Restaurimet nė kompozit me ngjitės universal: dentinė e lagėsht apo dentinė e thatė

| 26 Qershor 2024 |

Restaurimet nė kompozit me ngjitės universal: dentinė e lagėsht apo dentinė e thatė

Norma mesatare e jetėgjatėsisė sė restaurimeve nė kompozit u vlerėsua afro 87% pas dhjetė vitesh dhe frakturat janė shkaku kryesor i dėshtimit, i ndjekur...


Norma mesatare e jetėgjatėsisė sė restaurimeve nė kompozit u vlerėsua afro 87% pas dhjetė vitesh dhe frakturat janė shkaku kryesor i dėshtimit, i ndjekur nga kariesi i zhvilluar nė skajet e restaurimit.

Faktorėt pėrcaktues tė jetėgjatėsisė janė tė ndryshėm, tė tillė si sjelljet parafunksionale, faktorėt socio-ekonomikė, karakteristikat dentare, procedurat e kryera pėr restaurimet adezive, materialet e pėrdorura, etj.

Njė nga teknikat adezive, qė zbatohet edhe nė ditėt e sotme ėshtė strategjia etch-and-rinse (gėrryej dhe shpėla), e bazuar nė aplikimin mikromekanik tė ngjitėsit nė substratin dentar pas aplikimit tė acidit ortofosforik 30-40% pėr heqjen e smear layer, pėr demineralizimin e dentinės, si dhe pėr ekspozimin e rrjetit tė fibrileve mikroporoze tė kolagjenit.

Megjithatė, ekzistojnė disa problematika tė mundshme qė lidhen me kėtė teknikė, si ruajtja e ngjitjes nė distancė, pasi duhet tė krijohen hapėsira ndėrmjet fibrileve tė kolagjenit, me qėllim infiltrimin e duhur tė monomerit. Por, ky skenar mund tė pėrkeqėsohet pas tharjes sė dentinės me ajėr me kolaps tė fibrileve tė kolagjenit dhe me zvogėlimin e hapėsirave ndėrfibrilare, duke prodhuar njė pėrhapje jo tė plotė tė monomerit, si dhe duke shkaktuar degradimin e mėpasshėm hidrolitik tė rrjetit tė kolagjenit tė ekspozuar.

Nė kėtė kuptim, ruajtja e lagėshtisė nė dentinė konsiderohet si njė strategji e rėndėsishme pėr pėrmirėsimin e infiltrimit tė monomerit dhe formimin e njė shtrese tė pėrshtatshme hibride pas gėrryerjes me acid, duke pėrmirėsuar suksesin e ngjitjes sė restaurimit, kur pėrdoren ngjitės etch-and-rinse (gėrryej dhe shpėla).

Sidoqoftė, studimet in vitro kanė treguar rezultate kontradiktore nė lidhje me ndikimin e lagėshtisė sė dentinės nė efikasitetin e aplikimit tė kėtyre ngjitėsve, duke sugjeruar se ndikojnė edhe faktorė tė tjerė, si pėrbėrja e ngjitėsit dhe mėnyra e aplikimit.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 11 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D