Lidhja midis lichen planus oral dhe patologjive tė tiroides

Patologji dhe Mjeksi Orale | 17 Dhjetor 2015 |

Lidhja midis lichen planus oral dhe patologjive tė tiroides

Lara Figini


Lichen planus ėshtė njė sėmundje inflamatore kronike muko - lėkurore me origjinė imunitare qė prek rreth 1% tė popullsisė sė pėrgjithshme.
Pėrhapja e shfaqjeve orale varion nga 0,1 deri nė 2,2%.
Patogjeneza e lichen planus lidhet ngushtė me njė imuno-rregullim tė ndryshuar nėpėrmjet limfociteve T citotoksike qė pėrcakton njė dėm tė keratinociteve epiteliale. Kėto qeliza, pėr arsye ende tė paqarta, modifikohen nga antigjenet e membranės qė shkakton njė pėrgjigje citotoksike nga ana e limfociteve T. Supozohet qė nė modifikimin e antigjeneve tė qelizave epiteliale kanė njė rol pėrcaktues substancat kimike, stresi, alogjenet, traumat, materialet dentare, barnat ose agjentėt biologjikė si virusi i hepatitit C.


Nė vitet e fundit, njė numėr nė rritje i punimeve shkencore ka sugjeruar njė lidhje midis sėmundjeve tė tiroides dhe Lichen Planus Oral (OLP).
Nė njė studim tė publikuar nė Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol nė nėntor 2015 studiohet pėrhapja dhe profili i sėmundjeve tė tiroides nė njė grup pacientėsh tė prekur nga lichen planus oral (OLP) nė krahasim me njė kampion popullsie tė zakonshme qė nuk ėshtė e prekur nga kjo patologji dhe ekzaminohen karakteristikat klinike tė pacientėve tė prekur nga OLP me dhe pa sėmundje tė tiroides.


Studimi pėrfshin 2 grupe: Grupi 1 konsiston nė njė total prej 1611 pacientė (mosha mesatare 57 vjeē; intervali 15 - 93 vjeē; nr. i grave = 1041) tė diagnostikuar me OLP, nga kėto, 170 pacientė merrnin levotiroksinė nė momentin e ekzaminimit primar. Nga ky grup janė krijuar 2 nėngrupe:
-Nėngrupi A: pacientėt me OLP bashkė me sėmundje tė tiroides nė trajtim me barna me bazė levotiroksine (OLP/levotiroksinė + ).
-Nėngrupi B: grupi i pacientėve me OLP pa ndonjė sėmundje tė tiroides tė njohur ose jo nė terapi me barna me bazė levotiroksine (OLP/levotiroksinė - ).


Grupi 2 ose grupi i kontrollit pėrbėhet nga pacientė qė nuk janė prekur nga OPL - ja.
Diagnoza e OLP - sė ėshtė kryer nga specialistė nė patologjitė orale duke ndjekur kriteret klinike dhe histopatologjike tė vendosura nga Organizata Botėrore e Shėndetit (OBSH).
Pacientėt qė kanė paraqitur lloje tė tjera lezionesh tė mukozės orale, me reaksione tė pėrfshira nga kontakti likenoid tė vėzhguara nė pjesėn anėsore tė gjuhės ose nė mukozėn e gojės qė ėshtė nė kontakt me mbushjet me amalgamė, janė pėrjashtuar nga studimi. Pacientėt me OLP qė kanė edhe sėmundje tė tiroides (OLP/levotiroksinė +) janė krahasuar sipas moshės dhe gjinisė me pacientėt me OLP pa ndonjė sėmundje tė tiroides tė njohur ose jo qė do tė merrnin barna si levotiroksina (OLP/levotiroksina -).


Nga rezultatet e marra nė kėtė studim vihet re qė pėrhapja e sėmundjes sė tiroides te pacientėt me OLP ėshtė nė mėnyrė tė konsiderueshme mė e lartė nė krahasim me atė qė ėshtė zbuluar nė popullsinė e pėrgjithshme. Lezionet OLP tė pacientėve qė janė tė sėmurė edhe me tiroide kanė njė paraqitje tė ndryshme me kalimin e kohės.
Pothuajse 11% (n=170) e pacientėve me OLP merrnin levotiroksinė nė krahasim me 2,5% (n=40) nė rastet e kontrollit. Nuk ėshtė zbuluar asnjė diferencė nė profilin e sėmundjes sė tiroides midis grupeve. Nė momentin e riekzaminimit pas disa kohėsh, pacientėt me OLP/levotiroksinė- shfaqnin lezione OLP mė shumė eritematoze dhe ankoheshin pėr simptoma mė tė rėnda nė krahasim me grupin OLP/levotiroksinė + tė krahasuara nė momentin primar (P<.001).


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33


Bibliografia:
Clinical characteristics of patients with concomitant oral lichen planus and thyroid disease Jairo Robledo-Sierra, Kerstin Landin-Wilhelmsen, Helena Filipsson Nyström, Ulf Mattsson, e Mats Jontell, Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol nov 2015;120:602-608)


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 83 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D