Gingiva tė gjakosura

Patologji dhe Mjeksi Orale | 9 Tetor 2015 |

Gingiva tė gjakosura

Nė shumicėn e rasteve gingivat e gjakosura janė njė sinjal i qartė i njė procesi inflamator nė veprim (gingiviti). Njė simptomė kjo, qė nuk duhet nėnvlerėsuar, duke qėnė se mund tė pėrfshihet nė njė sėmundje degjenerative tė quajtur parodontit


Nė shumicėn e rasteve gingivat e gjakosura janė njė sinjal i qartė i njė procesi inflamator nė veprim (gingiviti). Njė simptomė kjo, qė nuk duhet nėnvlerėsuar, duke qėnė se mund tė pėrfshihet nė njė sėmundje degjenerative tė quajtur parodontit dhe sipas studimeve tė fundit rrit rrezikun e sėmundjeve kardiovaskulare. Shkaqet qė e shkaktojnė pėr mė shumė qėndrojnė nė njė higjenė orale tė dobėt, qė i lejon pllakės bakteriale tė depozitohet nė qafėn e dhėmbėve, domethėnė nė zonėn qė kalon midis kurorės dhe rrėnjės, e mbrojtur dhe e vulosur nga gingiva. Pėrveē gjakosjes, qė dallohet nga gjurmė gjaku nė pėshtymė, ėshtė e mundur tė vihet re njė skuqje e pjesės sė gingivave dhe njė fryrje edematoze, e butė nė prekje. Gingivat qė gjakosen mund tė jenė "spiuni" i gjendjeve tė shumta e pak tė zakonshme; midis tė cilave, meriton vėmendje tė veēantė ajo qė lidhet me pėrdorimin e antikoagolantėve, si warfarin (coumadin), acenocoumarol (sintrom) dhe heparina. Nė fakt, doza tė shumta tė kėtyre ilaēeve, shkaktojnė hemoragji spontane ose tė shkaktuara nga trauma minimale, si larja e dhėmbėve; kėto simptoma sigurisht qė do tė jenė nė kujdesin e mjekut pėr tė rregulluar dozėn terapeutike. Edhe pėrdorimi i aspirinės rrit rrezikun e gjakosjes gingivale. Gjakosja e gingivave apo hemoragjia lidhen edhe me mungesa tė shumta tė vitaminės C (skorbuti) ose e vitaminės K, leucemia, hemofilia, diabeti i kontrolluar keq dhe purpura trombocitopenike idiopatike (PTI). Pastaj ka kushte qė lehtėsojnė gjakosjen si shtatėzėnia, zakoni i duhanpirjes, kafshimi i keq ose marrja e irrituesve kimikė; natyrisht edhe njė larje me furēė shumė energjike e dhėmbėve dhe pėrdorimi i papėshtatshėm i fillit tė dhėmbėve mund tė shkaktojnė gjakosje tė gingivave.


Trajtimi:
Gjėja e parė qė duhet bėrė kur kemi njė gjakosje tė gingivave ėshtė qė t'ja tregojmė kėtė simptomė dentistit. Sapo tė jetė identifikuar shkaku i origjinės do tė jetė vetė dentisti qė do tė kėshillojė trajtimin e duhur. Tek inflamacionet akute mund tė kėshillohen shpėlarės goje specifik ose si alternativė mund tė pėrdoret njė mjekim nė kushte shtėpie me bazė uji tė oksigjenuar i zgjatur me ujin natyral, pėr t'u pėrdorur pėr shpėlarje orale pa e gėlltitur (ose mund tė kėshillohet pėrdorimi i ujit me kripė). Kur hemoragjia ėshtė e dukshme mund tė ndalohet duke pėrdorur njė garzė qė mė parė zhytet nė ujė shumė tė ftohtė, mė pas aplikohet nė gingivat e gjakosura duke mbajtur njė presion konstant pėr disa minuta. Larjet e dhėmbėve do tė kryhen me njė kujdes tė veēantė, duke shfrytėzuar mbi tė gjitha veprimin higjenizues tė mė pak shpėlarjeve traumatike. Megjithatė tė shmanget pėrdorimi i shpėlarjeve me bazė alkooli.


Parandalimi:
Mėnyra mė e mirė pėr tė parandaluar shfaqjen e hemoragjive gingivale konsiston nė njė higjenė orale tė mirė, qė kryhet me larjen e dhėmbėve me furēa me qime tė buta, pasta dhėmbėsh pak agresive dhe specifike pėr gingivat e gjakosura. Pėrveē larjes sė saktė pas ēdo vakti kryesor, parandalimi i gingivitit dhe i pasojave tė tij jo tė kėndshme bazohet nė pėrdorimin e pėrditshėm tė fillit dentar, nė pastrimin profesional ēdo gjashtė muaj dhe pėrdorimi i spėrkatėsve oral pėr tė hequr mbetjet e ushqimit midis dhėmbėve dhe nėn gingiva. Shėndeti optimal i zgavrės sė gojės nuk mund tė mospėrfillet nga njė dietė e balancuar, qė ndėr tė tjera ėshtė e varfėr me sheqerna tė thjeshta (kjo, sidomos kur sheqernat janė tė pranishme te pijet e gazuara dhe ushqimet ngjitėse - si marmalata, mjalti ose karamelet gomoze - qė janė aleatėt nė besnikė tė pllakės bakteriale, kariesit dhe gingivave tė gjakosura).


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 145 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D