Lezion ulceroz i fshehur nė buzėn e poshtme

Parodontologji | 28 Dhjetor 2015 |

Lezion ulceroz i fshehur nė buzėn e poshtme

G. Mergoni, M. Manfredi, M. Meleti, L. Corcione, E. Merigo, R. Guidotti, A. Sarraj, T. Simonazzi, P. Vescovi


Rasti klinik


Prezantimi i rastit
Nė klinikė paraqitet njė zotėri me moshė 73 vjeēare. I thirrur nga mjeku i tij pėr shkak tė njė lezioni tė buzės sė poshtme qė i ėshtė zbuluar rreth njė vit mė parė. Pacienti, me profesion fermer, referon se ka njė shėndet tė mirė, e ka lėnė duhanin rreth 15 vjet mė parė dhe pi gjysmė gote verė nė ēdo vakt. Nga anamneza mjekėsore e pacientit rezulton se mjekohet pėr hipertension arterial dhe thotė se nė tė shkuarėn ka hequr njė karcinomė tė qelizave bazė qė ju krijua nėn lėkurėn e hundės. Me trashjen e lezionit, tė pėrmasave me rreth 1 cm, shfaqej si njė gėrryerje nė mes tė buzės sė poshtme qė shfaqej si ulcerė nė disa pika dhe e fshehur nė disa tė tjera (Fig. 1). Gjatė prekjes nuk zbuloheshin pjesė tė forta. Pacienti nuk referonte pėr simptoma tė veēanta pėrveē njė ndjesie tė lehtė djegieje dhe bezdie. Pėrdorimi i gjalpit tė kakaos, kremrave me veti qetėsuese dhe antimykotik nuk kishin ēuar nė njė pėrmirėsim klinik. Pacienti, pėrveē kėsaj, nuk referonte pėrparime ose traumatizma tė fundit nė zonė.

Diagnoza dhe trajtimi
Prania e lezionit prej tė paktėn njė viti, lokalizimi nė buzėn e poshtme, aspekti ulceroz i fshehur, ekspozimi pėr njė kohė tė gjatė  ndaj pėrbėrėsve ultra-vjollcė tė dritės sė diellit pėr arsye profesionale janė tė gjitha karakteristika kliniko-anamnestike koherente me diagnozėn e inflamacionit fotokimik ose keratosis diellore. Pėr tė konfirmuar dyshim diagnostikues dhe pėr tė pėrjashtuar praninė enjė karcinome ėshtė vendosur tė kryhet njė biopsi duke e prerė lezionin. Ekzaminimi histologjik ka evidentuar hiperplazi tė epitelit skuamoz me keratinizim tė ndryshuar, infiltrim inflamator kronik dhe elastozė tė indit lidhor pėrreth (fig.2). Kuadri histopatologjik paraqet aspekte tė displazisė sė moderuar dhe ishte koherent me adresimin diagnostikues tė inflamacionit fotokimik.
Kjo gjendje vėrehej kryesisht te personat e moshuar si pasojė e ekspozimit pėr njė kohė tė gjatė nė diell (fermerė, marinarė) dhe prek kryesisht buzėn e poshtme. Aspekti qė dallon mė shumė patologjinė ėshtė norma e transformimit malinj, qė sipas pjesės sė tė madhe tė autorėve pėrfshin nga 6% deri nė 10%. Trajtimet e propozuar pėrfshinin kirurgjinė (amputim me laser CO2 etj) aplikime ditore tė barnave citostatik (5 - fluorouracil) dhe njė qasje mė konservative tė llojit "wait and see" me vizita kontrolli periodike dhe afėr njėra me tjetrėn. Nga marrėveshja me pacientin ishte kryer njė heqje konservative e lezionit, me vizita pasuese kontrolli ēdo 3 - 4 muaj. Pėrveē kėsaj ėshtė kėshilluar pėrdorimi i kremrave me filtra mbrojtėse ndaj diellit pėr tė parandaluar dėmtime tė tjera tė indeve, duke qenė se pacienti ishte shumė i ndjeshėm nga rrezeve diellore ultra-vjollcė, e treguar edhe nga karcinoma e mėparshme e qelizave bazė qė ishte krijuar nė lėkurėn e hundės. Aktualisht pacienti nuk ka asnjė sėmundje dhe shenjat nga ndėrhyrja ishin minimale nė njė zonė qė ėshtė shumė e rėndėsishme nga ana funksionale dhe estetike (fig. 3).


Pėrktheu: Valbona Spahia




Figura 1
Figura 2
Figura 3

Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 98 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D