Aplikimi ditor i fluorit si masė parandaluese kundrejt kariesit

Higjiena dhe Parandalimi | 2 Shkurt 2016 |

Aplikimi ditor i fluorit si masė parandaluese kundrejt kariesit


JADA, revista shkencore e ADA (American Dental Association) ka publikuar nė njė nga numrat e saj rekomandimet klinike tė vėrtetuara nga njė grup ekspertėsh pėr pėrdorimin ditor tė fluorit pėr parandalimin e kariesit.


Gjatė njoftimit, ADA thekson sesi pėr herė tė parė, kėto rekomandime janė pėrditėsuar sipas njė rishikimi sistematik tė studimeve klinike.
Nė mėnyrė tė pėrmbledhur rekomandimet qė duhet t'i kėshillohen pacientėve me rrezik pėr karies janė si mė poshtė:
A) Pėrdorimi nė shtėpi i njė xheli me bazė fluori me 0,5% ose pastė dhėmbėsh ose shpėlarės me 0,09% fluor (pacientėt mbi 6 vjeē).
B) Aplikimet e njė produkti nga ana e stomatologut me 2,26% fluor ose i njė xheli me fluor nė njė pėrqendrim 1,23 % ēdo 3-6muaj.


"Mė bėhet qejfi qė ADA kėshillon njė masė parandaluese qė grupi i drejtuar nga prof. Laura Strohmenger dhe i koordinuar nga Eugenio Brambilla nė Universitetin e Milanos, ka publikuar shkencėrisht nė vitin 1999" - thotė prof. Massimo Gagliani, drejtor shkencor i Odontoiatria33.
"Pėr tė verifikuar efikasitetin e kėsaj mase parandaluese - nė atė punim shkencor - u kryen aplikimi tė fluorit nė grupe fėmijėsh nė shkollė ēdo 6 muaj, njė masė absolutisht minimale. Rezultatet ishin interesante: tek individėt me rrezik tė ulėt ndaj kariesit, ishte shumė efikas, ndėrsa tek ata me rrezik tė lartė efikasiteti nė 5vjet ishte modest."


"Problemi i vėrtetė" - vijon profesori - "ėshtė vendosja nėse njė person ėshtė nė rrezik pėr karies, (nėpėrmjet llogaritjes sė streptokokėve, masės sė fluksit tė pėshtymės, zakoneve ushqimore etj.) gjė tė cilėn ADA nuk e specifikon duke vendosur pėrballė njė trajtimi tė tepruar tė pacientėve nga ana e dentistėve, duke dashur tė jenė provokatorė.
Nė tė vėrtetė, sapo inkuadrohet rreziku i pėrgjithshėm i kariesit, individi mund tė shkojė nė programin A: pėrdorimi i butė ditor i fluorurit  edhe nė shtėpi ose Programi B (rreziku): pėrdorimi profesional i fluorurit dhe kontrolli periodik."


Profesor Gagliani pėrfundon duke thėnė se: - "30% e popullsisė sipas sondazheve ėshtė nė rrezik pėr tu sėmurur rėndė nga kariesi. Dhe ėshtė gjithashtu e vėrtetė se nė ditėt e sotme, nė realitete si ai milanez mbi 55% e fėmijėve nėn 12 vjeē janė pa karies."


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 73 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D