Zbardhimi i dhėmbėve. Faktorė tė ndryshėm kushtėzojnė efikasitetin

Higjiena dhe Parandalimi | 17 Mars 2016 |

Zbardhimi i dhėmbėve. Faktorė tė ndryshėm kushtėzojnė efikasitetin


Te pacientė mė tė rinj dhe me dhėmbė mė tė errėt zbardhimi i dhėmbėve ėshtė mė efikas, ndėrsa pacientėt me dhėmbė mė tė errėt qė i janė nėnshtruar trajtimit tė zbardhimit nė kushte shtėpie shfaqin rrezik mė tė ulėt pėr njė ndjeshmėri shumė tė lartė tė dentinės. Janė kėto konkluzionet kryesore tė njė studimi tė drejtuar nga kėrkues tė Universitetit shtetėror tė Ponta Grossa nė Brazil, qė janė propozuar tė identifikojnė faktorėt parashikues qė lidhen me efikasitetin dhe rreziqet e procedurave tė zbardhimit dentar. Pėr kėtė qėllim autorėt kanė marrė nė shqyrtim rezultatet e 11 studimeve tė publikuara nėpėr literatura rreth kėtij argumenti dhe kanė bėrė njė analizė tė kombinuar.


Pėr sa i pėrket pacientit, janė konsideruar nė mėnyrė tė pavarur variabla tė ndryshme: seksi, mosha, ngjyra e dhėmbėve para trajtimit (duke vlerėsuar nė bazė tė Njėsisė Treguese tė Hijes - Sgu), pėrveē tipit tė teknikės sė zbardhimit qė ėshtė pėrdorur, nė klinikė apo shtėpi.
Rezultatet e analizave kanė dėshmuar njė lidhje domethėnėse nė ndryshimin e ngjyrės shkaktuar nga procedura e zbardhimit dhe ngjyra fillestare e dhėmbėve dhe njė korrelacion analog me moshėn e pacientit: nė veēanti pėr ēdo vit moshe mė shumė autorėt kanė vėzhguar njė zvogėlim tė shkallės sė zbardhimit, mesatarisht 0,07 pikė tė shprehura sipas Sgu.


Edhe pse ngjyra e dhėmbit pėrcaktohet kryesisht nga ajo e dentinės, qė ėshtė njė nėnshtresė organike, autorėt hamendėsojnė se efikasiteti i madh qė pėrftohet nga zbardhja e dhėmbėve tė zverdhur mund tė ndikojė nė prezencėn e mė shumė substancave organike qė reagojnė ndaj veprimit oksidues tė peroksidit tė hidrogjenit. Fakti qė dhėmbėt e tė moshuarve reagojnė mė pak pozitivisht ndaj veprimit tė zbardhuesit mund tė jetė nė fakt atribut i modifikimeve fiziologjike qė ndodhin nė indet dentare gjatė plakjes.
Gjithashtu ėshtė dokumentuar njė efikasitet lehtėsisht mė i lartė nė zbardhjet e kryera nė klinika se sa nė ato shtėpiake dhe te femrat krahasuar me meshkujt: te kėta tė fundit duke qenė se kėrkuesit brazilianė nuk kanė arritur tė hamendėsojnė shpjegime tė mundshme, janė limituar me disa kėshilla tė njohura.
Edhe mėnyra e injektimit tė zbardhuesit ka treguar se mund tė influencojė nė rezultatet pėrfundimtare, mė shumė se nė vetė efikasitetin e zbardhimit, nė njė nga efektet e mundshme anėsore tė tij si ndjeshmėria shumė e lartė e dentinės; nėse nė procedurat e kryera tė zbardhimit nė klinikė dentare shqetėsimi ėshtė regjistruar nė 62,9% tė rasteve, kjo pėrqindje ėshtė reduktuar nė 51% nė trajtimet shtėpiake. Autorėt paralajmėrojnė qė tė tregohet kujdes nga kjo e dhėnė qė mund tė derivojė nga pėrdorimi i pėrqendrimeve tė ndryshme tė peroksidit tė hidrogjenit.


Adamo Calatroni


Pėr mė tepėr: Rezende M, Loguercio AD, Kossatz S, Reis A. Predictive factors on the efficacy and risk/intensity of tooth sensitivity of dental bleaching: A multi regression and logistic analysis. J Dent. 2016 Feb;45:1-6.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 103 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D