Ndryshimet nė zgavrėn e gojės dhe strategjitė parandaluese nė menopauzė

Higjiena dhe Parandalimi | 29 Dhjetor 2015 |

Ndryshimet nė zgavrėn e gojės dhe strategjitė parandaluese nė menopauzė


Periudha e menopauzės karakterizohet nga ndryshime fiziologjike tė rėndėsishme nė trupin e gruas, qė lidhen kryesisht me prodhimin e reduktuar tė estrogjenit. Pasojat e njė mungese tė tillė hormonale shėnohen mė shumė nė rastet e menopauzės sė parakohshme, veēanėrisht nėse nuk janė marrė terapi tė pėrshtatshme hormonale. Disa ndryshime tė rėndėsishme kanė tė bėjnė me zgavrėn e gojės, me shfaqjen e dhimbjeve tė pėrhapura, inflamacion tė gingivave, ndjesi djegieje, ndryshim i katėr shijeve kryesore (e ėmbėl, e kripur, e hidhur dhe e thartė), goja e thatė, humbja e dhėmbėve dhe riabsorbimi i kockės nė alveolat dentare. Ndryshimet hormonale dhe ato tė natyrshme nė sferėn mikrobiologjike ndikojnė edhe te goja. Mund tė verifikohet njė reduktim i sekrecioneve tė pėshtymės dhe njė tharje e lehtė dhe irritim i mukozave dhe i gingivave, qė ēojnė nė gingivo - stomatit nga menopauza. Gjendjet kryesore orale qė mund tė shfaqen nė menopauzė janė:
• Osteoporoza;
• Parodontopatitė (parodontiti, ginigiviti, gingiviti deskuamativ);
• Stomatopyrosis;
• Kserostomia.


Ndryshimet hormonale tė organizmit tė femrės kontribuojnė nė rritjen e incidencės sė kariesit dhe problemeve me gingivat. Ėshtė e nevojshme t'i kushtohet vėmendje higjienės orale duke kryer kontrolle tė shpeshta. Rritja e hormoneve nė fazėn menstruale pėrcakton njė reaktivitet mė tė madh tė gingivave nė krahasim me pllakėn bakteriale; gjatė shtatzėnisė 60 - 75 % e nėnave tė reja preken nga gingivitis, i karakterizuar nga skuqja, edema dhe gjakosja. Edhe menopauza, qė shėnohet nga njė prodhim i reduktuar i estrogjenėve, ka pasoja tė shumta nė zgavrėn e gojės: tendencė pėr inflamacion tė gingivave, modulim tė ndryshuar tė shijeve kryesore (e ėmbėl, e kripur, e hidhur dhe e thartė) dhe goja e thatė. Masat pėr parandalimin e infeksioneve parodontale duhen shpjeguar me kujdes, duke theksuar arsyet e heqjes sė shpeshtė tė gurzave duke ju shtuar njė trajtim i pėrpiktė nė shtėpi.
Nė periudhėn e menopauzės dhe postmenopauzės mund tė verifikohen ndryshime tė rėndėsishme nė gjendjet orale tė pacienteve. Kėto gjendje patologjike janė tipike tė fazės hormonale qė i intereson tė gjithė trupit tė femrės dhe qė sjell nė nevoja tė reja pėr ndėrhyrje nga ana e mjekut. Problematika si osteoporoza, parodontopatitė, stomatopyrosis dhe kserostomia monitorohen, parandalohen dhe mundėsisht kurohen me protokollė specifikė.


Artikullin e plotė e gjeni duke klikuar kėtu.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 89 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D