Ndėrprerja e duhanpirjes dhe ndikimi nė gingiva dhe periodont

| 10 Maj 2024 |

Ndėrprerja e duhanpirjes dhe ndikimi nė gingiva dhe periodont

Duhani, njihet prej kohėsh si njė faktor i rėndė rreziku pėr njė shumėllojshmėri problematikash shėndeti, qė nga sėmundjet kardiovaskulare e deri te...


Duhani, njihet prej kohėsh si njė faktor i rėndė rreziku pėr njė shumėllojshmėri problematikash shėndeti, qė nga sėmundjet kardiovaskulare e deri te tumoret e ndryshme. Megjithatė, ndikimet e dėmshme tė duhanit shtrihen edhe nė kufijtė e kavitetit oral, veēanėrisht nė shėndetin periodontal.

Periodontiti, njė patologji inflamatore kronike, e cila prek strukturat qė mbajnė dhėmbėt, nuk ėshtė vetėm njė problematikė e pėrhapur pėr shėndetin oral, por pėrbėn edhe rrezik pėr shėndetin publik.

Nė njė studim prospektiv grupi, tė publikuar nė Journal of Pharmacy and Bioallied Sciences, autorėt analizuan se sa ndikon ndėrprerja e duhanpirjes nė pėrmirėsimin e shėndetit oral, periodontal dhe tė inflamacionit gingivar te pacientėt me periodonitit.

Nė tė u pėrshinė 200 individė duhanpirės, tė diagnostikuar me periodontit. Ata u ndanė nė dy grupe:
• Grupi A, nė tė cilin individėt morėn tė gjitha trajtimet e mundshme pėr ndalimin e duhanit, duke pėrfshirė edhe kėshillimin dhe farmakoterapinė.
• Grupi B, pjesėmarrėsit vazhduan tė pinin duhan.

Shėndeti periodontal u vlerėsua nėpėrmjet parametrave klinikė, tė tilla si thellimi i sondazhit (PD) dhe niveli i sulmit klinik (CAL), nė fillim tė studimit dhe pas gjashtė muajsh.

Inflamacioni gingivar u vlerėsua duke pėrdorur Indeksin Gingivar (GI).

Pas gjashtė muajsh, grupi A shfaqi njė reduktim tė dukshėm tė PD mesatare (nga 4.5 mm nė 3.2 mm) dhe tė CAL (nga 5.0 mm nė 3.5 mm), krahasuar me grupin B. Nga ana tjetėr, grupi B nuk shfaqi ndryshime tė dukshme tė kėtyre parametrave.

Rezultatet e GI ishin mė tė ulėta te grupi A (nga 2.8 nė 1.2), ndėrsa te grupi B mbetėn tė pandryshuara. Gjithashtu, grupi A shfaqi njė normė mė tė lartė tė lėnies sė duhanit (72%), krahasuar me grupin B (14%).

Nga tė dhėnat e kėtij studimi, arrihet nė pėrfundimin se ndėrprerja e duhanpirjes luan njė rol thelbėsor nė pėrmirėsimin e shėndetit periodontal dhe nė reduktimin e inflamacionit gingivar te duhanpirėsit qė vuajnė nga periodonititi.

Reduktimet e konstatuara nė PD, CAL dhe nė inflamacionin gingivar evidentojnė pėrfitimet qė mund tė sjellė ndėrprerja e duhanpirjes nė shėndetin oral tė kėsaj popullate kaq tė rrezikuar.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D