Pajisje me reaktiv bikarbonat dhe me reaktiv pluhur. Vlerėsimi i efikasitetit tė heqjes sė pllakės dhe kujdesi pėr indin e gingivave

Higjiena dhe Parandalimi | 13 Nėntor 2015 |

Pajisje me reaktiv bikarbonat dhe me reaktiv pluhur. Vlerėsimi i efikasitetit tė heqjes sė pllakės dhe kujdesi pėr indin e gingivave

Prej vitesh metodikat normale tė higjienės tė kryera nga profesionisti parashikojnė shpeshherė pėrdorimin e pajisjeve pėr lustrimin me reaktiv me ajėr me bazė bikarbonati.

Lara Figini


Prej vitesh metodikat normale tė higjienės tė kryera nga profesionisti parashikojnė shpeshherė pėrdorimin e pajisjeve pėr lustrimin me reaktiv me ajėr me bazė bikarbonati.
Kėto pajisje me reaktiv me bikarbonat natriumi janė treguar shumė tė efektshėm pėr heqjen e pllakės mbi gingiva dhe tė njollave nga duhani, kafja etj. Duke kėrkuar mė pak kohė nė krahasim me mjetet manuale ose ato me rrotullim.
Megjithatė, disa studime nė literaturė vėnė nė dukje qė kėto metodika me reaktiv bikarbonati ndonjėherė mund tė rezultojnė shumė gėrryese dhe tė shkaktojnė lezione tė indeve tė buta (Atkinson 1984, Petersilka 2003).
Kohėt e fundit pra ėshtė futur nė treg njė sistem lustrimi me reaktiv me ajėr me njė pluhur qė pėrbėhet nga njė kripė me bazė glicine, qė duket se ėshtė mė pak gėrryese sesa bikarbonati.
Njė studim i fundit i publikuar te International Journal of Dental Hygiene nė gusht 2015 ka treguar se pajisja pėr lustrim me reaktiv glicine (GPAP) garanton njė heqje mė efikase tė pllakės, duke ēuar nė njė tregues mė tė mirė tė gingivave dhe histologjikisht shkakton mė pak gėrryerje tė gingivave nė krahasim me sistemin me bazė bikarbonati (SBAP) ose me sistemin me mjete me ultratinguj, duke mbėshtetur sė fundmi sigurinė e kėsaj teknike nė terapitė e mbajtjes parodontale.
Autorėt e kėtij studimi kanė marrė nė konsideratė 22 pacientė tė prekur nga parodontiti kronik me xhepa parodontal me thellėsi 5 mm dhe qė pėr disa arsye kishin nevojė pėr terapi parodontale. Kėto 22 pacientė i janė shėnuar nė mėnyrė rastėsore te njė nga grupet e mėposhtme tė ndėrhyrjes:
- 1 GPAP (test), ku ėshtė pėrdorur sistemi i lustrimit me bazė reaktivi glicine
- 2 SBAP (kontroll pozitiv), ku ėshtė pėrdorur sistemi i lustrimit me bazė reaktivi bikarbonat
- 3 ku ėshtė pėrdorur sistemi tradicional me ultratinguj (kontrolli pozitiv)
- 4 ku nuk ėshtė kryer asnjė trajtim.
Autorėt kanė vlerėsuar parametrat klinikė dhe kanė kryer biopsi tė gingivave menjėherė pas instrumentimit shw i kanė analizuar nė mikroskop. Tabela 1 ilustron kriterin e vlerėsimit histologjik tė lezioneve ose dėmeve gingivale qė janė parė.

Rezultati

 

Vlerėsimi nė mikroskop i ndryshimeve tė indit

Rezultati 1

Asnjė lezion: asnjė dėmtim i epitelit dhe indit lidhės

Rezultati 2

Lezion i lehtė: shkatėrrim i shtresės sipėrfaqėsore tė epitelit por asnjė dėmtim i membranės bazė

Rezultati 3

Lezion i moderuar: shtresa sipėrfaqėsore i epitelit e hequr dhe membrana bazė pjesėrisht e dėmtuar

Rezultati 4

Lezion i rėndė: shtresa epiteliale dhe membrana bazė plotėsisht e hequr dhe indi lidhės i ekspozuar


Nga rezultatet e marra nė kėtė studim ėshtė parė qė sistemi me reaktiv glicine (GPAP) pėrveēse garanton njė heqje mė tė mirė tė pllakės bakteriale dhe si pasojė njė tregues mė tė mirė tė pllakės, shkakton njė gėrryerje mė tė vogėl tė epitelit tė gingivave (rezultati 1 dhe 2), nė krahasim me atė qė ėshtė marrė te kampionėt e kontrollit pozitiv (SBAP) tė karakterizuar nga gėrryerje tė moderuara dhe tė rėnda tė gingivave (rezultati 3 dhe 4).
Sistemi qė parashikon pėrdorimin e pajisjeve me reaktivė me glicinė pluhur (GPAP) rezulton shumė mė efikas pėr heqjen e biofilmit nėse e krahasojmė me sistemeve me reaktiv bikarbonati (SBAP). Pėrveē kėsaj ėshtė pothuajse po aq efikase sa metodika tradicionale me ultratinguj. GPAP ka edhe njė efekt mė tė shtruar tek indet e buta dhe shkakton mė pak gėrryerje tė gingivave nė krahasim qoftė me ultratingujt qoftė me bikarbonatin.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33


Bibliografia:
- Atkinson DR, Cobb CM, Killoy WJ. The effect of an air-powder abrasive system on in vitro root surfaces. J Periodontol 1984; 55: 13-18.
- Petersilka GJ, Bell M, Mehl A, Hickel R, Flemmig TF. Root defects following air polishing. J Clin Periodontol 2003; 30: 165-170.
- Efficacy of glycine powder air polishing in comparison with sodium bicarbonate air polishing and ultrasonic scaling - a double-blind clinico-histopathologic study. Simon CJ, Munivenkatappa Lakshmaiah Venkatesh P, Chickanna R. Int J Dent Hyg. 2015 Aug;13(3):177-83.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 88 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D