Bashkėveprimi midis amalgamės dhe metaleve tė tjerė tė pranishme nė zgavrėn e gojės: rast klinik

Patologji dhe Mjeksi Orale | 26 Shkurt 2016 |

Bashkėveprimi midis amalgamės dhe metaleve tė tjerė tė pranishme nė zgavrėn e gojės: rast klinik


Pavarėsisht se pėrdorimi i amalgamės ėshtė reduktuar ndjeshėm gjatė viteve falė futjes sė materialeve kompozitė dhe polimere, akoma vėrehen rikonstruksione tė kėtij tipi qė nė nivel tė kavitetit oral mund tė shfaqin efekte tė ndryshme anėsore. Pėr shembull nė praninė e metaleve apo aliazheve tė tjerė, si aliazhet e floririt nė kurorat protetike ose ēeliku i kunjave tė parafabrikuara apo pajisjet ortodontike, mund tė shfaqen fenomene tė bimetalizimit ose galvanizimit me gjenerim tė potencialeve elektrike tė favorizuara nga pėshtyma qė shėrben si mjet pėrcjellės. Punimi i Juan Manuel Gone Benites dhe Matteo Basso i Università degli Studi nė Milano (Dental Cadmos 10/2014) me titull "Bashkėveprimi midis amalgamės dhe metaleve tė tjerė tė pranishme nė zgavrėn e gojės", pėrshkruan njė rast me lezione kronike tė mukozės tė shkaktuara veēanėrisht nga ky fenomen.


Rast klinik
Njė paciente 48 vjeēare ankohet pėr njė ndjesi me shije metalike nė gojė dhe djegie spontane nė zonat laterale tė gjuhės qė intensifikohet pas higjienės orale dhe konsumimit tė ushqimeve acide.
Nė analizėn klinike vėrehen lezione eritematoze me dhimbje gjatė kontaktit nė anėt e gjuhės dhe lezione tė tjera pa dhimbje nė pjesėn e pasme tė faqeve (fig. 1-4); nė analizėn e elementeve dentare vėrehet prezenca e dy kurorave prej metali nė pjesėn 3.6, 3.7 (fig. 5) dhe mbushje tė reja me amalgamė tė shpėrndara si nė harkatėn e sipėrme dhe nė atė tė poshtme, katėr nga kėto shfaqin fenomene erozive, dėme ose rrjedhje anėsore.

 




Figura 1 Lezioni erimatoz në anën e djathtë të gjuhës, pranë së cilës vërehen mbushje me amalgamë
Figura 2 Lezioni erimatoz në anën e majtë të gjuhës
Figura 3 Lezioni erimatoz në faqen e majtë, pranë kurorave në metal
Figura 4 Lezioni erimatoz në faqen e djathtë, pranë mbushjeve me amalgamë
Figura 5 Prania e dy kurorave në metal pranë dy mbushjeve me amalgamë

 

 

Mbushjet me amalgamė janė kryer rreth 10 vjet mė parė dhe vizita e fundit stomatologjike daton katėr muaj mė parė me rastin e realizimit tė dy kurorave prej metali. Nga kėto tė dhėna mund tė mendohet se faktori shkaktues i djegies sė gjuhės dhe i shijes metalike ėshtė prezenca e mė shumė se njė lloji metali nė zgavrėn e gojės, qė do tė provokonte ndryshime nė potencialin elektrik (efekti bateri), prezenca e rrymės elektrike konstante mund tė jetė nė fakt njė shkak i mundshėm pėr shqetėsime tė mukozės.
Mbushjet me amalgamė janė zėvendėsuar me materiale kompozite dhe gjatė terapisė ėshtė vėzhguar njė pėrmirėsim progresiv i simptomave deri nė zhdukjen e tyre dhe nė shėrimin e plotė tė lezioneve tė mukozės.


Autorėt rekomandojnė njė vlerėsim tė kujdesshėm tė situatės pėr restaurimet konservative tė pranishme nė zgavrėn e gojės, sidomos nėse janė prej metali dhe mbi tė gjitha nė rastin e rehabilitimit protetik qė parashikon pėrdorimin e aliazheve prej ari apo tė materialeve mė tė fundit CAD-CAM (titan dhe krom-kobalt).
Nė rastin e diagnozės sė lezioneve tė mukozės tė lokalizuara nė zona pranė njėra tjetrės me restaurime nė amalgamė, heqja e kėtyre tė fundit duhet tė jetė gjithmonė njė trajtim i zgjedhjes sė parė, gjithmonė nėse nuk ekzistojnė udhėzime tė qarta pėr analiza mė tė detajuara (biopsi).

Sinteza nėn kujdesin e: Anna Maria Melica, Konsulente Shkencore e Dental Cadmos


Pėrktheu: Erjola Taga


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 123 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D