Qasja ndaj pacientit me probleme konjitive

| 24 Qershor 2024 |

Qasja ndaj pacientit me probleme konjitive

Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, vizita te dentisti, shkakton ankth dhe frikė. Kėto ndjesi mund tė shumėfishohen te individėt qė shfaqin dobėsi...


Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, vizita te dentisti, shkakton ankth dhe frikė. Kėto ndjesi mund tė shumėfishohen te individėt qė shfaqin dobėsi psikike, nė lėvizje, etj.

Pėr kėta individė, ėshtė thelbėsore tė krijohet njė ambient sa mė i rehatshėm, qė nė takimin e parė. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė fitohet besimi dhe siguria e pacientėve qė nė kėtė fazė, pasi mund tė jetė e dobishme pėr vazhdimėsinė e trajtimit. Pėrballja me njė ambient miqėsor, shpesh rrit disponueshmėrinė pėr pranimin e ēfarėdolloj praktike terapeutike.

Dihet qė ambientet shėndetėsore lidhen, nė pėrgjithėsi, me momente dhimbjeje dhe shqetėsimi. Prandaj, krijimi i ambienteve qė tė bėjnė t'i harrosh kėto ndjesi, mund ta lehtėsojė qasjen. Hapėsirat e lyera me ngjyra tė buta pastel, zakonisht sjellin qetėsi, ngjitja e posterave nė mur qė shfaqin personazhe tė trilluara, si dhe muzika e videot me volum tė ulėt, mund tė krijojnė momente shpėrqendrimi.

Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, takimi i parė rezulton thelbėsor dhe nuk duhet tė caktohet kohėzgjatje. Zakonisht, kjo ėshtė faza qė pėrcakton shkallėn e  bashkėpunimit tė individit me paaftėsi.

Mbetet e rėndėsishme qė edhe familjarėt, apo kujdestarėt tė bėjnė pjesėn e tyre, duke u informuar dhe nxitur qė tė jenė mė tė durueshėm dhe mė bashkėpunues me tė dashurit e tyre qė i nėnshtrohen trajtimit stomatologjik, pasi shpeshherė, pritshmėritė e tyre kushtėzohen nga gjendjet e stresit pėr shkak tė menaxhimit tė individit me paaftėsi.

Sapo tė fitohet besimi, bashkėpunimi i pacientit do tė kalojė nė fazėn tjetėr, e cila ėshtė prezantimi dhe njohja me instrumentet e pėrdorura pėr kryerjen e terapive tė nevojshme.

Prandaj, duhet tė tregoheni tė sjellshėm e tė dashur dhe tė jeni tė vetėdijshėm mbi instrumentet qė do tė pėrdoren pėr realizimin e trajtimeve stomatologjike.

Si pėrfundim, mund tė themi se qasja ndaj pacientit me brishtėsi shėndetėsore mund tė skematizohet nė pikat e mėposhtme:
• Formimi i njė grupi specialistėsh;
• Krijimi i njė ambienti tė rehatshėm dhe qetėsues;
• Vlerėsimi i shkallės sė bashkėpunimit gjatė takimit tė parė;
• Informimi i familjarėve, apo kujdestarėve;
• Komunikimi i trajtimit stomatologjik pėr pacientin, apo kujdestarin, nė mėnyrėn e duhur dhe me efikasitet.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 10 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D