Roli thelbėsor i dentistit nė konstatimin e sėmundjes celiake

| 6 Qershor 2024 |

Roli thelbėsor i dentistit nė konstatimin e sėmundjes celiake

Sėmundja celiake prek 1% tė popullsisė evropiane. Megjithatė, vlerėsohet se njė pėrqindje e lartė e pacientėve (afro 75%), nuk janė tė diagnostikuar pėr shkak tė...


Sėmundja celiake prek 1% tė popullsisė evropiane. Megjithatė, vlerėsohet se njė pėrqindje e lartė e pacientėve (afro 75%), nuk janė tė diagnostikuar pėr shkak tė simptomave shumė heterogjene tė kėsaj sėmundjeje.

Ato mė tė njohurat janė fryrja dhe dhimbja abdominale, humbja e peshės, diarreja, ose konstipacioni. Gjithsesi, patologjia nuk prek vetėm sistemin tretės, por shfaqet edhe nė kavitetin oral.

Presidenti i Kolegjit Zyrtar tė Dentistėve dhe Stomatologėve nė Spanjė, Victor Zurita, shpjegon se nė shumė raste, simptomat orale janė shfaqja e parė ose e vetme e sėmundjes celiake te individėt e padiagnostikuar. Pra, roli i dentistit ėshtė thelbėsor nė dallimin dhe trajtimin e kėsaj sėmundjeje.

Cilat janė simptomat mė tė shpeshta?
Zurita shpjegon se simptomat mė tė shpeshta janė kserostomia ose tharja e fytit, pasi kjo sėmundje bėn qė organizmi tė prodhojė mė pak pėshtymė. Ajo nxit edhe acarimin e mukozave, tė cilat shfaqen tė irrituara dhe tė skuqura.

Njė tjetėr simptomė ėshtė edhe hipoplazia e smaltit, pėr shkak tė disa faktorėve imunitarė dhe ushqimorė, si mungesa e kalciumit, acidit folik dhe vitaminės B. Nė kėto raste, smalti i dhėmbėve ėshtė i dėmtuar dhe paraqet ashpėrsi ose brazda, njolla kafe, tė verdha ose tė bardha. Zakonisht, kėto shenja shfaqen nė incizivėt e sipėr dhe nė molarėt e parė tė sipėrm.

Kariesi dhe sėmundjet periodontale janė patologji tė tjera qė mund tė shkaktohen nga sėmundja celiake, si pasojė e tharjes sė fytit dhe dobėsimit tė smaltit tė dhėmbėve.

Plagėt, zakonisht shumė tė dhimbshme, mund tė shfaqen edhe nė gjuhė, nė qiellzėn e sipėrme dhe nė mukozėn e faqeve pėr shkak tė keqpėrthithjes sė pėrbėrėsve, si hekuri serik, acidi folik dhe vitaminat B5 dhe B12.

Ekzistojnė edhe forma tė tjera mė tė rralla, si glositi atrofik, i cili ėshtė njė inflamacion i gjuhės dhe glositi migrator beninj, i cili zakonisht fillon me njė pllakė tė bardhė qė pėrhapet nė skajet e gjuhės.

Mund tė shfaqen edhe lezione, ose ēarje tė cepave tė buzėve.

Te fėmijėt, pėrveē kėtyre simptomave, mund tė vėrehen edhe tė tjera, si dalja e vonuar e dhėmbėve ose rritja asimetrike e tyre, por edhe ērregullimet nė mineralizimin e smaltit tė dhėmbėve pėr shkak tė fillimit tė parakohshėm tė njė diete pa gluten dhe tė niveleve tė larta tė pllakės bakteriale.

Kėshillat pėr shėndetin oral
Pacientėt celiakė duhet tė ndjekin njė dietė tė pėrshtatshme, pėr t'u kujdesur pėr shėndetin e tyre oral. Pėrveē shmangies sė ushqimeve qė pėrmbajnė gluten, ata duhet tė reduktojnė edhe konsumin e produkteve acide apo me sheqer, pasi kėto tė fundit favorizojnė erozionin dentar dhe kariesin.

Ata duhet tė ndjekin njė rutinė strikte tė higjienės orale, duke i larė dhėmbėt me njė pastė me fluor pėr dy minuta pas ēdo vakti, ose minimalisht nė mėngjes dhe nė darkė.

Gjithashtu, duhet tė pėrdorin fillin dentar dhe nėse dentisti e sheh tė nevojshme, njė shpėlarės specifik, i cili nuk duhet ta zėvendėsojė pastėn nė asnjė rast.

Vizitat e rregullta te dentisti janė thelbėsore pėr dy arsye: 1. Profesionisti mund tė dallojė shenjat e kėsaj sėmundjeje kur ajo nuk ėshtė diagnostikuar ende dhe 2. Ai mund tė trajtojė nė mėnyrė tė hershme ēdo patologji tė lidhur me tė, duke pėrmirėsuar edhe cilėsinė e jetės sė pacientit.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D