Prodhimi i kurorave teke, nė klinikė apo laborator? Analiza e saktėsisė, shpejtėsisė dhe kostove

| 7 Maj 2024 |

Prodhimi i kurorave teke, nė klinikė apo laborator? Analiza e saktėsisė, shpejtėsisė dhe kostove

Teknologjia digjitale pėrbėn revolucion nė dentistrinė protetike. Futja e skanerėve intraoralė dhe i softuerėve CAD/CAM, e ka ndryshuar marrjen e gjurmėve...


Teknologjia digjitale pėrbėn revolucion nė dentistrinė protetike. Futja e skanerėve intraoralė dhe i softuerėve CAD/CAM, e ka ndryshuar marrjen e gjurmėve dhe projektimin e restaurimeve me zhvillimin e materialeve tė reja pėr fabrikimin digjital.

Tradicionalisht, restaurimet protetike realizoheshin nė laborator ose nė klinikė, por prodhimi aditiv po bėhet akoma mė popullor te mjekėt. Pavarėsisht futjes sė kėtyre materialeve, saktėsia margjinale e kėtyre restaurimeve njihet pak. Garantimi i njė pėrshtatjeje tė saktė ėshtė thelbėsor pėr shmangien e problemeve, tė tilla si ndjeshmėria, apo infiltrimi bakterial.

Nė njė studim tė publikuar sė fundmi nė Journal of Dentistry, autorėt kanė dashur tė vlerėsojnė saktėsinė, pėrshtatjen dhe efikasitetin nė kosto tė kurorave teke (SC) chairside, krahasuar me ato tė metodave tradicionale.

Njė model allēie me njė dhėmb tė pėrgatitur, u skanua me njė skaner industrial dhe kurora teke u projektua me anė tė njė softueri projektimi tė asistuar nga kompjuteri (CAD).

Kurorat u stampuan me njė pėrbėrje hibride (prodhim aditiv) dhe njė stampues stereolitografik (SLA), nga tė cilat 10 SC u frezuan nė disilikat litiumi (teknika zbritėse), duke pėrdorur njė njėsi frezimi nė klinikė dhe 10 SC u frezuan nė zirkon (nė laborator) duke pėrdorur njė makineri me pesė akse.

Tė gjitha SC janė skanuar me tė njėjtin skaner pas polimerizimit/shkrirjes. Ēdo skanim iu mbivendos zonės margjinale tė dosjes origjinale CAD pėr vlerėsimin e vėrtetėsisė: pėr ēdo grup u pėrllogarit mesatarja absolute (ABS AVG), rrėnja katrore mesatare (RMS) dhe pėrqindja (90o-10o)/2.

Mė pas, dy protezistė kanė studiuar pėrshtatjen margjinale dhe cilėsinė e pikave tė kontaktit okluzal dhe ndėrproksimal te modelet e stampuara nė 3D dhe nė allēi.

Si pėrfundim, u vlerėsua efikasiteti nė kohė dhe nė kosto i tre rrjedhave tė punės.

SC aditivė nė klinikė dhe ata zbritės nė laborator kishin njė saktėsi margjinale dukshėm mė tė mirė, krahasuar me SC zbritėse nė klinikė te tė tre parametrat (ABS AVG, p ˂ 0.01; RMS, p ˂ 0.01;  [90o-10o]/2, p ˂ 0.01).

Megjithatė, dy protezistėt nuk kanė konstatuar ndryshime tė mėdha ndėrmjet tre procedurave tė prodhimit nė cilėsinė e mbylljes margjinale (p=0.186), ndėrproksimale (p=0.319) dhe tė kontakteve okluzale (p=0.218).

Pėrfundimet
Tė tre metodat e fabrikimit tė studiuara kanė shfaqur njė pėrshtatje margjinale ekstremisht tė saktė. Procesi aditiv nė klinikė ka shfaqur rezultate tė krahasueshme me metodat zbritėse tradicionale, duke treguar potencialin pėr prodhimin e restaurimeve pėrfundimtare.

Si efikasiteti nė kohė, ashtu edhe kostot kanė favorizuar rrjedhėn e punės aditive nė klinikė. Megjithatė, nevojiten studime tė mėtejshme pėr konfirmimin e kėtyre rezultateve dhe pėr analizimin e efekteve tė fabrikimit digjital nė stomatologji.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D