Tė parandalosh fillimin e kariesit duke analizuar mikrobiotėn orale dhe zhvillimin e DMFT. Njė studim amerikan ka treguar aplikimin

Higjiena dhe Parandalimi | 30 Tetor 2015 |

Tė parandalosh fillimin e kariesit duke analizuar mikrobiotėn orale dhe zhvillimin e DMFT. Njė studim amerikan ka treguar aplikimin

A mund tė parandalojmė kariesin e hershėm te fėmijėt? Duket se po, tė paktėn sipas revistės Cell Host & Microbe qė vė nė dukje sesi mikrobiota orale ėshtė njė shėnues i shkėlqyer biologjik i kariesit.

Davis Cussotto


A mund tė parandalojmė kariesin e hershėm te fėmijėt? Duket se po, tė paktėn sipas revistės Cell Host & Microbe qė vė nė dukje sesi mikrobiota orale ėshtė njė shėnues i shkėlqyer biologjik i kariesit.
Mikrobiologjia mjekėsore ka futur konceptin e "mikrobiotės njerėzore" pėr tė pėrcaktuar bashkėsinė e mikroorganizmave qė jetojnė nė simbiozė nė kanalin ushqimor tė njeriut.
Nė veēanti nė zgavrėn e gojės mikrobiota ka karakteristika dinamike qė ndryshojnė jo vetėm sipas moshės sė fėmijės por edhe sipas pranisė sė lezioneve tė kariesit tė hershėm. 

Autorėt e studimit kanė zhvilluar njė model tė quajtur  Microbial Indicators of Caries ose MIC qė ėshtė nė gjendje tė parashikojė, me 81% saktėsi, fillimin e kariesit tė hershėm ose  ECC (Early Childhood Caries) nė kampionė tė perceptuar "klinikisht si tė shėndetshėm". E dhėna mė e rėndėsishme ėshtė qė pikėrisht gjatė fazė sė fillimit tė ECC mikrobiota orale ka ndryshimet mė tė rėndėsishme.
Studimi i realizuar nga studiuesit  Sun Yat-Sen Universiteti i Guangdong (Kinė)i udhėhequr nga prof . Fei Teng nė bashkėpunim me Universitetin e Kalifornisė (San Diego) ka ekzaminuar 50 fėmijė tė moshės 4 vjeē pėr dy vjet, gjatė tė cilave janė kryer marrje tė kampionėve tė pllakės bakteriale dy herė nė vit.

Duke aplikuar DMFT( indeksi epidemiologjik qė vlerėson pėrhapjen e dhėmbėve tė prishur), tė dhėmbėve tė humbur dhe atyre tė mbushur (decayed, missing, and filled teeth),  studiuesit kanė ndarė kampionėt nė tre nėngrupe fillestare tė quajtura:
A) Tė shėndetshėm me DMFT = 0
B) Me nivel tė ulėt tė kariesit DMFT nga 1 deri nė 6
C) Me nivel tė lartė tė kariesit DMFT mė e madhe se 6
Autorė kanė aplikuar mė pas analizėn e MIC dhe kanė analizuar ndryshimet hapėsiro - temporale tė mikrobiotės orale dhe zhvillimit tė DMFT.


Nė bazė tė kėtyre parametrave fėmijėt janė ndarė nė 3 nėngrupe tė tjera pėrfundimtare:
1) "Mungesė e kariesit" nė harkun e kohės sė studiuar (17 fėmijė)
2) "Fillimi i ECC" (21 fėmijė)
3) "Karies i dukshėm" (12 fėmijė nė nėngrupin e fillimit B/C) nė tė cilėt patologjia e kariesit ka evoluar me shpejtėsi.
Pėr tė verifikuar hipotezėn e punės qė MIC janė nė gjendje tė diagnostikojnė me saktėsi kariesit e hershėm, studiuesit i kanė pėrdorur pėr tė parandaluar ECC - nė tek individėt e grupit A.
81% e kampionėve tė pllakės bakteriale nė fakt kanė parashikuar saktėsisht fillimin e kariesit.
Kėto rezultate, komenton Teng, theksojnė rėndėsinė e mikrobiotės sė njeriut si shėnues biologjik jo vetėm i kariesit por edhe sėmundjes parodontale.


Nėn kujdesin e: Davis Cussotto, stomatolog


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 95 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D