Kanceri oral dhe pėrdorimi i gargarave me bazė alkoolike, njė studim tregon risqet

Higjiena dhe Parandalimi | 30 Mars 2015 |

Kanceri oral dhe pėrdorimi i gargarave me bazė alkoolike, njė studim tregon risqet

Shėndeti oral, kurat dentare dhe rreziku i kancerit tė traktit tė sipėrm aerodigjestiv: janė kėto pikat e hetuara nė njė studim multicentrik evropian, nė tė cilin morėn pjesė edhe studiues italianė tė Laboratorit tė Shėndetit Publik nė Padova dhe Departamentit tė Shkencave Mjekėsore nė Universitet


Studimi i botuar nė revistėn "Oral Oncology", u fokusua te produktet e pėrdorura pėr zgavrėn orale me pėrmbajtje alkoolike dhe pasojat nga polimorfizmat e gjeneve qė rregullojnė metabolizmin e alkoolit, tė cilat njihen pėr lidhjen qė kanė me tumoret e traktit aerodigjestiv tė sipėrm.

Studimi analizoi tė dhėnat e 1.963 pacientėve me kancer tė zgavrės orale, orofaringut, hipofaringut, laringut apo ezofagut, nėpėrmjet intervistave me pacientėt mbi zakonet e higjienės orale dhe zakoneve tė tjera (duhanpirja, konsumi i alkoolit, dieta, lloji i punės, problemet mjekėsore, statusi socio-ekonomik), dhe nėpėrmjet analizave gjenetike tė kampioneve tė gjakut.

Nė pėrgjithėsi, rreziku onkologjik rezultoi thuajse i dyfishtė te pacientėt me shėndet tė dobėt oral dhe kujdes tė limituar tė dhėmbėve, ndėrsa u trefishua te pacientėt qė pėrdornin gargarė tri herė nė ditė, ndoshta pėr shkak tė pėrmbajtjes sė alkoolit nė shumė nga kėto pėrgatitje. Megjithatė ka nevojė pėr konfirmime tė mėtejshme.

Kėrkimi vė nė dukje njė aspekt prej kohėsh tė vlerėsuar nga komuniteti shkencor, thotė prof. Giovanni Lodi, drejtor shkencor i revistės Dental Cadmos. "Sigurisht pėrdorimi i njė produkti alkoolik disa herė nė ditė (qoftė kjo njė gargarė apo superalkoolik) mund tė jetė njė faktor risku pėr kancer oral, por i vėshtirė pėr tė konfirmuar shkencėrisht shkaqet e drejtpėrdrejta dhe specifike tė njė gargare me bazė alkoolike", pohon studiuesi.

"Problemi specifik me gargarat qėndron te fakti se ėshtė shumė mė e vėshtirė nė krahasim me sjellje tė tjera (duhanpirja dhe pije alkoolike) qė tė mblidhen tė dhėna tė qėndrueshme. Pėr shembull, nuk ėshtė e lehtė tė rindėrtohen se cilat produkte ka pėrdorur njė subjekt gjatė 5 viteve tė fundit dhe sa nga kėto pėrmbanin alkool. Po ashtu numrat janė tė vegjėl. Nė kėtė kėrkim ku kanė marrė pjesė 2000 subjekte me kancer, pėrfundimet mbi gargarat bazohen nė 36 raste dhe 16 kontrolle. Me njė fjalė shumė pak".

Por, pėr prof. Lodin duhet tė bėhet njė pėrshkrim i mėtejshėm qė tė flitet pėr faktorė risku dhe jo faktorė tė rastėsishėm: "Kjo ėshtė e rėndėsishme, sidomos kur bėhet fjalė pėr higjienėn orale dhe pėrdorimin e protezave, qė pavarėsisht se autorėt kanė ndėrfutur teknika statistikore tė pėrshtatshme pėr kėtė qėllim, tė ashtuquajturit faktorė ngatėrrestarė mund tė fshehin lidhje me sėmundjen", pėrfundon Lodi.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 117 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D