Procesi diagnostikues i njė lezioni oral tė pazakontė

Patologji dhe Mjeksi Orale | 24 Nėntor 2015 |

Procesi diagnostikues i njė lezioni oral tė pazakontė

M. Gobbo, G. Ottaviani, K. Rupela, R. Bussani, V. Zoi, M. Franco, G. Tirelli, M. Biasotto


Pothuajse ēdo ind neoplastik qė rritet nė brendėsi tė zgavrės orale pėrkufizohet "tumor i zgavrės orale". Kanceri oral mund tė fillojė si lezion primar, si lezion metastatik qė vjen nga njė tumor primitiv nė njė pjesė tjetėr ose nga pėrhapja nga njė strukturė anatomike fqinje. Midis lezioneve primare, karcinoma e qelizave skuamoze paraqet mė shumė se 90% tė neoplazive malinje tė zgavrės orale dhe ėshtė shpesh e diagnostikuar nė moshė tė rritur. Nė tė kundėrt sarkomat e indeve tė buta, qė pėrbėjnė mė pak se 1% tė lezioneve orale, janė tė diagnostikuara rrallė te pacientėt e rritur dhe mė shpesh te adoleshentėt (8 - 12 raste nė vit nė ēdo 1.000.000 pacientė).


Rabdomiosarkoma ėshtė njė tumor malinj i indeve tė buta qė e ka origjinėn nga muskuli skeletik; ėshtė pėrshkruar fillimisht nė 1854 dhe paraqet mė shumė se 50% tė sarkomave tė indeve tė buta te pacientėt e rinj. Diagnostikimi i njė rabdomiosarkome ėshtė shpesh e vėshtirė duke qenė se, klinikisht, nuk ka karakteristika patognomonike dhe unike.


Ėshtė sjellė rasti i njė rabdomiosarkome e krahasueshme lehtėsisht me njė lezion me origjinė odontogjene, e diagnostikuar te njė djalė 24 vjeē. Pėr tė arritur te diagnostikimi pėrfundimtar janė tė nevojshme mė shumė faza dhe teknika si histopatologjia, imuno-histokimia dhe grafi, si edhe aspekti klinik. Pacienti ishte duke marrė njė terapi antibiotike dhe anti-inflamatore (amoksicilinė 875 mg + acid clavulanik 125 mg; ibuprofen 600 mg) prej dy muajsh, pėr njė fryrje nė zonėn bukale dhe zigomatike nė pjesėn e majtė, e diagnostikuar si lungė odontogjene me fillim tek elementi 2.8 i vestibularizuar, megjithatė pa ndonjė pėrmirėsim klinik.


Nė anamnezė pacienti ka mohuar praninė e patologjive specifike, alergjive ose marrjen e barnave. Por ka referuar gjithashtu mungesė tė dhimbjeve, hiperpireksi apo gjakosje te masa qė ndodhej te elementi 2.8. Nė ekzaminim vėrehej njė asimetri shumė e vogėl jashtė gojės, qė lidhej me praninė e njė ėnjtjeje brenda gojės ekzofitike, e fortė, e palėvizshme dhe me eritremė dhe ektazi nė gjėndrėn Stenone. Nė nivelin bukal pacienti paraqiste njė ulcerė fibroze me kufij tė dallueshėm, mundėsisht tė shkaktuar nga kontakti kronik me elementin 2.8.


Diagnoza e hershme e lezioneve malinje tė zgavrės sė gojės ka njė rol pėrcaktues pėr prognozėn. Ėshtė e nevojshme tė pėrshtatet njė qėndrim kritik dhe i ndėrgjegjshėm nė mėnyrė qė tė shmangen gabimet diagnostike dhe mė pas ato terapeutike. Pėrveē kėsaj ėshtė e nevojshme qė nė rastet kur kemi dyshime tė dėrgohen menjėherė te strukturat e specializuar pėr tė optimizuar menaxhimin e planit diagnostiko - terapeutik.


Artikullin e plotė e gjeni nė seksionin Tė ndryshme nga dentistriaDownload Center.


Pėrktheu: Valbona Spahia


 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 99 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D