Aplikimet ditore tė fluorit edhe pėr tė rriturit: Rezultatet janė ende pėr t'u verifikuar, por premtuese

Higjiena dhe Parandalimi | 5 Qershor 2015 |

Aplikimet ditore tė fluorit edhe pėr tė rriturit: Rezultatet janė ende pėr t'u verifikuar, por premtuese

Me rastin e Kongresit tė 45° SIDO i programuar nė Firence nga data 9 deri mė 12 tetor dott. Federico Mandelli (nė foto) kėrkues i grupit tė prof. Enrico Gherlone, Universiteti “Vita-Salute San Raffaele” nė Milano, do tė prezantojė rezultatet e njė studimi tė kryer me dr.Elisabetta Polizzi, qė ka kėr

Federico Mandelli


Me rastin e Kongresit tė 45° SIDO i programuar nė Firence nga data 9 deri mė 12 tetor dott. Federico Mandelli (nė foto) kėrkues i grupit tė prof. Enrico Gherlone, Universiteti "Vita-Salute San Raffaele" nė Milano, do tė prezantojė rezultatet e njė studimi tė kryer me dr.Elisabetta Polizzi, qė ka kėrkuar tė studiojė efikasitetin e aplikimeve ditore tė fluorit me pėrqendrime tė larta, nė veēanti pėrdorimin e xhelit dhe bojėrave tek tė rriturit.
Pėr tė kryer studimin u bė njė kėrkim bibliografik i kufizuar tek studimet klinike tė rastėsishme dhe tė kontrolluara tek Medline (2000 - 2013), Scopus (2000 - 2013) dhe Cochrane Oral Health Group's Trials Register (2000 - 2013). Janė pėrjashtuar tė gjitha studimet in vitro dhe tė gjitha ato qė nuk kanė vlerėsuar incidencėn e plagėve tė reja nga kariesi ose regresionet e plagėve para ekzistuese. Janė pėrjashtuar tė gjitha studimet e kryera tek popullsia e grup moshave nėn 18 vjeē. Protokollet e kėrkimit duhet tė krahasonin tė paktėn njė produkt me pėrdorim ditor qė pėrmban fluor mbi 5000 pjesė pėr milion.
Nga 819 artikujt e pėrzgjedhur fillimisht, shpjegon autori, vetėm dy janė vlerėsuar si tė pėrshtatshėm pėr rishikimin pėrfundimtar. Numri total i pacientėve tė trajtuar ka qėnė 346, follow up-i ishte mbi njė vit pėr tė dy studimet. Aplikimi ditor i fluorit me pėrqendrime tė mėdha ka kryer njė regresion tė rėndėsishėm tė plagėve tė pranishme dhe ka parandaluar fillimin e plagėve tė reja nga kariesi nė krahasim me grupin placebo. Nuk ka patur efekte anėsore.
"Numri i reduktuar i studimeve - pėrfundon dr.Mandelli - edhe pse tregon rezultate pozitive, nuk ka lejuar tė nxirren pėrfundime me vlerė tė madhe tė dėshmisė shkencore mbi efikasitetin e aplikimit ditor tė fluorit me pėrqendrim tė lartė tek tė rriturit. Rezultatet sidoqoftė qėndrojnė shumė premtues". 

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 90 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D