Ngrohja paraprakisht e materialeve tė reja kompozitė Bulk-fill: kontraktimi nga polimerizimi dhe shkalla e konvertimit

  |

Konservativė | 15 Dhjetor 2015 |

Ngrohja paraprakisht e materialeve tė reja kompozitė Bulk-fill: kontraktimi nga polimerizimi dhe shkalla e konvertimit

Kohėt e fundit janė futur nė treg kompozitat Bulk-fill qė po marrin vėmendje sidomos sepse mund tė lejojnė rritje me 4mm pa efekte negative te polimerizimi , duke pretenduar njė karakteristikė shumė tė mirė tė pėrshtatjes nė kavitet dhe njė shkallė tė mirė tė konvertimit (DC).

Lara Figini


Njė rezinė kompozitė ideale duhet tė paraqesė njė shkallė tė lartė tė konvertimit (DC) dhe vetėm njė kontraktim minimal nga polimerizimi.
Konvertimi i pėrshtatshėm i materialeve kompozitė nė rezinė ėshtė thelbėsor pėr tė pėrcaktuar rendimentin e tyre mekanik.
Nė mėnyrė ideale, gjatė veprimit tė polimerizimit i gjithė monomeri nė materialin e rezinės kompozitė duhet tė konvertohet nė polimer. Megjithatė monomerėt dimetakrilat paraqesin lidhje dyshe karboni tė mbetur nė materialin pėrfundimtar, me njė shkallė konvertimi (DC) qė luhatet nga 55% deri nė 75% [Eliades 1987, Ferracana 1986, Ruyter 1988].


Kohėt e fundit janė futur nė treg kompozitat Bulk-fill qė po marrin vėmendje sidomos sepse mund tė lejojnė rritje me 4mm pa efekte negative te polimerizimi , duke pretenduar njė karakteristikė shumė tė mirė tė pėrshtatjes nė kavitet dhe njė shkallė tė mirė tė konvertimit (DC). Pėrveē kėsaj kontraktimi i tyre nga polimerizimi duket se ėshtė mė i vogėl te kompozitat konvencionale, aq sa pėr tė reduktuar problematikat post - operative tė formimit tė boshllėkut me pasojė formimin e kariesit sekondar.
Ėshtė e njohur tashmė qė lloji i materialit kompozitė dhe temperatura pre-polimerizim ndikojnė shkallėn e kontraktimit pėrfundimtar tė kompozitės.
Duke i ngrohur paraprakisht kompozitat e reja bulk-fill gjatė restaurimeve pėrpara fotoaktivizimit duket se zvogėlon mė shumė forcėn e kontraktimit nga polimerizimi i kryer pa kompromentuar shkallėn e konvertimin edhe mė shumė se nė materialet kompozitė konvencionale.


Pėr kėtė flitet nė numrin e Nėntor 2015 tė Journal of Dentistry. Autorėt e kėtij punimi kanė analizuar katėr materiale kompozitė bulk-fill (Tetric EvoCeram Bulk-fill TECBF, x-tra fil-XF, QuixFil-QF, SonicFill-SF) dhe njė kompozitė konvencionale nano-hibride (Tetric EvoCeram-TCE). Materialet provė kanė qenė ose janė konservuar nė temperaturė ambienti ose janė ngrohur paraprakisht nė 68°C nėpėrmjet njė pajisjeje pėr ngrohje, pėrpara se tė fotoaktivizohen me llambė fotopolimerizuese LED pėr 20 sekonda nė 1170mW/cm. Pra janė regjistruar vlerat e forcės sė kontraktimit me trashėsi 1,5 mm nė kohė reale pėr 15 minuta nė brendėsi tė njė dhome me temperaturė tė kontrolluar 25°C (temperatura e stimulimit intraoral pas aplikimit tė digės sė gomės) me njė analizues stresi. Ėshtė analizuar edhe shkalla e konvertimit tė kampionėve nėpėrmjet spektro-skopisė me rreze infra tė kuqe. Tė dhėnat janė analizuar me testin t, testin HSD post-hoc ANOVA dhe Tukey.


Autorėt kanė arritur rezultatet e mėposhtme:
Ngrohja paraprakisht e materialit kompozitė pėrpara fotopolimerizimit ka sjellė njė rritje tė konsiderueshme tė shkallės sė konvertimit tė Tetric EvoCeram Bulk-fill (TECBF), por nuk ka patur efekte tė veēanta nė konvertimin e monomerėve tė materialeve tė tjera tė hetuara. Pėr secilin nga materialet e provės, kompozitat e ngrohura paraprakisht kanė gjeneruar forca kontraktimi nė mėnyrė tė konsiderueshme mė tė ulėta nė krahasim me kompozitat e pėrdorura nė temperaturėn e ambientit.
Duke i ngrohur paraprakisht kompozitat pėrpara foto - polimerizimit reduktohet nė mėnyrė tė konsiderueshme forca e kontraktimit edhe te kompozitat e reja me viskozitet tė lartė bulk-fill pėrveē kompozitave rezinė konvencionale, por diversiteti i shkallės sė konvertimit pėrfundimtar varet shumė edhe nga materiali kompozitė specifik qė ėshtė pėrdorur.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33

Bibliografia:
- C. Eliades, G.J. Vougiouklakis, A.A. Caputo Degree of double bond conversion in light-cured composites Dent Mater, 3 (1) (1987), pp. 19-25
- J.L. Ferracane, E.H. Greener The effect of resin formulation on the degree of conversion and mechanical properties of dental restorative resins J Biomed Mater Res, 20 (1) (1986), pp. 121-131
- I.E. Ruyter, H. Oysaed Analysis and characterization of dental polymers Crit Rev Biocompat, 4 (3) (1988), pp. 247-279- J Dent. 2015 Nov;43(11):1358-64.  Pre-heating of high-viscosity bulk-fill resin composites: Effects on shrinkage force and monomer conversion. Tauböck TT, Tarle Z, Marovic D, Attin T.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 83 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D