Rihidratimi me etanol i dentinės pas gdhendjes dhe pėrmirėsimi i ngjitjes: tė dhėnat in vitro

Konservativė | 30 Shtator 2015 |

Rihidratimi me etanol i dentinės pas gdhendjes dhe pėrmirėsimi i ngjitjes: tė dhėnat in vitro

Gjeneratat e para tė adezivėve tė dentinės ishin relativisht hidrofobike dhe kėrkonin substate tė thata pėr ngjitjen. Megjithatė, ėshtė parė qė tharja e dentinės pas gdhendjes shkakton kolaps tė fibrave tė kolagjenit dhe kjo ndalon infiltrimin e monomerėve tė rezinės

Lara Figini


Gjeneratat e para tė adezivėve tė dentinės ishin relativisht hidrofobike dhe kėrkonin substate tė thata pėr ngjitjen. Megjithatė, ėshtė parė qė tharja e dentinės pas gdhendjes shkakton kolaps tė fibrave tė kolagjenit dhe kjo ndalon infiltrimin e monomerėve tė rezinės. Si pasojė forcat rezultante tė lidhjes me dentinėn rezultojnė shumė tė dobta.
Nė gjendjen aktuale ngjitja optimale konsiderohet ajo mbi dentinėn e lagur sepse garanton formimin e njė shtrese mė tė mirė hibride. Prandaj rezultojnė tė nevojshme ndryshime tė formulimeve tė sistemeve adezive, me futjen e mė shumė monomerėve hidrofilik dhe monomerėve me rezinė acide, nė mėnyrė qė tė ofrojnė solucione adezive mė tė pėrputhshėm me dentinėn e lagur.
Kryesisht dentina e lagur pas gdhendjes mund tė arrihet por jo duke e tharė plotėsisht sipėrfaqen pas shpėlarjes sė gdhendjes ose duke e rihidratuar pak me ujė tė thjeshtė ose me solucione tė tjera si etanoli.


Studime tė ndryshme in vitro nė literaturė kanė treguar qė rihidratimi i dentinės me etanol pas gdhendjes rrit nė mėnyrė tė konsiderueshme forcėn e aderimit nė krahasim me rihidratimin me ujė.


Mė specifikisht flitet pikėrisht pėr kėtė nė njė studim tė fundit in vitro tė botuar nė Journal of Conservative Dentistry nė gusht 2015. Autorėt kanė marrė nė konsideratė 176 molarė qė i janė hequr njerėzve pėr motive parodontale dhe pa karies ose rregullime tė mėparshme. Dhėmbėve i ėshtė punuar kurora nė mėnyrė pingule me aksin gjatėsor, 1,5 mm nga CEJ dhe rrėnjėt janė prerė 2 mm nė mėnyrė apikale nga degėzimet e tyre. Vrimat e kanalave janė zgjeruar me Gates dhe janė vulosur me amalgamė. Dhėmbėt pra janė ndarė nė mėnyrė rastėsore nė dy grupe kryesore (1,2) secili prej tyre i ndarė mė pas nė katėr nėngrupe (a, b, c, d) me njė total prej 8 grupesh me 22 dhėmbė secili.
Te grupi 1 ėshtė pėrdorur si sistem adeziv Adper Single Bond 2 (ASB)
Te grupi 2 ėshtė pėrdorur si sitem adeziv XP Bond (XPB).
Secili prej grupeve ėshtė ndarė nė katėr nėngrupe:
Nėngrupi a: nė tė cilin dentina ėshtė rihidratuar pas gdhendjes me ujė.
Nėngrupi b: nė tė cilin dentina ėshtė rihidratuar pas gdhendjes me etanol.
Nėngrupi c: nė tė cilin dentina ėshtė rihidratuar pas gdhendjes me ujė dhe janė shtuar fibra kolagjeni cross - linker.
Nėngrupi d: nė tė cilin dentina ėshtė rihidratuar pas gdhendjes me etanol dhe janė shtuar fibra kolagjeni cross - linker.
Pas pėrhapjes sė sistemeve adezivė janė kryer restaurime nė kompozitė me Core X Flow (Dentsply Caulk, Milford, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės), me dy shtresa dhe janė polimerizuar. Mostrat e restauruara nė fund janė vėnė nė ujė tė destiluar me 37° C pėr 24 orė dhe i janė nėshtruar ciklit termik (500 cikle me 5°C dhe 55°C). Njėzet mostra tė secilit grup i janė nėnshtruar infiltrimit me ngjyrosės dhe ėshtė analizuar thellėsia e penetrimit tė kėtij tė fundit dhe dy mostra pėr ēdo nėngrup janė vlerėsuar pėr morfologjinė interfaciale me mikroskopin elektronik me skanim (SEM).


Rezultatet in vitro qė janė arritur nga autorėt janė si mė poshtė:
Shkalla mė e ulėt e infiltrimit tė ngjyruesit ėshtė gjetur te grupet e hidratuara me etanol pėr tė dy sistemet adezive.
Ngjitja mė e mirė rezultoi te mostrat e rihidratuara me etanol.
Shtimi i fibrave tė kolagjenit cross - linker pėrpara aplikimit tė sistemeve adezive nuk ka sjellė pėrmirėsime tė rėndėsishme nė shkallėn e ngjitjes.
Tė dhėnat in vitro nė kėtė studim janė konfermuar edhe nga njė studim tjetėr i kryer nė mostra qoftė in vitro qoftė in vivo, i publikuar nė Dental Materials nė shtator 2015 ku ėshtė hetuar forca microtensile e ngjitjes. Nė kėtė studim nėnvizohet qė avantazhet e menjėhershme tė rihidratimit me etanol pas gdhendjes qė janė vėzhguar nė mjedis laboratori nuk janė konfermuar kur i njėjti protokoll ėshtė kryer in vivo. Nė fakt forca microtensile e ngjitjes rezulton mė e madhe in vivo kur rihidratimi bėhet me ujė dhe jo me etanol. Megjithatė nė teknikėn e rihidratimit me etanol gjendet njė infiltrim mė i vogėl dhe kjo sugjeron qė shtresa hibride mund tė jetė mė rezistente ndaj shkatėrrimit.

Nga studimet in vitro rihidratimi pas gdhendjes me etanol pėrmirėson nė mėnyrė tė konsiderueshme ngjitjen e sistemeve adezivė nė dentinė. Kėto studime in vitro kanė nevojė pėr eksperimentime tė tjera klinike qė tė konfermojnė rezultatet.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33

Bibliografia:
- J Conserv Dent. 2015 Jul-Aug; 18(4): 331-336. Bonding efficacy of etch-and-rinse adhesives after dentin biomodification using ethanol saturation and collagen cross-linker pretreatment. Pallavi Sharma, Rajni Nagpal, Shashi Prabha Tyagi, e Naveen Manuja
- Dent Mater. 2015 Sep;31(9):1030-7. Ethanol-wet bonding technique: Clinical versus laboratory findings.Kuhn E, Farhat P, Teitelbaum AP, Mena-Serrano A Loguercio AD, Reis A, Pashley DH

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 76 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D