Procedurat klinike pėr zbardhjen e dhėmbit qė ėshtė trajtuar mė parė nė mėnyrė endodontike

Konservativė | 30 Korrik 2015 |

Procedurat klinike pėr zbardhjen e dhėmbit qė ėshtė trajtuar mė parė nė mėnyrė endodontike

Ngjyra e njė dhėmbi pėrcaktohet nga njė kombinim i fenomeneve qė lidhen me vetitė e tij optike dhe me ndėrveprimin e tij me fluksin e dritės,

G. Plotino, N.M. Grande, L. Bruno, S. Raeli, F. Somma


Ngjyra e njė dhėmbi pėrcaktohet nga njė kombinim i fenomeneve qė lidhen me vetitė e tij optike dhe me ndėrveprimin e tij me fluksin e dritės, prandaj pothuajse ēdo ndryshim nė strukturėn e smaltit, tė dentinės ose tė pulpės sė dhėmbit mund tė sjelli njė ndryshim tė pėrqindjes sė ngjyrės sė elementit tė prekur. Ēngjyrimet e dhėmbėve ndryshojnė nga eziologjia, pamja, vendosja, ashpėrsia dhe sasia, prandaj njė diagnozė e saktė e shkaqeve tė ēngjyrimit tė dhėmbit ėshtė me rėndėsi shumė tė madhe pėr prognozėn e trajtimit pasues. Nė kėtė rishikim tė literaturės pasi janė analizuar shkaqet e ēngjyrosjes sė dhėmbit nė pjesėn e brendshme dhe jo thelbėsore, pėrshkruhen agjentėt e ndryshėm zbardhues (peroksidi hidrogjenit, karbamid peroksid, perborate natriumi) dhe proēedurat e ndryshme klinke pėr zbardhimin e dhėmbėve tė trajtuar nė mėnyrė endodontike, duke analizuar nė mėnyrė tė detajuar tre teknika: teknikėn "walking bleach", atė "termokatalitike" dhe atė "in office". Pėrsa i pėrket prognozės sė zbardhimit tė dhėmbėve pa jetė, pavarėsisht pranisė sė shumė raporteve klinike, ka mungesė nė literaturė tė studimeve tė provave shkencove mbi kėtė argument. Pastaj duhen marrė gjithmonė nė konsideratė komplikacionet e mundshme dhe rreziqet qė lidhen me teknika tė ndryshme tė zbardhimit, qė mund tė paraqesin njė sėrė efektesh, ende jo tė qarta plotėsisht, qoftė sistemike qoftė lokale.
Teknika "walking bleach" qė pėrdor njė pėrzierje tė perborate natriumi dhe ujė tė distiluar ėshtė pėrmendur nė njė raport tė Marsh dhe tė botuar nga Salvas. Nė kėtė teknikė, solucioni zbardhues lihet nė "dhomėn" e pulpės pėr disa ditė dhe zgavra ngjitet me cemento provizore. Ky koncept i pozicionimit nė "dhomėn" e pulpės tė perkarborate natriumi dhe ujit tė distiluar ėshtė sjellė nga Spasser dhe ėshtė modifikuar nga Nutting dhe Poe qė kanė pėrdorur peroksid hidrogjeni me 30% nė vend tė ujit pėr tė rritur efikasitetin zbardhues tė pėrbėrjes.
Teknika "termokatalitike" ėshtė propozuar pėr shumė vite si teknika mė e mirė  pėr zbardhjen e dhėmbėve pa jetė duke patur parasysh ndėrveprimin e lartė tė peroksidit tė hidrogjenit me nxehtėsinė. Tek kjo teknikė peroksidi i hidrogjenit me 30-35% vendoset nė "dhomėn" e pulpės dhe ngrohet me llamba tė posatēme ose mjete pėr ngrohje.
Teknika "in office" ėshtė njė teknikė qė pėrdor xhelin zbardhues me bazė peroksid hidrogjeni. Xheli mund tė aplikohet nėpėrmjet maskave zbardhuese ose direkt mbi elementin e izoluar nga njė ndarėse gome.
Artikulli origjinal gjendet tek Download Center.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 133 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D