Ėnjtje e qiellzės nga njė ulcerė

Patologji dhe Mjeksi Orale | 3 Shkurt 2016 |

Ėnjtje e qiellzės nga njė ulcerė

G. Mergoni, M. Manfredi, M. Meleti, E. Merigo, L. Corcione, A. Sarraj, T. Simonazzi, P. Vescovi


Paraqitet nė klinikė njė pacient mashkull, 56 vjeē, i thirrur nga vetė mjeku me diagnozė ulcerė tė pjesės sė fortė tė qiellzės nė anėn e majtė. Pacienti referon qė rreth 10 ditė mė parė ishte shfaqur njė ėnjtje e cila shkaktonte dhimbje nė pjesėn e qiellzės, kishte marrė barna pėr tė dhe qetėsues pėr njė javė. Por ėnjtja ishte rritur nė mėnyrė progresive dhe rreth dy ditė mė parė kishte marrė formėn e ulcerės. I alarmuar pėr pėrparimin e shpejtė tė lezionit ai i ishte drejtuar stomatologut tė tij tė besuar, i cili i kishte kėrkuar njė ortopantomografi, qė kishte rezultuar negative pėr lezionet nė kockėn e nofullave.
Klinikisht lezioni paraqitet si ėnjtje me diametėr rreth 2 cm duke patur nė qendėr njė ulcerė rrethore nė formė krateri rreth 1 cm me kufij tė qartė dhe tė zbuluar (fig. 1). Ulcera vishej nga njė material i ngjashėm me fibrat. Nė momentin e vizitės pacienti thotė se ndjen vetėm njė bezdisje tė lehtė nė mungesė tė paresthesia. Nuk ka lezione tė tjera nė mukozėn e zgavrės sė gojės. Anamneza pėrjashton trauma tė fundit mekanike dhe termike nė nivelin e qiellzės, ndėrsa ėshtė pozitive pėr shfaqjen periodike tė afteve, sidomos nė nivelin e buzės sė poshtme dhe tė mukozės, qė zakonisht largohen pėr njė javė. Nuk ka patur ngjarje tė tilla mė parė qė tė mund tė lidhen me shfaqjen e lezionit. Pacienti referon se ėshtė njė duhanpirės dhe se merr cardioaspirina, pas njė shfaqjeje tė angina pectoris 3 vjet mė parė dhe simvastatina pėr trajtimin e hiperkolesterolemisė. Vlerėsimet e fundit hemato-kimike  nuk evidentojnė vlera anormale.


Diagnoza dhe trajtimi
Pavarėsisht se anamneza lejon tė pėrjashtohet njė shkak traumatik, aspekti klinik i lezionit nuk lejon qė tė vendoset njė diagnozė e sigurt. Prandaj, pasi ėshtė marrė konsensusi nga ana e pacientit, ėshtė e nevojshme njė biopsi me anė tė prerjes sė lezionit. Nė diagnozėn diferenciale janė marrė nė konsideratė shfaqje tė lezioneve malinje (karcinoma e qelizave skuamoze, carcinoma cistike, leucemi, linēoma), ulcera me etiologji infektive (tuberkulozi,sifilizi terciar) dhe ulcera beninje me natyrė inflamatore (afte madhore). Analiza mikroskopike e kampionit tė marrė pėr biopsi zbulon njė kuadėr tė sialadenitis kronik me regres atrofik, qė lidhet me njė infiltrim tė rėndėsishėm inflamator (fig.2). Kuadri anatomo-patologjik rezulton nė pėrputhje me diagnozėn e sialadenitis nekrotizues (SN).
SN - ja ėshtė njė proces reaktiv inflamator nekrotizues i gjėndrave tė pėshtymės. Ėshtė njė gjendje e rrallė, beninje, qė vėrehet me shpesh nė nivel tė gjėndrave tė vogla tė pėshtymės nė pjesėn e fortė tė qiellzės. Edhe pse etiologjia ėshtė e panjohur autorėt besojnė se nė vijim tė faktorėve predispozues (trauma, injeksione tė anestetikėve lokalė, proteza tė lėvizshme tė papėrshtatshme, ndėrhyrjeve kirurgjike, duhan pirjes) krijohet njė difekt i mikroqarkullimit me pasojė nekrozėn ishemike tė indit. SN-ja ka si tendecė tė zgjidhet nė mėnyrė spontane me kalimin e muajit (fig.3).
Karakteristika qė e zbulon mė shumė patologjinė konsiston nė aspektin makroskopik dhe mikroskopik, qė mund tė sjellė njė diagnozė tė gabuar tė lezioneve malinje. Nė fakt ulcera nė gjendje tė rėndė me fillim tė shpejtė dhe metaplazi skuamoze qė vėzhgohen gjatė rrjedhės sė SN-sė mund tė ēojnė nė dhėnien e diagnozės sė karcinomės sė qelizave skuamoze ose karcinomės mukoepidermoide, me trajtime tė mėtejshme invazive tė panevojshme. Analizimi i kujdesshėm i kampionit tė biopsisė nga ana e njė patologu ekspert dhe vėzhgimi i evoluimit nė kuadrin klinik janė gjithashtu thelbėsor pėr njė diagnozė tė saktė.


Pėrktheu: Valbona Spahia




Figura 1 Aspekti klinik i lezionit: Ënjtja në formën e ulcerës në  pjesën e fortë të qiellzës
Figura 2 Aspektet histologjie të kampionit të biopsisë së vënë në dukje një kuadër të sialadenitis kronik me regres atrofik, që lidhet me një infiltrim të rëndësishëm inflamtor (hematoksilina e eosinës, zmadhim 4X)
Figura 3 Shërimi pothuajse i plotë i indeve pas 4 javësh

Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 108 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D