Dhimbja e dhėmbėve. Shkaqet e mundshme dhe trajtimi farmakologjik

| 20 Maj 2024 |

Dhimbja e dhėmbėve. Shkaqet e mundshme dhe trajtimi farmakologjik

Dhimbja e dhėmbėve ndodh zakonisht pėr shkak tė inflamacionit tė pulpės. Kjo e fundit shkaktohet nga bakteret e dhėmbėve tė prishur ose mbushjet dentare tė...


Dhimbja e dhėmbėve ndodh zakonisht pėr shkak tė inflamacionit tė pulpės. Kjo e fundit shkaktohet nga bakteret e dhėmbėve tė prishur ose mbushjet dentare tė gabuara.

Dhimbja e dhėmbėve mund tė klasifikohet sipas pesė kategorive tė mėposhtme:

1. Dhimbja e lehtė dhe akute, e cila zgjat pak sekonda dhe manifestohet si reagim ndaj njė stimuli tė ftohtė apo "tė ėmbėl", me shumė mundėsi ėshtė pulpit i kthyeshėm.
2. Dhimbja e heshtur, e bezdisshme dhe pulsuese, e cila manifestohet nė mėnyrė spontane dhe si reagim ndaj stimujve termikė, me shumė mundėsi ėshtė pulpit i pakthyeshėm.
3. Pulpiti  i patrajtuar shkakton nekrozė tė pulpės dhe dhimbja mund tė lehtėsohet pėrkohėsisht. Megjithatė, inflamacioni dhe infeksioni i indeve pėrreth, i njohur si periodontit apikal, do tė ndodhė kur produktet e degradimit tė baktereve dhe pulpė largohen nga dhėmbi.
4. Abscesi apikal akut ėshtė njė manifestim i zakonshėm i periodontitit apikal tė patrajtuar dhe shoqėrohet me ėnjtje, lėvizshmėri tė dhėmbėve dhe butėsi tė theksuar nė prekje.
5. Absceset akute mund tė pėrhapen si celulit nė hapėsirat e indeve tė buta deri nė hapėsirėn sublinguale (angina e Ludwig), duke shkaktuar abscese tė qafės dhe mediastinit, tė cilat mund tė prekin rrugėt e frymėmarrjes sė pacientit.

Pėrveē kėsaj, edhe dhėmbėt e pjekurisė (tė njohur edhe si tetat, apo molarėt e tretė) janė shpesh subjekt inflamacioni, ėnjtjeje dhe dhimbjeje, me raste edhe shumė intensive dhe tė bezdisshme.

Shkaku kryesor i kėsaj simptomatologjie ėshtė mungesa e hapėsirės pėr daljen e tyre (e lidhur me reduktimin e pėrmasave tė kockave tė nofullės) ose me pozicionin jo normal tė tyre.
Zgjedhja e analgjezikėve pėr trajtimin e dhimbje oro-faciale nociceptive bazohet nė anamnezėn e pacientit, nė profilin farmakologjik tė barit, nė intensitetin aktual apo tė parashikueshėm tė dhimbjes, nė koston e barit, nė lehtėsinė e marrjes sė barit dhe nė pajtueshmėrinė e parashikuar tė pacientit. Me fjalė tė tjera, "bari qė funksionon ėshtė ai qė merr pacienti".

Megjithatė modelimi i dhimbjes mbetet i ndėrlikuar, pasi mėnyrat e sinjalizimit tė dhimbjes ndikohen nga faktorė fiziologjikė dhe psikologjikė specifikė tė pacientit, tė tilla si gjinia, mosha, predispozitat pėr tė pasur dhimbje, nivelet e ankthit dhe pritshmėritė e dhimbjes.

Barnat kryesore pėr dhimbjen e dhėmbėve pėrfshijnė barnat antiinflamatore jo steroide (FANS) dhe paracetamolin, Mekanizmi kryesor i veprimit tė kėtyre analgjezikėve ėshtė ndalimi i enzimave tė ciklo-oksigjenazės (COX), pėrgjegjėse pėr formimin e prostaglandinave nga acidi arakidonik.

Pra, FANS-at duhet tė jenė zgjedhja e parė pėr lehtėsimin dhe reduktimin e dhimbjes sė dhėmbėve, pasi nuk shkaktojnė efekte anėsore kur merren nga njė pacient. Nė rastet kur ato nuk janė efikase, rekomandohet kombinimi i FANS me paracetamolin, apo me njė bar tjetėr me veprim qendror. Ndėrsa steroidet, rezultojnė efikase nė rastet e pulpitit tė pakthyeshėm.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D