Pėrdorimi i klorheksidinės nė higjienėn orale: tregues nga literatura

Higjiena dhe Parandalimi | 17 Nėntor 2015 |

Pėrdorimi i klorheksidinės nė higjienėn orale: tregues nga literatura

A. Genovesi, C. Sanavia, C. Lorenzi, F. Bisacchi, L. Giacomelli, O. Marchisio, G.M. Nardi, SISIO Working Group


Kjo analizė propozohet pėr tė identifikuar ngjarjet kryesore tė literaturės qė janė tė disponueshme nė pėrdorimin e shpėlarėsve tė gojės me bazė klorheksidine dhe duke nxjerrė nė pah rezultatet klinike, duke diskutuar rolin e tij tė mundshėm nė njė protokoll tė higjienės orale nė shtėpi.


Kontrolli i grumbullimit tė biofilmit bakterial ka paraqitur, vitet e fundit, qasjen kryesore pėr parandalimin e infeksioneve nė zgavrėn e gojės, si kariesi dhe parodontiti. Megjithatė, epėrsia e kėtyre patologjive ėshtė ende e lartė dhe janė tė nevojshme pėrpjekje tė tjera pėr tė kufizuar rritjen e biofilmit bakterial. Klorheksidina (CHX), e marrė si shpėlarės goje, ėshtė njė molekulė e pėrdorur gjerėsisht nė higjienėn orale, e karakterizuar nga njė efikasitet antiseptik. Pėrveē kėsaj, CHX ėshtė nė gjendje tė formojė njė lidhje tė qėndrueshme me proteinat e shprehura nė mukozėn orale, duke garantuar pra njė efekt antibakterial pėr njė kohė tė gjatė.


Pavarėsisht se CHX pėrdoret gjerėsisht nė strategjitė e higjienės orale, nė shtėpi dhe jo vetėm, sot nuk ka ende protokoll tė disponueshėm nė dispozicion, qė tė dokumentojnė pėrdorimin specifik tė kėsaj molekule nė kategori tė ndryshme pacientėsh, si pėr shembull ato ortodontikė, parodontopatik, fėmijėt dhe tė moshuarit. Nė mėnyrė analoge, janė tė nevojshėm treguesit specifik pėr marrjen e CHX te pacientėt qė i janė nėnshtruar ndėrhyrjeve kirurgjike nė zgavrėn e gojės ose kirurgjive tė implanteve. Objektivi i kėtij rishikimi, pa pretendime, ėshtė analizimi i literaturės qė sot ėshtė e disponueshme pėr CHX nė formėn e shpėlarėsit tė gojės, me referim veēanėrisht nė nivele maksimale tė provave shkencore, me qėllim qė tė japė udhėzime tė menjėhershme rreth pėrdorimit tė CHX nė bazė tė tipologjisė sė pacientit dhe ndėrhyrjes qė ka patur.


Artikulli origjinal gjendet nė seksionin Tė ndryshme nga dentistriaDownload Center.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 82 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D