Stresi si faktor rreziku tek sėmundja parodontale

Parodontologji | 14 Shtator 2015 |

Stresi si faktor rreziku tek sėmundja parodontale

Autorėt kanė ekzaminuar lidhjet e mundshme midis sėmundjes parodontale dhe sistemit psiko – neuroendokrin – imunologjik (PNEI). Vihet re sesi stresi mund tė konsiderohet njė faktor rreziku tek sėmundja parodontale pėrkrah atyre qė njihen gjerėsisht nga kėrkimet si pllaka subgingivale parodontopatogj

C. Cafiero, E. Prota, G. Marenzi, L. Bellia, R. Matarasso


Autorėt kanė ekzaminuar lidhjet e mundshme midis sėmundjes parodontale dhe sistemit psiko - neuroendokrin - imunologjik (PNEI). Vihet re sesi stresi mund tė konsiderohet njė faktor rreziku tek sėmundja parodontale pėrkrah atyre qė njihen gjerėsisht nga kėrkimet si pllaka subgingivale parodontopatogjene, duhani dhe diabeti melit. Identifikohet mekanizmi i mundshėm i veprimit tė stresit nė pėrcaktimin e sėmundjes parodontale. Treguesit kryesor parodontal (niveli i sulmit klinik, humbja e kockės alveolare) vėnė nė dukje njė dėmtim mė tė madh tė indit tek individėt qė i janė nėnshtruar kushteve stresuese tė tipeve tė ndryshme (probleme nė punė, humbje e tė afėrmve, provime etj). Nė tė vėrtetė duhet nėnvizuar se efektet e stresit janė mė tė dėmshme se strategjitė qė janė pėrshtatur pėr pėrballimin e tij. Nė fakt, ėshtė treguar se nė kushte stresuese tė krahasueshme, ka njė dėmtim shumė mė tė madh parodontal tek individėt me mekanizma tė pėrballimit tė paefektshėm. Kjo e dhėnė ėshtė vėrtetuar nga masa e lėngut crevikular  tė tė tillė pacientėve tė njė pėrqėndrimi mė tė madh tė kortisolit qė ėshtė njė nga hormonet tipike tė stresit dhe tė IL-1β, njė nga citokinat kryesore tė pėrfshira nė proceset e pėrthithjes kockore.
Pėrsa i pėrket mekanizmave tė veprimit tė stresit si faktor tė rrezikut tė sėmundjes parodontale, hipotezat qė janė akredituar mė shumė pohojnė qė stresi kronik tė jetė aktiv mbi dy burime: nga njėra anė janė ndryshimet bio-humorale qė pasojnė aktivizimin e aksit hipotalamus - hipofizė - gjėndra mbiveshkore qė sjell rritjen e sekretimit tė kortisolit i cili zhvillon njė veprim imunosopresiv dhe nga ana tjetėr ėshtė aktivizimi i sjelljes qė mund tė ēojė, pėrveē tė tjerash tek njė pėrkeqėsim i niveleve tė higjenės orale ose drejt njė prirjeje mė tė madhe pėr pirjen e duhanit. Mbetet ende pėr t'u vendosur nėse njė nga kėto aspekte mbizotėron mė shumė se tjetri apo nėse veprimi i stresit tek sėmundja paradontale i atribuohet efektit tė tyre sinergjik.

Artikullin e plotė e gjeni nė seksionin Tė ndryshme nga dentistria Download Center.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 99 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D