Shėndeti oral dhe aktiviteti sportiv

Higjiena dhe Parandalimi | 2 Nėntor 2015 |

Shėndeti oral dhe aktiviteti sportiv

Sipas Kolegjit Profesional tė Fizioterapistėve tė Komunitetit tė Madrid infeksionet orale kufizojnė rendimentin fizik tė sportistėve


Sipas Kolegjit Profesional tė Fizioterapistėve tė Komunitetit tė Madrid infeksionet orale kufizojnė rendimentin fizik tė sportistėve, qoftė profesionist qoftė amator dhe mund tė shkaktojnė lezione muskulore ose tė gjymtyrėve.
Sportistėt janė mė sė shumti tė ekspozuar ndaj problemeve orale sepse pėrbėrja kimike e pėshtymės ndryshon nė momentin qė realizohet njė aktivitet fizik duke rritur pėrbėrjen alkaline tė saj dhe duke favorizuar krijimin e gurėzave.
Infeksionet orale ndikojnė nė mėnyrė negative te rendimenti fizik i njė atleti. Doktor Gustavo Camańas shpjegon se "goja nė gjendje tė keqe dėmton formėn tonė fizike dhe mund tė jetė shkak, pėrveē tė tjerash, pėr probleme tė ekuilibrit, tė lezioneve tė muskujve, tė dhimbjeve tė kokės dhe tė dhimbjeve tė barkut."
"Prania e baktereve ėshtė simptomė e njė infeksioni oral dhe mund tė lidhet me diabetin, me probleme respiratore, probleme tė muskujve, tė gjymtyrėve dhe kardiovaskulare."
Ndėrsa doktor José Santos informon se "shumė lezione tė gjymtyrėve dhe tė muskujve shkaktohen nga prania e infeksioneve tė elementėve dentar, ose tė indit pėrreth dhėmbėve." Specialisti shpjegon se bakteret e pranishme nė gojė pėrhapen nė trup nėpėrmjet enėve tė gjakut dhe depozitohen te muskujt dhe te gjymtyrėt duke prodhuar ndjesinė e lodhjes.
"Si pasojė ngadalėsohen kontraktimet e muskujve dhe muskuli humbet fibra duke prodhuar ndjesinė e lodhjes dhe inflamacionit tė gjymtyrės. Prandaj janė mė tė ekspozuar ndaj lezioneve qė janė edhe mė tė zakonshme ndėrmjet atij qė realizon njė aktivitet vėrtet intensiv."
Camańas siguron se njė pacient viktimė e njė infeksioni oral do tė ketė nevojė pėr mė shumė kohė pėr t'u shėruar pas lezionit. Nga ana tjetėr doktori pohon se sportistėt janė mė tė ekspozuar ndaj rrezikut tė sėmundjeve orale sepse "pėrbėrja kimike e pėshtymės ndryshon nė momentin qė realizohet aktiviteti fizik duke u bėrė mė alkaline dhe duke favorizuar formimin e gurėzave.
Personat qė kryejnė aktivitet fizik tė rregullt janė mė tė ekspozuar ndaj kariesit dhe konsumimit tė elementėve dentar pėr shkak tė dehidratimit tė mundshėm dhe tė konsumimit me shumicė tė produkteve tė pasura me glukozė ose me pH tė ulėt. Gjatė praktikės sė disa sporteve si noti dhe vaterpolo sportistėt janė vazhdimisht nė kontakt me klorin qė ėshtė njė substancė agresive pėr smaltin e dhėmbėve dhe mund tė bėjė qė dhėmbėt tė zverdhen. "


Camańas konfirmon se problemi oral mė i pėrhapur te sportistėt ėshtė traumatizmi i dhėmbėve. "Mbi 5 milionė elementė dentar janė shkatėrruar ēdo vit pėr shkak tė traumave dhe traumatizmi sportiv ka qenė origjina e 39% tė rasteve." Pėrveē kėsaj gjatė aktivitetit sportiv me rrezik tė ulėt si futbolli, hendbolli dhe basketbolli mundėsia pėr tė patur njė traumė ėshtė mė e lartė sepse nė krahasim me boksin ose ragbinė nuk pėrdoren maska mbrojtėse pėr dhėmbėt.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 123 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D