Shėndeti oral dhe menopauza

Patologji dhe Mjeksi Orale | 3 Nėntor 2015 |

Shėndeti oral dhe menopauza

Periudha e menopauzės, qė ndodh kryesisht rreth moshės 50 vjeē, karakterizohet nga ndryshime fiziologjike tė trupit tė gruas, qė lidhen kryesisht me prodhimin e reduktuar tė estrogjenit. Disa ndryshime tė rėndėsishme, edhe pse nuk vėrehen shumė, kanė tė bėjnė me gojėn

Marco Malagutti


Periudha e menopauzės, qė ndodh kryesisht rreth moshės 50 vjeē, karakterizohet nga ndryshime fiziologjike tė trupit tė gruas, qė lidhen kryesisht me prodhimin e reduktuar tė estrogjenit. Disa ndryshime tė rėndėsishme, edhe pse nuk vėrehen shumė, kanė tė bėjnė me gojėn, me paraqitjen e :dhimbjeve tė pėrhapura, inflamacion tė gingivave, ndjesi djegieje, ndryshim i modulimit tė katėr shijeve kryesore (e ėmbėl, e kripur, e hidhur dhe e thartė), tharja e gojės dhe probleme me mandibulėn. Kėto fenomene lidhen me ndryshimet hormonale, mungesėn e kalciumit dhe vitaminave edhe me ndėrhyrjen e mundshme tė ilaēeve.


Mandibula varfėrohet.
Shumė studime kanė sugjeruar njė lidhje midis osteoporozės dhe rėnies kockore edhe nė nivelin e mandibulės. Osteoporoza ėshtė njė nga gjendjet tipike tė menopauzės dhe karakterizohet nga ulja e masės dhe densitetit kockor, me rezistencė skeletike tė ulėt dhe incidencė mė tė madhe ndaj frakturave. Nga ana tjetėr dhėmbėt janė tė rrėnjosur nė struktura kockore kėshtuqė pėrkeqėsimi i tyre ėshtė i pashmangshėm te personat e moshuar, duke sjellė dobėsimin e ankorimit tė tyre. nė kėtė mėnyrė, janė mė tė lehta infiltrimet te strukturat e parodontit qė bėhet pra mė tė sulmueshme nga bakteret, pėrgjegjėse pėr dėmet e gingivave. Terapia e zėvendėsimit tė hormoneve, pėr gratė me osteoporozė, mund tė jetė kėshtu njė nga mėnyrat pėr tė reduktuar edhe gjendjen inflamatore tė gingivave dhe dėmtimet e fibrave dhe kockave qė mbėshtesin dhėmbėt. Duket nė fakt se marrja e estrogjenit nė 5 vitet e para tė menopauzės mund tė ngadalėsojė pėrparimin e sėmundjeve periodontale. Nė mungesė tė ndėrhyrjeve farmakologjike ėshtė treguar se mungesa e estrogjenit shkakton dėme tė rėnda, aq sa 40% e grave mbi 65 vjeē kanė proteza totale ose impiante tė dhėmbėve.


Por ēfarė thonė kėrkimet?
Pėr tė hetuar lidhjet e mundshme midis problemeve tė dhėmbėve dhe brishtėsisė sė kockės, njė grup studimi ka vėzhguar 2500 gra nė post menopauzė. Studiuesit kanė zbuluar qė gratė me osteoporozė nė ijė kanė mė shumė probleme me dhėmbėt dhe me gingivat, nė veēanti i dyfishohet rreziku i humbjes sė dhėmbėve nė krahasim me ato qė nuk paraqesin zgjerime tė kockės. Pėrveē kėsaj nėse humbja e dhėmbėve ėshtė pjesė integruese e proceseve tė kryer nga osteoporoza, me njė ekzaminim dentar tė kujdesshėm bėhet e mundur identifikimi i shenjave tė para tė osteoporozės. Njė studim i bėrė mė pas, i publikuar nė The Journal of Periodontology, ka konfirmuar mė pas - dhe ėshtė njė pasojė logjike - rolin e mundshėm tė estrogjenit nė ngadalėsimin e problemeve dentare. Nuk ekzistojnė nė fakt studime analoge pėr ilaēe tė tjera tė pėrdorura pėr tė luftuar osteoporozėn (pėr shembull bifosfonatėt), ndoshta edhe sepse estrogjenėt kanė njė efekt pozitiv mbi gjendjen e vetė mukozave.


Trajtimet
Pra si duhet tė sillemi nga pikėpamja parandaluese nė periudhėn e menopauzės? Duhen kryer ekzaminime tė kujdesshme dentare dhe tė higjenės orale, gjithmonė tė rėndėsishme, janė sidomos pėr gartė qė kanė hasur ndryshime nė gojė gjatė menopauzės. Pra duhen kėshilluar vizitat te dentisti dy herė nė vit, sidomos kur kemi gjakosje tė gingivave, inflamacione, halitosis, dobėsim tė dhėmbėve, ndjesi tė bezdisshme nė mbylljen e gojės. Ėshtė e rėndėsishme edhe qė dentisti tė jetė i informuar pėr trajtimet farmakologjike qė gruaja merr, edhe pėr gjendje tė mundshme tė osteoporozės. Mineralo-metria kockore e kompjuterizuar (MKK), e bashkuar me ekzaminime radiologjike qė lejojnė vlerėsimin cilėsor dhe sasior tė kockės nė dispozicion, duhet tė jetė e njohur edhe nga dentisti. Nga pikėpamja e higjenės orale larja e dhėmbėve me furēė dhe pėrdorimi i fillit dentar duhet tė kryhet ēdo ditė. Terapia e zėvendėsimit tė hormoneve qė, siē u tha, mund tė jetė efikase edhe si trajtim parandalues i patologjive orale, vlerėsohem me kujdes pėr kundra-indikacione subjektive. Nuk pėrjashtohen ndėrhyrje tė mundshme dietike qė i drejtohet kryesisht marrjes sė kalciumit nė doza mė tė mėdha. Sasia e duhur pėrfshihet nga 1000 deri nė 1300 mg nė ditė dhe burimet kryesore janė produktet e qumėshtit, preferohen me pėrmbajtje tė ulėt tė yndyrnave, brokoli, drithėra dhe ēdo plotėsues i mundshėm kalciumi.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 93 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D