Stomatiti dhe aftet: shkaqet dhe kurat

Higjiena dhe Parandalimi | 29 Janar 2016 |

Stomatiti dhe aftet: shkaqet dhe kurat


Stomatiti aftoz ėshtė njė proces inflamator i pjesėve tė buta tė zgavrės orale i karakterizuar nga formimi i plagėve tė vogla ulceroze, tė quajtura afte, nė gingiva, qiellzė, gjuhė, sipėrfaqet e brendshme tė faqeve dhe buzėt.


Shkaqet
Mund tė varet nga higjena e dobėt orale, nga pėrdorimi i aparaturave dhe protezave dentare, nga mikrotrauma nė brendėsi tė gojės (kafshime etj) dhe nga rėniet e mbrojtjeve imunitare. Midis faktorėve tė rriskut janė identifikuar edhe mungesa e folateve, tė vitaminės B12 dhe hekurit, stresi, infeksione tė tjera, ndryshime hormonale qė lidhen me ciklin menstrual, radio dhe kimioterapia. Mund edhe tė lidhet me celiakinė, sėmundjen Crohn dhe patologji tė tjera me natyrė auto-imunitare.


Paraqitja dhe simptomat
Aftet mund tė kenė pėrmasa tė ndryshme, tė jenė tė izoluara ose grumbull, me formė rrethore ose vezake, tė rrethuara nga njė aureolė me ngjyrė tė verdhė nė tė bardhė dhe tė kuqe nė qendėr. Simptomat tipike janė djegie, dhimbje akute dhe bezdisje sidomos gjatė kohės sė ngrėnies ose pėrdorimit tė furēės sė dhėmbėve, halitosis, prodhimi i tepėrt i pėshtymės. Edhe pse i ngjashėm nga pamja, stomatiti aftoz nuk ngatėrrohet me "temperaturėn" e buzėve (stomatiti me herpes) i mbėshtetur nga Herpes simplex. Flluskat e herpesit, qė rriten nga jashtė gojės, nė sipėrfaqen e buzėve, nė flegrat e hundės janė ngjitėse, stomatiti aftoz jo.


Terapia
Edhe nė mungesė tė trajtimit, dhimbja shumė e fortė ka si tendencė tė zbutet me kalimin e ditėve dhe lezionet shėrohen pėr dy javė. Te aftet mund tė jetė e dobishme tė aplikohen xhel mbrojtės me bazė lidokaine pėr tė mpirė dhimbjen dhe tė bėhen shpėlarje me shpėlarės goje me bazė klorheksidine. Nė disa raste tregohet pėrdorimi i kortikosteroideve nė nivel lokal duke i kushtuar vėmendje qė tė mos zhytet shkopi qė ka prekur aften nė shishen e barit. Te tė rriturit, nė rast pėrsėritjeje, pėrdoret lyerja me tetraciklinė e cila nuk duhet tė kapėrdihet poshtė por tė mbahet te plaga. 

Pėrkthimi: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 121 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D