofilina, qė mundėsojnė njė njėsi mė tė madhe ventilimi, antidepresivė qė stimulojnė receptorėt qendrorė dhe inhibojnė receptorėt periferikė tė serotoninės dhe inhibitorėt e rithithjes sė serotoninės qė rrisin kufirin e ngacmimit tė rrugėve tė frymėmarrjes),
• njė ndėrhyrje kirurgjikale, nėse do tė ishte e nevojshme, pėr tė modifikuar rrugėt e sipėrme tė frymėmarrjes,
• stimulimi elektrik muskulor i rrugėve tė sipėrme tė frymėmarrjes,
• pozicionim i pajisjeve intraorale.


Shumė pacientė nuk janė nė gjendje tė dallojnė ose tė vlerėsojnė rolin e stomatologut pėr kėto lloj shqetėsimesh tė tyre (OSAS), megjithatė, do tė jetė detyrė e stomatologut vetė, ajo qė tė informohet rreth mundėsisė sė OSA, pėr tė ekzaminuar hyrjen nė zonėn nazofaringeale, pėrveē ndjekjes sė ekzaminimeve rutinė tė indeve tė forta dhe tė buta orodentar. Dentisti mund tė informohet mbi shenjat dhe simptomat e OSA dhe duhet tė ndjekė njė vizitė stomatologjike tė plotė edhe tė indeve tė buta dhe tė forta, tė muskujve pėrtypės dhe tė ATM, duhet tė vlerėsojė bllokimin dhe tė pėrcaktojė bruksizmin e mundshėm. Kur ėshtė e nevojshme, stomatologu duhet tu kėrkojė asistencė kolegėve tė tjerė profesionistė pėr tė vlerėsuar pėrgjumjen gjatė ditės dhe cilėsinė e gjumit gjatė natės.

Karakteristikat orofaciale dhe dentare qė lidhen me prezencėn e OSAS janė si mė poshtė:
• rritja e perimetrit tė qafės (≥16 inē te femrat dhe ≥17 te meshkujt),
• indeksi i masės trupore > 30 kg / m2,
• mandibula retrognatike,
• makroglosia,
• rritje e gjatėsisė sė fytyrės,
• gjuhė qė duket si e copėtuar nė anėt e saj,
• hipertrofi tonsilare dhe zvogėlimi i hapėsirės laterale peritonsilare,
• uvula e zgjatur,
• qiellzė tė thellė dhe tė fortė,
• anomali nazale,
• overjet i tepėrt

Stomatologu si terapi mund tė projektojė dhe realizojė pajisje intraorale pėr OSAS tė lehta apo tė moderuara, ose nė rastet e rėnda tė OSA, te pacientėt intolerant ndaj terapisė CPAP dhe qė nuk janė kandidatė pėr kirurgji. Kėto aparate intaorale janė projektuar pėr tė pėrmirėsuar qartėsinė e faringut posterior duke shtuar ngopjen me oksigjen.
Nė bazė tė mekanizmave tė tyre tė veprimit, ka lloje tė ndryshme pajisjesh intraorale, (OA). Pėrgjithėsisht funksioni i tyre ėshtė ai i avancimit tė mandibulės qė mban gjuhėn nė pozicion anterior (pajisje e mbajtjes sė gjuhės - TRD) sidomos te pacientėt pa dhėmbė.


Kundėrindikacionet e pėrdorimit tė kėtyre pajisjeve OA mund tė pėrfshijnė:
• sėmundje tė rėndė parodontale,
• prezencė ērregullimesh temporo-mandibulare (TMD),
• refluks tė rėndė faringeal,
• dalje jo e plotė e dhėmbėve (mė pak se 6 dhėmbė nė harkatat maksilare / mandibulare). Nė individėt pa dhėmbė,
• hipoksi e rėndė,
• fėmijė nė rritje,
• gamė e zgjatur e mandibulės <7 mm me hapje tė gojės tė limituar nė 30 mm ose me pak,
• te pacientėt e pamotivuar.

Roli i stomatologut nė evidentimin e diagnozės sė OSAS ėshtė vendimtar. Nė shumė raste mund t'i zgjidhė problematikėn pacientit duke projektuar pajisje intraorale qė pacienti duhet tė mbajė natėn gjatė gjumit. Sigurisht qė dentisti duhet tė njohė mirė argumentin dhe tė dijė si tė lėvizė nėse do tė kryejė njė trajtim tė mirė. Ja pėrse argumenti OSAS, qė nuk ėshtė normalisht i pėrfshirė nė programin aktual tė shumė kurseve tė diplomimit tė stomatologjisė, nė fakt duhet tė futet si protokoll.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33

Bibliografia:
- Freedman N. Improvements in current treatments and emerging therapies for adult obstructive sleep apnea. F1000Prime Rep 2014:6: 36.
- Jordan AS, McSharry DG, Malhotra A. Adult obstructive sleep apnoea. Lancet 2014: 383: 736-747.
- Rodrigues MM, Dibbern RS, Goulart CW. Nasal obstruction and high Mallampati score as risk factors for obstructive sleep apnea. Braz J Otorhinolaryngol 2010: 76: 596-599.
- Ronchi P, Cinquini V, Ambrosoli A, Caprioglio A. Maxillomandibular advancement in obstructive sleep apnea syndrome patients: a restrospective study on the sagittal cephalometric variables. J Oral Maxillofac Res 2013: 4: e5.
- Annapurna K, Suganya S, Vasanth R, Kumar PR. Prosthodontic approach to treat obstructive sleep apnea. Ann Med Health Sci Res 2014: 4: 481-486.),
- Patino M, Sadhasivam S, Mahmoud M. Obstructive sleep apnoea in children: perioperative considerations. Br J Anaesth 2013: 111 (suppl. 1): 83-95.
- Franklin KA, Lindberg E. Obstructive sleep apnea is a common disorder in the population-a review on the epidemiology of sleep apnea. J Thorac Dis 2015: 7: 1311-1322.
- Obstructive sleep apnoea and the need for its introduction into dental curricula. Güneri P, İlhan B, Ēal E, Epstein JB, Klasser GD. Eur J Dent Educ. 2016 Feb ISSN 1396-5883

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 90 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D