Riaftėsimi implant-protezė pas shėrimit spontan tė kisteve tė kockės sė nofullės: rasti klinik

Implantologji | 1 Korrik 2015 |

Riaftėsimi implant-protezė pas shėrimit spontan tė kisteve tė kockės sė nofullės: rasti klinik

Kistet intrakockore tė nofullės paraqesin njė nga patologjitė mė tė shpeshta nė fushėn e kirurgjisė orale. Literatura shkencore ėshtė unanime nė pėrcaktimin e heqjes kirurgjike tė lezioneve tė kisteve si trajtim i zgjedhur, por ende sot ekzistojnė opinione tė diskutueshme mbi trajtimin e dhėmbėve tė

Alessandro Rossi, Andrea Flora, Giuseppe Di Martino, Alberto Clivio


Kistet intrakockore tė nofullės paraqesin njė nga patologjitė mė tė shpeshta nė fushėn e kirurgjisė orale. Literatura shkencore ėshtė unanime nė pėrcaktimin e heqjes kirurgjike tė lezioneve tė kisteve si trajtim i zgjedhur, por ende sot ekzistojnė opinione tė diskutueshme mbi trajtimin e dhėmbėve tė mbetur nė trajtimin kirurgjik. Pėr lezionet me pėrmasa tė vogla, literatura pajtohet nė besimin se organizimi fiziologjik i koagulimit ėshtė nė gjendje tė ēojė nė njė rigjenerim tė pėrshtatshėm kockor tė dhėmbėve tė mbetur. Ndėrsa pėr lezionet me pėrmasa tė mesme dhe tė mėdha, shpesh propozohen teknika tė ndryshme rigjeneruese qė parashikojnė mbushjen nėpėrmjet pėrdorimit tė biomaterialeve me qėllim qė tė parandalojnė fraktura spontane tė kockės sė nofullės dhe tė pėrshpejtojė ose tė pėrmirėsojė procesin e shėrimit tė kockės. Ndėrsa autorė tė tjerė tregojnė qė lezionet osteolitike me pėrmasa tė mėdha mund tė shkojnė drejt rigjenerimit tė plotė spontan kockor pa patur nevojė tė pa patur nevojė tė marrin ndonjė material shtesė (autolog, homolog, heterolog).
Heqja e lezioneve tė kisteve tė pėrmasave mesatare dhe tė mėdha shpesh sjell humbjen e elementėve dentar pėrgjegjės pėr vetė lezionin ose qė rezultojnė tė pėrfshirė nė trajtimin kirurgjik tė rrėnjės sė lezioneve tė tilla. Njė nga problematikat qė vijnė si pasojė e trajtimit kirurgjik tė lezioneve tė kistit ėshtė pra riaftėsimi i kreshtave alveolare qė mbeten bosh(pa dhėmbė) nga vetė ndėrhyrja kirurgjike. Rasti klinik nė vijim tregon sesi pėrdorimi i implanteve tė integruara nė kockė tė rigjeneruara spontanisht rezulton tė jetė njė procedurė e parashikueshme dhe e gjitha i nėnshtrohet pozicionimit tė implanteve nė kockė.
(Testi vijon nė galerinė fotografike)


