Trajtimi me rrezet ultravjollcė (UV) pėrmirėson osteointegrimin

Implantologji | 28 Shtator 2015 |

Trajtimi me rrezet ultravjollcė (UV) pėrmirėson osteointegrimin

Implantet dentare paraqesin zgjedhjen e parė tė kthimit tė funksionit tė zonave pa dhėmbė, qofshin ato me mungesė tė njė dhėmbi ose tė shumė dhėmbėve; suksesi i implantit mund tė arrihet nė 98% tė rasteve.

Lara Figini


Implantet dentare paraqesin zgjedhjen e parė tė kthimit tė funksionit tė zonave pa dhėmbė, qofshin ato me mungesė tė njė dhėmbi ose tė shumė dhėmbėve; suksesi i implantit mund tė arrihet nė 98% tė rasteve.
I tillė sukses luhatet midis 90,1% dhe 95,4% pas 5 vitesh dhe reduktohet nė fund me 89% pas 10 dhe 16 vitesh, pėrkatėsisht.
Infeksioni bakterial mbetet arsyeja kryesore e dėshtimit tė implanteve dentare.
Nė fakt pėr shkak tė pozicionimit transmukozal, njė pjesė e strukturės sė implantit ėshtė ekspozuar nė kavitetin oral dhe nuk ka mėnyrė pėr ta parandaluar edhe mė tė voglėn ngjitje bakteriale.
Njė studim i fundit in vitro i publikuar te Biomaterials - qė do tė dali nė tetor 2015 - tregon se trajtimi i sipėrfaqes sė implantit me dritė ultravjollcė (UV) sjell ndryshime tė vetive tė sipėrfaqes sė titanit, duke pėrcaktuar, nė tė tillė mėnyrė, njė reduktim tė rėndėsishėm tė aderimit dhe tė pėrhapjes sė biofilmit bakterial nė nivelin e zgavrės sė gojės.
Te ky studim autorėt kanė ndėrtuar disqe nė Titan (Ti) me diametėr 20 mm dhe me trashėsi 1,5 mm. Disqet nė titan janė sterilizuar nė autoklava dhe janė ruajtur nė errėsirė pėr 4 javė qė tė shmangej ndikimi i parametrave tė tjerė i karakteristikave tė bio-pėrputhshmėrisė dhe  pėrēueshmėria kockore [Att 2009, Hori 2009].
Disqet nė titan janė trajtuar me dritė UV pėr 12 minuta menjėherė pėrpara pėrdorimit. Disqet nė titan, tė patrajtuar, kanė paraqitur grupin e kontrollit.
Morfologjia sipėrfaqėsore e disqeve ėshtė ekzaminuar duke pėrdorur mikroskopinė elektronike me skanim  (XL30, Philips, Eindhoven, Netherlands).
Mė pas janė kryer analiza pėr: pėrhapjen e biofilmit bakterial dhe mbi vetitė hidrofilike tė disqeve nė titan, qoftė nė mjedis tė thatė qoftė nė prani tė pėshtymės dhe gjakut, me qėllim qė tė stimulohet njė situatė klinike. Aderimi bakterial dhe formimi i biofilmit janė vlerėsuar pas 6 orėsh dhe pas 16 orėsh nga futja nė inkubator.
Mbajtja e hidrofilit tė sipėrfaqes paraqet njė faktor pėrcaktues gjatė proceseve tė shėrimit tė plagės dhe tė formimit tė kockės. Hidrofili lejon ndėrveprimin midis titanit dhe qelizave pėrreth implantit.
Rezultatet qė dalin nga studimi tregojnė qė trajtimi me UV mund tė pėrcaktojė njė osteointegrim tė shpejtė dhe njė cilėsi mė tė mirė nė krahasim me atė qė merret me implantet e patrajtuara me UV, duke u mbėshtetur te kolonizimi bakterial mė i vogėl dhe njė hidrofili mė e mirė.
Trajtimi i sipėrfaqeve tė implanteve me rreze ultravjollcė sjell njė reduktim tė konsiderueshėm nė aderimin bakterial nė sipėrfaqen e implanteve. Me pasojė reduktimin e formimit tė biofilmit. Trajtimi pėrcakton edhe njė rritje tė hidrofilisė sė sipėrfaqeve nė titan, cilėsi qė mund tė pėrcaktojė njė shėrim mė tė shpejtė tė plagėve dhe njė osteointegrim mė tė mirė.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33


 Bibliografia:
- W. Att, N. Hori, M. Takeuchi, J. Ouyang, Y. Yang, M. Anpo, et al., Timedependent degradation of titanium osteoconductivity: an implication of biological aging of implant materials; Biomaterials 30 (2009) 5352e5363
- N. Hori, W. Att, T. Ueno, N. Sato, M. Yamada, L. Saruwatari, et al., Agedependent degradation of the protein adsorption capacity of titanium, J. Dent.Res. 88 (2009) 663e667.
- Effect of UV-photofunctionalization on oral bacterial attachment and biofilm formation to titanium implant material 
 Erica Dorigatti de Avila, Bruno P. Lima, Takeo Sekiya, Yasuyoshi Torii, Takahiro Ogawa, Wenyuan Shi, Renate Lux Biomaterials Volume 67 , Pages 1-408, October 2015

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 137 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D