Duhani dhe parodontiti shtojnė riskun pėr baktere tė rrezikshme nė brendėsi tė implanteve

Implantologji | 24 Mars 2016 |

Duhani dhe parodontiti shtojnė riskun pėr baktere tė rrezikshme nė brendėsi tė implanteve


Duhani dhe sėmundja parodontale janė faktorė risku pėr kolonizimin e baktereve parodontopatike qė lidhen me implantet dentare, nė veēanti tė llojit qė mendohet se luan rol nė fillimin e periimplantitit. Kėtė e konfirmon njė grup kėrkuesish tė Universitetit tė Bernės si konkluzion i njė studimi retrospektiv(*) zhvilluar nė 504 implante, 10 vjet pas pozicionimit dhe nė 493 dhėmbėt ngjitur.

Pavarėsisht pėrhapjes gjithnjė e mė tė madhe tė implanteve, me kalimin e kohės janė sinjalizuar dėshtime tė ndryshme dhe prandaj janė projektuar studime pėr tė identifikuar faktorėt e riskut, por njihet mirė rreziku qė paraqet periimplantiti qė pėrveē se sjell lezione tė mukozės periimplantare si mukoziti, karakterizohet edhe nga njė humbje tė indit kockor mbėshtetės. 
Prania e baktereve dhe pėrgjigja e ulėt e organizmit janė qartėsisht tė lidhura me periimplantitin, por mikrobioma e pėrfshirė nuk ėshtė saktėsisht e njėjta qė gjendet te parodontiti. Pėr kėtė arsye, kėrkuesit zvicerianė janė propozuar qė tė verifikojnė nėse ekzistojnė lidhje midis sėmundjeve parodontale dhe pėrfshirjes sė disa mikrobeve qė lidhen me patologjitė perimplantare nėpėrmjet metodikave qė parashikojnė segmentimin e ADN-sė nga mikroorganizmat. Kėto analiza komplekse edhe pse janė akoma shumė tė kushtueshme po bėhen gjithmonė e mė shumė tė zakonshme dhe nė disa studime kanė mundėsuar zbulimin e pranisė sė mė shumė se njė mijė specieve bakteriale tė ndryshme nė mikrobiomėn orale. 


Nė kėtė rast, kampione tė pllakės janė marrė nė thellėsi tė vendeve tė implantuara dhe mė pas janė analizuar pėr tė kėrkuar specie bakteriale parodotopatike, stafilokokun, baktere nė formė shkopi, gram-negativė aerob dhe tharm.
Rezultati mė domethėnės ka tė bėjė me bakteret parodontopatike: janė identifikuar specie tė ndryshme, tė pranishme nė implante me pėrqindje tė ndryshueshme midis 6,2 dhe 78,4%; nė veēanti nė lidhje me implantet ka pasur kontingjente bakteriale shumė tė larta krahasuar me dhėmbėt ngjitur tė Tannerella forsythia, Parvimonas micra, Fusobacerium nucleatum/necrophorum dhe Campylobacter rectus.
Kėto mikroorganizma kanė qenė tė shumtė te pacientėt duhanpirės dhe te ata tė prekur nga sėmundja parodontale.
Nė njė pėrqindje tė lartė tė kampionėve janė zbuluar baktere stafilokoku, por vetėm nė raste tė rralla Staphylococcus aureus dhe megjithatė nuk janė verifikuar akoma  lidhjet midis stafilokokut prezent nė dy patologjitė e marra nė konsideratė, periimplantiti dhe parodontiti, me pėrjashtimin e vetėm tė mundshėm tė Staphylococcus warneri, pėr tė cilin autorėt kėshillojnė studime tė mėtejshme.


Pėr mė tepėr:
(*) Eick S, Ramseier CA, Rothenberger K, Brägger U, Buser D, Salvi GE. Microbiota at teeth and implants in partially edentulous patients. A 10-year retrospective study. Clin Oral Implants Res. 2016 Feb;27(2):218-25.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 103 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D