Ankthi dentar dhe menaxhimi i tij

| 13 Qershor 2024 |

Ankthi dentar dhe menaxhimi i tij

Ankthi ose frika nga dentisti (DA) ka qenė gjithmonė njė problematikė qė prek pacientėt dhe mjekėt stomatologė dhe nė pėrgjithėsi shkaktohet nga pėrvoja tė mėparshme stomatologjike tė...


Ankthi ose frika nga dentisti (DA) ka qenė gjithmonė njė problematikė qė prek pacientėt dhe mjekėt stomatologė dhe nė pėrgjithėsi shkaktohet nga pėrvoja tė mėparshme stomatologjike tė kėqija, por mund tė prekė edhe individė qė nuk kanė marrė asnjėherė trajtim stomatologjik.

Norma mestare e DA-sė te pacientėt ėshtė afro  25%, me njė shtrirje prej 6-75%. Shkaktarėt e parė tė frikės janė frezat, gjilpėrat dhe heqjet e dhėmbėve.

Tensioni prek boshtin hipotalamus-hipofizė-gjėndėr mbiveshkore (HPA), i cili reagon ndaj nxitėsit duke lėshuar norepinefrinė, epinefrinė, ketokolaminė dhe glukokortikosteroide. Epinefrina njihet edhe si rritės i frekuencės kardiake, tė presionit tė gjakut dhe tė ngopjes me oksigjen.

Por, tensioni dhe frekuenca kardiake tė lidhura me adrenalinėn dhe ankthin mendor ndėrlikojnė bashkėpunimin e pacientit me dentistin. Kėshtu, vėshtirėsitė dhe kohėzgjatja e procedurės stomatologjike mund tė ndikohen negativisht.

Qasja standarde ndaj DA-sė ėshtė orientimi i pacientit nė tejkalimin e ankthit dhe frikės me metoda jo farmakologjike, nė vend tė atyre farmakologjike. Ndėr metodat jo farmakologjike mund tė pėrmendim dėgjimin e muzikės, realitetin virtual, hipnozėn, etj.

Te teknikat jo farmakologjike futet edhe ekspozimi ndaj dritės jeshile, pėrmes syzeve me dioda qė emetojnė dritėn jeshile. Teorikisht, ngjyrat mund tė modelojnė qelizat ganglionale tė retinės fotosensitive nė thelb (IPRGC) dhe sipas disa studimeve sugjerohet se ngjyra jeshile mund tė reduktojė ankthin, ndėrsa e kuqja mund tė shkaktojė ērregullime cerebrale.

Tipologjia e kėrkimit dhe metoda e analizės
Nė njė studim tė randomizuar nė grupe paralele, autorėt kanė analizuar efikasitetin e mbajtjes sė syzeve me lente jeshile pėr reduktimin e ankthit dentar, presionin e gjakut, frekuencėn kardiake dhe perceptimin e dhimbjes ndėr-operatore te pacientėt qė i nėnshtroheshin pėr herė tė parė ndėrhyrjes kirurgjikale tė heqjes sė molarit tė tretė.

Ankthi dentar te pacientėt u mat duke pėrdorur njė shkallė analogjike vizuale, si dhe pėrmes tė dhėnave tė listuara nė njė inventar tė gjendjes sė ankthit pėr qėllime tė matjes fillestare. U regjistruan vlerat e presionit tė gjakut, ngopja me oksigjen dhe frekuenca kardiake.

Pacientėve iu vendosėn syze me lente transparente ose jeshile, sipas grupit qė i pėrkisnin. Pas 10 minutash, tė gjithė parametrat u matėn pėrsėri pėr fazėn para-operatore.

Pacientėt i mbajtėn syzet me lente jeshile ose transparente, edhe gjatė ndėrhyrjes. Pas dhe gjatė ndėrhyrjes, pacientėve iu kėrkua tė vlerėsonin shkallėn e dhimbjes ndėr-operatore me anė tė shkallės analogjike vizuale.

Rezultatet
Nė studim u pėrfshinė 128 pacientė. Nė bazė tė ndryshimit ndėrmjet matjeve fillestare dhe atyre para-operatore, autorėt vėrejtėn njė ndryshim statistikisht tė dukshėm pėrsa i pėrket ankthit dhe frekuencės kardiake. Dhimbja ndėr-operatore rezultoi ndjeshėm e ndryshme te grupet. Nuk u vėrejt asnjė ndryshim i konsiderueshėm nė presionin e gjakut dhe nė ngopjen me oksigjen.

Pėrfundimet
Nga tė dhėnat e kėtij studimi, mund tė themi se pacientėt anksiozė  mund  tė vendosin syze me lente jeshile, tė cilat janė ekonomike dhe tė lehta pėr t'u vendosur, pėr 10 minuta para njė ndėrhyrjeje kirurgjikale pėr tė reduktuar ankthin dhe frekuencėn kardiake. Gjithashtu, vendosja e kėtyre syzeve gjatė procedurės kirurgjikale mund tė reduktojė edhe perceptimin e dhimbjes ndėr-operatore.

Ndėrlikimet klinike
Duke pėrdorur syzet me lente jeshile pėrgjatė procedurės kirurgjikale, ankthi dhe dhimbja ekzistuese mund tė reduktohen dhe trajtimi mund tė kryhet mė lehtė nga dentisti dhe tė ndiqet mė me qetėsi nga pacienti.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D