Leukoplakia pushore: nuk lidhet gjithmonė me HIV - in apo me imunodepresione tė rėndėsishme. Mund edhe tė shkaktohet nga marrja e medikamenteve tė caktuara

Patologji dhe Mjeksi Orale | 9 Shkurt 2016 |

Leukoplakia pushore: nuk lidhet gjithmonė me HIV - in apo me imunodepresione tė rėndėsishme. Mund edhe tė shkaktohet nga marrja e medikamenteve tė caktuara


Stomatologu ėshtė gjithnjė nė qendėr tė parandalimit jo vetėm pėrsa i pėrket sėmundjeve tė dhėmbėve por edhe pėrsa i pėrket shėndetit tė pėrgjithshėm tė pacientit, sė bashku me mjekun e familjes qė ėshtė nė kontakte mė tė shpeshta me qytetarin. Njė pjesė e mirė e patologjive kronike paraqet edhe rastet orale apo sidoqoftė ndryshon ekuilibrin dhe gjendjen e shėndetit oral. Stomatologu nuk duhet tė kufizohet vetėm te kujdesi i dhėmbėve por duhet tė jetė gjithmonė i vėmendshėm ndaj ndonjė anomalie qė shfaqet te mukoza e gojės dhe tė kryejė kontrollet e nevojshme. Pėr shembull ndodh shpesh qė stomatologu tė zbulojė njolla tė bardha qė shfaqen nė mėnyrė tė vazhdueshme, qė nuk hiqen lehtė (tek mukoza orale, tek mishrat e dhėmbėve, faqet, gjuha dhe te dyshemeja e gojės) qė pėrcaktohen si leukoplakia.

Njė lloj i veēantė leukoplakie, e quajtur leukoplakia pushore apo me fije tė shkurtra prek mbi tė gjitha personat tek tė cilėt sistemi imunitar ėshtė dobėsuar nga medikamentet ose sėmundjet, sidomos HIV/AIDS. Leukoplakia pushore shkakton njolla tė bardha qė i ngjajnė plagėve apo kreshtave nė anėt e gjuhės. Shpesh ngatėrrohet me mugthin oral. Leukoplakia pushore ėshtė rezultati i njė infeksioni me virusin Epstein-Barr (EBV). Nė momentin qė infektohesh virusi qėndron nė trup pėr gjithė jetėn. Normalisht, virusi ėshtė i fshehur, por nėse sistemi imunitar dobėsohet, virusi mund tė riaktivizohet duke ēuar nė kushte tė tilla pikėrisht si leukoplakia pushore.


Personat e prekur nga HIV/AIDS janė veēanėrisht tė rrezikuar nga zhvillimi i leukoplakisė pushore. Edhe pse pėrdorimi i ilaēeve anti - retrovirale e ka zvogėluar numrin e rasteve, leukoplakia pushore prek akoma plot 25% tė personave me HIV dhe mund tė jetė njė nga shenjat e para tė infeksionit nga HIV, ja pse stomatologu luan njė rol kryesor nė diagnozėn e hershme tė patologjive kronike. Shfaqja e leukoplakisė orale pushore mund edhe tė jetė njė tregues qė terapia atiretrovirale po dėshton.


Por jo gjithmonė leukoplakia pushore lidhet me infeksionin nga HIV dhe pėr kėtė flitet nė njė studim tė fundit   (Twenty-first-century oral hairy leukoplakia-a non-HIV-associated entity. Chambers AE, Conn B, Pemberton M, Robinson M, Banks R, Sloan P; Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol. 2015 Mar;119(3):326-32). Autorėt e kėtij studimi kanė zgjedhur, nė harkun kohor janar 2007 - dhjetor 2013, 35 pacientė me leukoplaki pushore qė nuk kishin tė bėnin me virusin HIV. Ėshtė treguar infektimi nga virusi Epstein-Barr (EBV) nėpėrmjet hibridizimit nė vend me acid ribonukleik primar.

Rezultatet qė u arritėn nga autoėt e kėtij studimi janė si mė poshtė:
• Pjesa mė e madhe e pacientėve (34 nga 35) tregonte plagė tė lokalizuara nė gjuhė, kryesisht nė pjesėn anėsore (25 nga 34).
• Dy pacientė kishin plagė tė dyanshme nė pjesėn anėsore tė gjuhės.
• Pacienti i mbetur kishte njė plagė qė pėrfshinte dyshemenė e gojės.
• Njėzet e katėr plagė kanė treguar rastin e bashkė-infektimit me Candida.
• Njėzet e tetė pacientė tregonin problematika tė frymėmarrjes qė ndėrhynin gjatė progresit tė sėmundjes (astmė ose bronkopneumopati kronike obstruktive) qė kėrkonin pėrdorimin e rregullt tė steroideve me atė tė thithjes.
• Katėr pacientė ishin duke marrė inalacione tė kombinuara me terapinė me steroide sistematike.
• Katėr pacientė ishin prekur nga sėmundje autoimune, qė kėrkonin trajtimin me steroide apo ilaēe tė tjera imunosupresive
• Katėr pacientė ishin prekur nga diabeti.

Pra mund tė arrihet nė pėrfundimin qė prania e leukoplakisė pushore nuk ėshtė patognomonike me infektim nga HIV ose imunosupresive kronike  e rėndėsishme,por shfaqja e saj mund tė pėrcaktohet nga pėrdorimi i ilaēeve steroide lokale ose inalator kronik.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Kordinatore shkencore e Odontoiatria33

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 128 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D