Afte tė pėrsėritura... po sikur tė jetė celiaki?

Patologji dhe Mjeksi Orale | 23 Mars 2016 |

Afte tė pėrsėritura... po sikur tė jetė celiaki?


Pacientja: Doktor, ka mundėsi tė mė jetė thyer njė dhėmb. Nė mėnyrė periodike faqja e djathtė mbushet me lezione tė vogla. Mė japin shumė dhimbje...
Doktori: Ta kontrollojmė... nuk mė duket se keni njė dhėmb tė thyer. Tė gjithė dhėmbėt tuaj janė tė shėndetshėm!
Pacientja: Atėherė do tė jetė nga stresi. Kohėt e fundit jam shumė e lodhur edhe zorra po mė bėn kapriēo dhe....
Doktori: Mund t'ju kėshilloj tė bėni njė analizė gjaku?
Pacietja: Por ju a jeni njė dentist?!


Disa batuta pėr tė hyrė nė njė argument qė sot ėshtė nė "modė": celiakia dhe dieta pa gluten. Dentisti, protagonist i bisedės, me siguri ka patur njė intuitė tė shkėlqyer thjesht duke dėgjuar me vėmendje tregimin e pacientes.


Aftet e pėrsėritura, tė njohura mė shumė nga profesionistėt e sektorit si stomatit aftoz, janė ulcera tė vogla (lezione) ovale ose rrethore, njė apo tė shumta, me njė kufij tė dukshėm tė rrethuara nga njė aureolė e skuqur dhe me njė pjesė qendrore me ngjyrė tė zbardhur qė shėrohen brenda njė jave. Janė shfaqje tė njė patologjie imunomediate dhe mund tė jenė aluzion i celiakisė.
Celiakia, njė patologji autoimune gjenetikisht e pėrcaktuar, veēanėrisht nė moshė pediatrike, ėshtė diagnostikuar sot edhe te tė rriturit dhe te tė moshuarit. Pjesa e trupit shėnjestėr e patologjisė dhe e simptomatologjisė sė saj janė zorrėt, por jo vetėm. Diarreja, frenimi i rritjes, bark i rrumbullaket i fryrė por edhe aborte tė shumtė, dhembje barku, dhembje koke, alopecia, pėrfaqėsojnė simptomat mė tė shpeshta.


Nė rastin e protagonistes sonė, binomi i provuar nga shumė studime shkencore ėshtė celiakia dhe aftet. Pak dihet pėr mekanizmin bio-molekular qė nėnvizon marrėdhėnien afte-celiaki tė pa diagnostikuar. Ajo ēka supozohet ėshtė se destrukturimi i qimeve tė mukozės, struktura tė pėrcaktuara pėr absorbim, nė veēanti pėr celiakinė, ēojnė nė mungesė tė hekurit, vitaminės B12 dhe acidit folik. Mungesa e kėtyre mikro ushqyesve do tė lehtėsonte formimin e afteve. Prova klinike lidhėse, ėshtė shfaqja e shėrimit tė lezioneve nė momentin qė realizohet ushqyerja me mungesė gluteni, qė i shndėrrojnė kėto lezionė nė njė tė dhėnė tė rėndėsishme objektive dhe/ose nė njė anamnezė pėr diagnostikimin e ceilakisė.
Inputi i duhur pėr njė diagnozė tė saktė ėshtė qė tė kryen analiza specifike serologjike:
- antitrupat anti-transglutaminaza IgA dhe dozimi i serumit IgA
- antitrupat anti-gliadina deamidata (AGAD)
- anti trupat anti-endomisio (EmA)

Nė vijim do tė fillohet njė ushqyerje korrekte dhe njė stil jetese i shėndetshėm qė parashikojnė largimin e glutenit, pėrzierje unike proteinike drithėrash dhe derivate.

Pėr mė tepėr:
Z Slebioda et al. Etiopathogenesis of recurrent aphthous stomatitis and the role of immunologic aspects: literature revieė. Arch Immunol Ther Exp. 2014 Jun; 62(3):205-15. doi: 10.1007/s00005-013-0261-y.
U Volta et al. The changing clinical profile of celiac disease: a 15-year experience (1998-2012) in an Italian referral center. BMC Gastroenterol. 2014 Nov 18;14:194. doi: 10.1186/s12876-014-0194-x.
K Cantekin et al. Presence and distribution of dental enamel defects, recurrent aphthous lesions and dental caries in children ėith celiac disease. Pak J Med Sci. 2015;31(3):606-9. doi:10.12669/pjms.313.6960.


Letizia Saturni
Profesioniste e shėndetit dhe specialiste e Shkencave tė ushqimit


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 69 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D