Mbushės i ri bioaktiv me bazė xhami pėr restaurimet nė kompozitė: rezultate laboratorike tė shkėlqyera pėr reduktimin e rrjedhjes margjinale

Konservativė | 3 Shkurt 2016 |

Mbushės i ri bioaktiv me bazė xhami pėr restaurimet nė kompozitė: rezultate laboratorike tė shkėlqyera pėr reduktimin e rrjedhjes margjinale

Nga njė studim i kryer nė Shtetet e Bashkuara ka dalė se normat e dėshtimit vjetor pėr restaurimet nė kompozitė shkojnė deri nė 15% [Hickel 2005]


Nga njė studim i kryer nė Shtetet e Bashkuara ka dalė se normat e dėshtimit vjetor pėr restaurimet nė kompozitė shkojnė deri nė 15% [Hickel 2005] dhe njė rishikim i literaturės sugjeron qė kohėzgjatja mesatare relative e kompozitave dentare ėshtė vetėm 6 vjet [Downer 1999].
Motivi mė i zakonshėm i kėtyre dėshtimeve ėshtė kariesi sekondar qė verifikohet nė kufijtė e mbushjes.
Pėr tė reduktuar kariesin sekondar te restaurimet nė kompozitė kėrkimi propozon njė material bioaktiv me bazė xhami (BAG) i njohur pėr zotėrimin e vetive antimikrobike dhe rimineralizuese por pėrdorimi i tij si mbushje pėr restaurimet me kompozitė me bazė rezine pėr tė ngadalėsuar kariesin e pėrsėritur nuk ėshtė studiuar akoma shumė.


Sipas njė studimi tė fundit in vitro nė Amerikė tė publikuar nė Dental Materials nė janar 2016 ky material bioaktiv me bazė xhami (BAG) nėse ėshtė pėrbėrės i rezinės pėr mbushjet e dhėmbėve ėshtė nė gjendje tė reduktojė nė mėnyrė tė konsiderueshme penetrimin e biofilmit nė hapėsirat margjinale tė restaurimeve, me fuqinė pėr tė ngadalėsuar zhvillimin dhe pėrhapjen e kariesit sekondar nė kufijtė e restaurimit.
Autorėt e studimit kanė marrė molarė tė shėndetshėm qė janė hequr nga njerėzit, kanė kryer njė seksion tė parė poshtė majės sė rrėnjės dhe njė seksion tė dytė mbi pulpėn e dhėmbit.


Janė prodhuar pra seksione tė dhėmbit me trashėsi 2,5 - 3 mm dhe me diametėr 9mm, tė pėrbėrė nga dentina me smalt nė perimetrin e diskut. Ėshtė kryer mė pas mbushja e kėtyre seksioneve, ndėrsa kufiri i tyre ėshtė polimerizuar pėr 10 sekonda dhe kompozita, e futur me rritje tė vetme tė trashėsisė me rreth 2 mm, tė polimerizuar pėr 20 sekonda. Mbushjet janė kryer duke pėrdorur dy tipe materialesh kompozitė:
Grupi 1: te i cili materiali kompozitė pėrmbante 15% tė peshės sė mbushjes me BAG (15BAG)
Grupi 2 ose grupi i kontrollit pa BAG, tek i cili materiali kompozitė pėrmban njė mbushje me bazė aerosol silici (0BAG-kontrolli).
Kampionėt e tė dyja grupeve janė infektuar dhe nė sipėrfaqen e tyre ėshtė kultivuar njė biofilm me Streptocossus mutans, pra tė testuar nė brendėsi tė njė bioreaktori pėr dy javė ndėrsa i janė nėnshtruar cikleve me ngarkesė mekanike. Ėshtė vlerėsuar pra thellėsia e penetrimit tė biofilmit qoftė pėr kampionėt 0BAG dhe qoftė pėr kampionėt 15BAG.


Nga rezultatet e marra nga autorėt nė kėtė studim ėshtė parė qė thellėsia mesatare e penetrimit bakterial nė boshllėkun margjinal pėr kampionėt e mbushur me 15BAG ishte nė mėnyrė tė konsiderueshme mė e vogėl (~61%) nė krahasim me atė tė marrė pėr kampionėt e mbushur me 0BAG dhe pa kėtė mbushės inovativ bioaktiv me bazė xhami, ku ėshtė vėzhguar njė penetrim me 100% pėr tė gjithė kampionėt me biofilm tė penetruar nėn restaurim.


Mbushėsi inovativ bioaktiv me bazė xhami (BAG) qė pėrmbahet nga rezina e kompozitave dentare redukton penetrimin in vitro tė biofilmit nė hapėsirat margjinale tė restaurimit/sipėrfaqet e dhėmbėve. Kjo sugjeron qė rikonstruksionet nė kompozitė me bazė BAG mund tė kenė edhe fuqinė pėr tė ngadalėsuar zhvillimin dhe pėrhapjen e kariesit sekondar nė kufijtė e restaurimit, duke zgjatur jetėgjatėsinė mesatare. Por janė tė nevojshme studime klinike tė fundit pėr konfirmim.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 77 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D