Nė rritje zbulimi klinik i lezioneve jo karioze tė cervikalit tė tretė

Konservativė | 24 Dhjetor 2015 |

Nė rritje zbulimi klinik i lezioneve jo karioze tė cervikalit tė tretė


Vitet e fundit gjithnjė e mė shpesh ėshtė e mundur tė zbulohet prania e gjendjeve tė karakterizuara nga humbja e substancės sė fortė tė dhėmbit nė nivelin e cervikalit tė tretė.
Kėto lezione nė formėn e pykės janė bėrė edhe mė tė shpeshtė nga patologjia karioze dhe kanė njė atiologji ende tė pa qartėsuar pėrfundimisht.
Artikulli nėpėrmjet ekzaminimit tė literaturės ndėrkombėtare, analizon supozimet mė tė mundshme tė pėrfshira nė patogjenezėn e kėtyre lezioneve, ku dominojnė lezionet jo karioze tė cervikalit tė tretė ose NCCL (non carious cervikal lesions), qė nė vėzhgimin klinik nuk paraqesin grumbullime tė pllakės bakteriale dhe janė pa indin dentar tė zbutur, tipik nė fakt te proceset e kariesit (fig. 1 - 4).
Kjo humbje e substancės cervikale dhe formimi qė vjen si pasojė e NCCL njohin sigurisht njė etiologji multifaktoriale.


Sipas orientimeve aktuale forca e aplikimit tė furēės ose veprimi gėrryes i pastave tė dhėmbėve nuk janė faktorė primar nė zhvillimin e tyre por ndėrhyjnė si bashkė faktorė kur veprojnė mbi smaltin cervikal tė demineralizuar pas ekspozimit tė njė agjenti gėrryes. Gėrryerja shfaqet nga kontakti i sipėrfaqeve tė dhėmbėve me substanca acide qė vijnė nga dieta (agjentė gėrryes tė jashtėm) ose pas kontaktit me acide tė pranishėm nė lėngun gastrik (agjentė gėrryes tė brendshėm).
Pėrveē kėsaj ėshtė supozuar qė kur shfaqen ngarkesa tė tepėrta okluzale, pėr shembull gjatė parafunksioneve tė pėrtypjes ose nė rast tė okluzionit tė keq, shihet njė ndryshim i forcave tė tensionit dhe shtypjes nė nivelin cervikal qė pėrgjigjet me mikro-fraktura tė strukturės sė dhėmbit. Kjo mund tė pėrcaktojė lezione qė i referohen humbjes sė substancės sė fortė tė dhėmbit tė quajtur abfraction (AB).
Sė fundi ėshtė avancuar njė teori interesante pėr tė shpjeguar shfaqjen e NCCL te pacientėt qė ekspozohen ndaj agjentėve gėrryes: bio - gėrryerjes.


Kjo teori merr nė konsideratė faktorė tė tjerė patogjenetik pėrveē agjentit gėrryes nė vetvete.
Ndėrsa pėr smaltin veprimi gėrryes mund tė pėrcaktojė demineralizimin dhe amputimin ku trashėsia ėshtė mė e vogėl, pėrparimi i lezionit nė dentinė nuk do t'i atribuohet vetėm kontaktit me agjentin acid tė brendshėm ose ekzogjen, por edhe pjesėmarrjes sė enzimave proteolitike tė prodhuara nga mikroorganizma tė pllakės bakteriale tė organizuar nė biofilm.
Nė mėnyrė tė pėrmbledhur mund tė flitet pėr stres bio - gėrryes emėrtim qė sjell faktorė tė ndryshėm qė mund tė pėrcaktojnė formimin e NCCL, nga ngarkesa okluzale te agjentėt gėrryes acid dhe te enzimat proteolitike. Ky fenomen i pėrket edhe faktit qė ngarkesat e aplikuara te dhėmbi janė tė gjendje tė gjenerojnė njė efekt piezo-elektrik nė nivel cervikal duke kontribuar qė tė ēojnė jonet e kalciumit dhe pra pėr tė favorizuar humbjen e substancės sė fortė.


Pėrsa i pėrket praktikės klinike njė ndėrhyrje bėhet e nevojshme pėr tė kufizuar pėrparimin e lezionit ose nga shfaqja e fenomeneve tė hiperndjeshmėrisė sė dhėmbėve ose nė vijim tė kėrkesave estetike. Trajtimi i NCCL - ve nė fazė tė avancuar parashikon njė restaurim konservativ qė pėrdor procedura adezive te indet e forta tė dhėmbit dhe rezinave kompozitė.


Nėn kujdesin e: Anna Maria Melica, Koordinatore Shkencore e Dental Cadmos

Pėrktheu: Valbona Spahia


Mė poshtė janė shembujt klinik tė humbjes sė substancės sė fortė tė dhėmbit nė nivelin e cervikalit tė tretė me pasojė zhvillimin e lezioneve jo karioze tė cervikalit tė tretė (NCCL)





Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 97 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D