BE ndalon pėrfundimisht pėrdorimin e amalgamės dentare, duke filluar nga 2025

| 24 Qershor 2024 |

BE ndalon pėrfundimisht pėrdorimin e amalgamės dentare, duke filluar nga 2025

Kėshilli i Bashkimit Evropian miratoi pėrfundimisht Rregulloren qė ndalon pėrdorimin e amalgamės, prodhimin, importimin dhe eksportimin e produkteve tė tjera me pėrmbajtje...


Kėshilli i Bashkimit Evropian miratoi pėrfundimisht Rregulloren qė ndalon pėrdorimin e amalgamės, prodhimin, importimin dhe eksportimin e produkteve tė tjera me pėrmbajtje merkuri. Standardet e pėrditėsuara synojnė tė adresojnė pėrdorimet e mbetura tė merkurit nė Bashkimin Evropian, nė pėrputhje me objektivin e BE-sė pėr ndotjen zero.

Nė Itali, pėrdorimi i amalgamės ėshtė ndaluar qė nė vitin 2001 pėr trajtimet e fėmijėve nėn 15 vjeē dhe tė grave shtatzėna apo me gjidhėnie. Mė pas, me Dekretin Ndėrministror tė 11 nėntorit 2020, Italia zbatoi Planin Kombėtar pėr eliminimin e pėrdorimit tė amalgamės dentare. Ky plan synon eliminimin e plotė tė pėrdorimit tė amalgamės nė fushėn stomatologjike pėrmes masave shtrėnguese brenda 31 dhjetorit 2024.

Rregullat e reja, tashmė tė miratuara pėrfundimisht, e shtrijnė kėtė ndalim, duke filluar nga 1 janari 2025, pėr tė gjithė pacientėt nė BE. Pėrjashtimet zbatohen kur dentisti e konsideron pėrdorimin e amalgamės dentare rreptėsisht tė nevojshme pėr tė plotėsuar nevojat specifike mjekėsore tė pacientit. Ky miratim parashikon edhe ndalimin e prodhimit dhe eksportit tė amalgamės nga 1 janari 2025. Ndalimi i prodhimit dhe importit nė BE do tė zbatohet nga 1 korriku 2026.

Rregullorja do tė hyjė nė fuqi nė tė gjitha vendet anėtare tė BE-sė, njėzetė ditė pas publikimit nė Fletoren Zyrtare evropiane. Nė pėrputhje me rregullat e pėrditėsuara, Komisioni do tė shqyrtojė edhe pėrjashtimet nė lidhje me pėrdorimin e amalgamės dentare deri mė 31 dhjetor 2029, duke marrė parasysh ekzistencėn e alternativave pa merkur.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 10 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D