Roli i ushqimit nė zhvillimin e kancerit oral

Parodontologji | 11 Shtator 2015 |

Roli i ushqimit nė zhvillimin e kancerit oral

Kanceri oral prek kryesisht meshkujt duhanpirės dhe zhvillohet tek gjuha, gingivat, dyshemeja e gojės dhe faringu. Nė shumicėn e rasteve paraqitet me anė tė karcinomės skuamoqelizore.

A. D'Alessandro, A. Barone, A. Aggio, M. Giannoni


Kanceri oral prek kryesisht meshkujt duhanpirės dhe zhvillohet tek gjuha, gingivat, dyshemeja e gojės dhe faringu. Nė shumicėn e rasteve paraqitet me anė tė karcinomės skuamoqelizore. Duhani, edhe nėse pėrtypet, dhe alkooli paraqesin faktorėt kryesorė tė rrezikut. Megjithatė, edhe ushqimi ka njė rėndėsi tė madhe, qoftė sepse disa mangėsi nė ushqyerje mund tė kenė njė efekt pro-kancerogjen, qoftė sepse njė gjendje e mirė e tė ushqyerit lidhet me njė vdekshmėri dhe sėmundshmėri mė tė vogėl postoperative dhe pas radio dhe kemioterapisė. Objektivi pėr pacientin ėshtė qė tė arrijė dhe tė mbajė peshėn e duhur trupore, duke patur parasysh qė tepricat ponderale lidhen me njė frekuencė mė tė lartė tė t'u pėrsėritur. Pėr kėtė arsye, ushqimi per os i jepet pacientėve qė mund tė ushqehen me ushqime natyrore ose tė formuluara. Kur kjo nuk ėshtė e mundur, tė ushqyerit enteral (UE) ėshtė zgjidhja e parė nė prani tė transiteve dhe pėrthithjes sė ruajtur tė zorrėve. Ndėrsa, tė ushqyerit parenteral pėrdoret kur nuk ėshtė nė gjendje tė mirė aparati i tretjes, por lidhet me komplikacione mė tė larta.
Pėrsa i pėrket rolit tė ushqimeve nė patogjenezėn e neoplazive orale, veēanėrisht tek neoplazitė e gjuhės dhe tė ezofagut lidhen me mungesėn e zinkut, i cili rrit nivelet e cikloksigenase - 2 (COX-2), qė lidhet mė pas me hiperplazinė. Njė model diete si pėr shembull dieta mesdhetare pėrveē avantazheve qė sjell nė shėndetin e njeriut nė pėrgjithėsi  dhe pėr shėndetin kardiak nė veēanti, ushtrohen edhe njė rol mbrojtės tek neoplazitė orale. Duhet theksuar, nė fakt, qė vaji ėshtė mė mirė tė pėrdoret i pagatuar duke qenė se konsumi i lartė i ushqimeve tė skuqura pėrbėn njė faktor nxitės nė fillimin  e neoplazive orale, tė faringut dhe ezofagut. E njėjta gjė vlen edhe pėr ushqimet e ziera nė pėrgjithėsi: studimet e kryera nga viti 1995 deri nė vitin 2002 nė Uruguai, tek numri i lartė i kampionėve tė marrė, ka treguar efektin favorizues tė shfaqjes sė karcinomės me qeliza skuamoze tė epitelit oral dhe atij tė faringut, me shumė mundėsi i lidhur me gatimet nė temperatura shumė tė larta dhe me llojet e veēanta qė shtohen gjatė gatimit tė ushqimit.
Edhe nė Spanjė, ku neoplazitė orale paraqesin njė nga problemet mė tė mėdha tė shėndetit publik, studimi i parė i kryer nga viti 1996 deri nė vitin 1999, ka treguar njė lidhje tė anasjelltė tė konsumit tė frutave dhe perimeve (me ngjyrė tė gjelbėr, tė verdhė) dhe neoplazive oro-faringeale, veēanėrisht tek duhanpirėsit dhe ata qė pinė alkool.

Artikulli i plotė gjendet nė seksionin Tė ndryshme nga dentistriaDownload Center.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 110 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D