Pėrshkrimi i rastit
Njė paciente, e gjinisė femėrore me moshė 41 vjeēare, paraqitet nė vizitė nga dyshimi i lezionit osteolitike i lokalizuar nė hemimandibolėn e djathtė. Ekzaminimi radiografik vė nė dukje praninė e njė lezioni radiotransparent, me kufij tė pėrcaktuar mirė, qė shtrihet nga paradhėmballa e parė djathtas inferiore deri tek dhėmballa e dytė homolaterale (fig. 1a) (fig. 1b). tomografia e kompjuterizuar lejon vėnien nė dukje tė raportit tė vazhdueshėm ndėrmjet lezionit dhe nervit alveolar inferior (fig. 1c) (fig. 1d); nervi alveolar duket i zhvendosur nė drejtimin caudal.  Pasi vlerėsohet kuadri klinik dhe radiografik vendoset pra tė proēedohet nė regjimin e anestezisė loko-rajonale, nė heqjen e lezionit osteolitik njėherėsh me shkėputjen e elementit 46. Pacientja i nėnshtrohet profilaksisė antibiotike (2 g tė amoksicilinės dhe acidit klavulanik njė orė para ndėrhyrjes) dhe antiseptike (kloreksidina diglukonat 0,12%, 3 herė nė ditė duke filluar nga 3 ditė para ndėrhyrjes).
Trajtimi
Pasi pėrfundon faza e gdhendjes dhe pėrgatitjes sė njė bordure trapezoidale me trashėsi tė plotė (fig.2), vijohet me osteoktominė nėpėrmjet frezės qė nxjerr ujė fiziologjik nė mėnyrė tė vazhueshme (fig.3). gjatė kėsaj proēedure njė kujdes i veēantė tregohet nė ruajtjen e mureve tė kockave, pėr tė promovuar rigjenerimin e kockave nė zgavrėn e gojės qė mbetet. Me mjetet e nevojshme, ndahet lezioni osteolitik nga muret rrethuese tė kockės; shkėputja e lezionit nga nervi alveolar inferior kėrkon kujdes tė veēantė dhe sapo hiqet nga lezioni nervi alveolar duket i plotė dhe i ruajtur mirė nė brendėsi tė kavitetit tė mbetur (fig. 4). Lezioni, sapo hiqet, fiksohet me formalinė zbutėse 4% dhe mė pas dėrgohet nė repartin e Anatomisė dhe Histologjisė Patologjike pėr analizėn histologjike. Hiqet pra elementi 46 dhe kryhen larje tė pėrsėritura tė gojės me solucion fiziologjik steril i alternuar me curettage kirurgjik i mureve kockore. Qepja bėhet me penj tek 4/0.
Pas operacionit pacienti i nėnshtrohet terapisė antibiotike (1 g amoksicilina dhe acidi clavulanik ēdo 12 orė pėr 6 ditė) dhe antyiseptike (shpėlarje me bazė kloreksidinės diglukonat 0,12% 3 herė/ditė pėr 10 ditė). Kontrolli i dhimbjes sė lokalizuar kryhet nėpėrmjet administrimit tė nimesulide e grimcuar 100 mg pėr dozė maksimumi 300 mg/ditė pėr 5 ditė.
Heqja e penjve, pas 7 ditėsh, tregon njė shėrim tė mirė tė plagės kirurgjike, pa komplikime tė tipit septik dhe neurologjik. Kryhen radiografi panoramike tė kontrollit 0, 6, 12 dhe 24 muaj pas ndėrhyrjes qė tregojnė njė mbushje tė shpejtė tė kavitetit tė mbetur fillestar, me njė shkallė patejdukshmėrie nė faqen e mėparshme tė kistit mjaft tė krahasueshme tek zonat limitrofe (fig. 5 dhe 6). Pėr tė pėrcaktuar gjendjen e shėrimit tė kavitetit tė mbetur vendoset qė tė analizohet nė mėnyrė dixhitale radiografia e kryer gjatė follow-up.
Pas 24 muajsh nga ndėrhyrja dhe heqja e lezionit, vendoset tė programohet zėvendėsimi i elementit 46 nėpėrmjet protezės sė implanto-mbėshtetur. Me anė tė anestezinė lokale, futet pra, njė implant i integruar me kockėn  (Bone Level, Straumann, Waldenburg, CH) me diametėr 4.1 mm dhe gjatėsi 10 mm (fig. 7 - 12). Pas ndėrhyrjes pėr implantin pėrshtatet i njėjti protokoll antiseptik dhe antalgjik qė pėrdoret nė ndėrhyrjen e kistektomisė. Rrjedha pas operacionit rregullohet pėr 7 ditė nga ndėrhyrja hiqen penjt. 3 muaj pas futjes sė implantit kompletohet riaftėsimi nėpėrmjet protezės fikse tė cementuar (fig. 13). Kontrollet klinike dhe radiografike vėnė nė dukje suksesin e terapisė sė implanteve dhe mbajtjen e njė trofismi tė mirė qoftė tek indet e forta qoftė tek indet e buta perimplantare (fig. 14 - 18 a,b).
(Teksti vazhdon me galerinė fotografike)

Konsiderime klinike
Pas ndėrhyrjes kirurgjike (heqja e kistit) dhe vėnies sė implantit nuk ėshtė verifikuar ndonjė komplikim qoftė afatshkurtėr qoftė afatgjatė. Proēesi fiziologjik i organizimit tė koagulimit mund tė jetė i mjaftueshėm pėr tė garantuar njė rigjenerim spontan kockor pa qėnė nevoja pėr materiale shtesė. Duke ju referuar rezultateve tė marra, rigjenerimi spontan i kockės duket pra sistemi mė ekonomik, i thjeshtė dhe fitimprurės edhe nė prani tė kavitetit tė mbetur me pėrmasa tė mėdha. Pėr riaftėsimin e mėvonshėm funksional dhe estetik tė zonės pa dhėmbė, nė disa raste, pėrdorimi i implanteve qė integrohen me kockėn tregon njė raport kosto - pėrfitim favorizuese nė krahasim me riaftėsimin e protezės tradicionale, fikse dhe e lėvizsshme.

Pėrktheu: Valbona Spahia


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 115 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D