Lidhja midis sėmundjes parodontale dhe efekteve anėsore nė shtatzėni

Parodontologji | 21 Shtator 2015 |

Lidhja midis sėmundjes parodontale dhe efekteve anėsore nė shtatzėni

Te njerėzit kohėzgjatja normale e shtatzėnisė ėshtė rreth 40 javė. Fillimi i komplikacioneve gjatė kėsaj periudhe mund tė provokojė shkėputjen e parakohshme tė membranės amniotike duke shkaktuar lindjen e parakohshme dhe nėnpeshė tė foshnjės.

L. Scorzetti, A. Maletti, E. Marchetti, S. Mummolo, G. Marzo


Te njerėzit kohėzgjatja normale e shtatzėnisė ėshtė rreth 40 javė. Fillimi i komplikacioneve gjatė kėsaj periudhe mund tė provokojė shkėputjen e parakohshme tė membranės amniotike duke shkaktuar lindjen e parakohshme dhe nėnpeshė tė foshnjės. Pėrkufizohet si lindje e parakohshme (preterm delivery ose PTD) njė lindje qė verifikohet pėrpara javės sė 37 tė shtatzėnisė dhe qė zakonisht sjell njė peshė tė foshnjės mė tė vogėl se norma (preterm low birth weight, PLBW) rreth 2500 gr. Kjo ėshtė njė patologji e rėndėsishme ostetrike qė prek 5 - 11% tė shtatzėnave  dhe lidhet me njė sėmundshmėri dhe vdekshmėri foshnjore, por qė ka njė rėndėsi tė madhe sidomos pėr rrezikun e vdekjes pas njė farė kohe tė fėmijėve qė arrijnė tė mbijetojnė.
Duke u bazuar tek njė lidhje midis sėmundjes parodontale, lindjes sė parakoshme dhe lindjes sė foshnjės nėnpeshė (PLBW), ky punim propozon vlerėsimin e mundshėm tė rolit qė gjendja parodontale mund tė ketė tek gruaja shtatzėnė nė patogjenezėn e lindjes sė parakohshme dhe tek lindjet nėnpeshė. Infeksioni parodontal, nė fakt, duke vepruar si burim i rezervave bakteriale, endotoksinave dhe ndėrmjetėsuesve tė inflamacionit, mund tė shkaktojė efekte te fetusi dhe te mjedisi fiziologjik.
Studimi ka marrė nė ekzaminim 50 gra, secila prej tyre i ėshtė nėnshtruar njė pyetėsori dhe kanė kryer njė ekzaminim pėr sėmundje parodontale intraorale.
Dhe nga rezultatet e arrira ėshtė parė sesi gjendjet parodontale tė grave nė shtatzėni pėrmirėsohet nė krahasim me tė shkuarėn dhe sesi rritet rreziku i PLBW i grave primparous dhe multipaorus me aborte spontane tė mėparshme.
Kujdesit oral dhe parodontal po i jepet gjithnjė e mė shumė rėndėsi nė programet e "prenatal care" dhe numri i vizitave paralindjes ėshtė konsideruar njė faktor mbrojtės pėr zhvillimin e efekteve anėsore nė shtatzėni. 
Gjendja parodontale nuk rezulton si shkaktare as pėr kohėzgjatjen e shtatzėnisė as pėr peshėn e foshnjės.


Artikulli i plotė gjendet nė seksionin Tė ndryshme nga dentistriaDownload Center.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 100 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D