Osteonekroza nga bifosfonati. Nga laboratori vjen njė zgjidhje e mundshme: mevalonate

Patologji dhe Mjeksi Orale | 18 Shtator 2015 |

Osteonekroza nga bifosfonati. Nga laboratori vjen njė zgjidhje e mundshme: mevalonate

Mevalonate mund tė frenojnė procesin e aktivizimit osteoklastik tė shkaktuar nga acidi zoledronik (njė nga bifosfonatėt mė tė pėrhapur qė pėrdoren): njė perspektivė interesante pėr osteonekrozėn nga bifosfonati.

Prof. Massimo Gagliani


Mevalonate mund tė frenojnė procesin e aktivizimit osteoklastik tė shkaktuar nga acidi zoledronik (njė nga bifosfonatėt mė tė pėrhapur qė pėrdoren): njė perspektivė interesante pėr osteonekrozėn nga bifosfonati.
Nė tė shkuarėn e afėrt osteonekroza nga bifosfonatėt ka patur vėmendjen e odontostomatologėve, duke qėnė se janė lezione tė kockės sė nofullės qė shkaktojnė paaftėsi, disa prej tyre madje janė aq tė rėnda saqė mund tė shkaktojnė vdekjen e pacientit.
Bifosfonatėt janė barna qė pėrdoren gjerėsisht nė fushėn e patologjive me origjinė kockore, si ato kronike dhe neoplastike dhe janė barna qė zgjidhen pėr format specifike tė mielomės sė shumfishtė.
Nė doza mė tė vogla ato paraqesin zgjedhjen bazė pėr terapinė e osteoporozės qė prek gratė pas menopauzės, nė sėmundjen e Paget dhe tė tjera sėmundje degjenerative tė kockės.
Mekanizmat e veprimit qė pėrfshijnė procesin e osteonekrozės nuk janė plotėsisht tė pėrshkruar, por njė aktivizim osteoklastik i shkaktuar nga acidi zoledronik ėshtė supozuar mė sė shumti. Nė punimin, e publikuar nė numrin e Prillit te Journal of Dental Research, roli i metabolikėve tė acidit mevalonik te qelizat e kockės, i shėnuar si acidi Geranilgeranil nė dy formulimet e tij tė pėrshkruara sintetikisht si GGOH dhe GGPP, ėshtė marrė nė konsideratė.
Nė eksperimentin nė fjalė ėshtė vėzhguar efekti pozitiv i marrė nga administrimi i GGOH dhe GGPP, kur ishte i pranishėm acidi zoledronik, nė kufizimin e aktivizimit tė osteoklasteve, qelizat e kockės tė deleguara nga modifikimi i indeve qė, nėse nuk rregullohen nė mėnyrė perfekte, mund sjellin pikėrisht prishjen e strukturės kockore dhe lehtėsimin e kolonizimit bakterial tė boshllėqeve tė lira.
Nėse kėto rezultate tė para do tė konfermoheshin mundėsia pėr tė kundėrvepruar ndaj efekteve negative tė acidit zoledronik, sidomos nė procedurat kirurgjike, me pėrdorimin e kėtyre pėrgatitjeve do tė hapte njė rrugė tė re nė parandalimin dhe terapinė e osteonekrozės nga bifosfonati.


Nėn kujdesin e: Massimo Gagliani, koordinator shkencor pėr fushėn stomatologjike tek Edra Lswr


Bibliografia
Journal of Dental Research - 2015, Vol. 94(4) 594-601
Mevalonates Restore Zoledronic Acid- induced Osteoclastogenesis Inhibition Y. Nagaoka, H. Kajiya, S. Ozeki, T. Ikebe, and K. Okabe

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 88 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D